Amaris, bekim nga Zoti -mbeskëzës që sot mbushi 4 muajshe

Kultura

Amaris, bekim nga Zoti -mbeskëzës që sot mbushi 4 muajshe

Nga: Albert Habazaj Më: 23 janar 2022 Në ora: 20:41
Amaris Habazaj

Rritet me orë e minuta,
Sikur përkëdhel një ëndërr,
Futur në një shportë me fruta
Dallon se është shumë e ëmbël.
Amaris, me gjuhë të zogjve


Na duket se flet me ne,
Drenushë, nga bot’ e kapronjve
Na vërshtron si melaqè.
Sa e mirë, si buburiskë
Fle në pelenat e bardha,


Dhe kur qan, qesh ëmbëlsisht,
Si lëng i freskët nga dardha.
Të keqen unë, moj Amushe,
Kate, kate, katër muaj,


Me shkëlqim shpirtin ma mbushe
Qesh si engjëll, tek e zgjuaj.
Sa një thërrime e ngrohtë
E njomë, si ujë drite,
E njeh gjyshin, dot s’e thotë
Ja dhe pak, se me ditë rritet.


Perla, si motër e madhe
Nga të gjithë e di më shumë,
I vjen rrotull si sorkadhe,
E puth dhe e vë në gjumë.


S’ gjej dot fjalë për këtë vjershë
Në këto fjalore koti,
Kot shfletoj, se e di vetë:
Amaris, bekim nga Zoti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat