Gegënishtja nuk është dialekt, është gjuha shqipe vet!

Kultura

Gegënishtja nuk është dialekt, është gjuha shqipe vet!

Nga: Adem Bytyqi Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 20:41
Autori

U ndjeva tepër mirë kur lexova një artikull të një mendimtari dhe gjuhëtari, i cili në mes tjerash argumentonte me fakte dhe shembuj shkencor se Gegënishtja nuk është dialekt, por është gjuha më e vjetër në botën e gjuhëve indo- Europiane.

Për fatin e mirë, kjo gjuhë nuk vdes kurrë siç është rasti me latinishtën dhe disa gjuhë të popujve të vjetër në botë.

Përderisa dialektin e toskërishtës dhe disa trajta të gjuhës gegnishte të shkrira në gjuhen e ashtuqujtur të “shqipës standarde”, e ruajnë dhe herë pas here i heqin dhe i shtojnë diçka shkencëtarët e gjuhësisë. Gjuhën gegënishte e ruan populli dhe vazhdon të komunikojë me këtë gjuhë brez pas brezi.

Për këtë arsye gjuha Gegënishte është gjuhë konstante dhe absolutisht kurrë nuk do ta ketë fatin e gjuhëve tjera të vdekura.

Megjithëse gjuha gegënishte nëse nuk gaboj pasi nuk jam shkencëtar i gjuhësisë, është shumë më e pasur se gjuha e ashtuqujtur e unisuar shqipe me shprehje dhe trajta sintaksore dhe morfologjike, do të duhej të aprovohej si gjuhë e përbashkët kombëtare në vend të gjuhës se unisuar, por pse kjo nuk ka ndodhur në kongrese dhe simpoziume shkëncore të gjuhës shqipe mund të sqarohet në të ardhmen e afërt...

Duke qenë se gjuha është shpirti i kombit, kësaj fushe duhet t'i kushtohet rëndësi e jashtëzakonshme, sepse gjuha është mjeti kryesor përmes së cilës në mënyrën më të mirë dhe më të saktë shpjegohet dhe kuptohet çdo realitet tjetër shkëncor, të cilat pa rreshtur i hulumton, studion dhe zbulon mendja e njeriut për përmbushjën e interesave dhe nevojave të njerëzimit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat