Krimet serbe në Kosovë-në pacientët dhe personelin mjekësor!

Kultura

Krimet serbe në Kosovë-në pacientët dhe personelin mjekësor!

Nga: Adem Lushaj Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:10
Kopertinat e librit "Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK, gjatë periudhës 1998-99"

Edhe një libër dëshmi të krimeve serbe të kryera në Kosovë. Kjo, falë përkrahjes që epet nga Fondacioni-shtëpia botuese "Jalifat Publishing" me seli në Houston-Texas. Kjo falë kontributit që po jep pronari i kësaj shtëpie botuese, atdhetari i palodhshëm, Ramiz Tafilaj.

Libri, "Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK, gjatë periudhës 1998-99", autor i së cilit është kirurgu i mirënjohur, Prof. Dr. Salih Krasniqi. Ky libër është edhe një dëshmi e radhës për krimet serbo-sllave të kryera në Kosovë.

Libri (I dhe II) ka 1630 faqe, i ndarë në 14 kapituj, promovimi i së cilit do bëhet në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Libri pritet të përkthehet edhe në gjuhën angleze!

Shtëpia botuese "Jalifat Publishing" me seli në Houston-Texas, vazhdon me botimin e librave që promovojnë historinë, kulturën, shkencën dhe artin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat