Vdekja e Gjergj Kastriotit, ishte për arbërorët humbje e shpresës dhe mburojës së tyre

Kultura

Vdekja e Gjergj Kastriotit, ishte për arbërorët humbje e shpresës dhe mburojës së tyre

Nga: Gjon Keka Më: 13 janar 2022 Në ora: 20:22
Gjergj Kastrioti

Populli arbëror e përjetoi thellë vdekjen e mbretit Gjergj Kastriotit, si humbjen e një të shenjti , e një mburoje të tyre.

Atë ditë qielli i Arbërisë ishte i errët,nuk kishte njeri që nuk vajtonte, madje sipas legjendave edhe malet vajtonin:

Populli arbëror dhe fisnorët e vendit vajtonin duke derdhë lotët e dhimbjes së thellë të shpirtit, ku ata e shprehën me këto fjalë:

“Skënderbe, Mbreti ynë i mirë, i shenjtë, shpresa jonë, ati ynë, vëllau ynë, mbrojtësi ynë, pse na ke lanë kështu të gjithëve, si bagëti pa bari? Si do të jemi na të aftë me shpëtue nga duart e armiqve turq, Mjerë popujt tanë!

Mjerë të mëdhenjtë e të vegjlit! Mjerë Arbëria e gjithë krahinat, po ashtu princat dhe banorët e vendeve të tjera fqinje!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat