Mozaiku i lashtë me mbishkrimin e një thënie parimore të dijetarit Sokrat, flet shqip

Kultura

Mozaiku i lashtë me mbishkrimin e një thënie parimore të dijetarit Sokrat, flet shqip

Nga: Aleksander Hasanas Më: 27 janar 2022 Në ora: 10:53
Mozaiku i famshëm i Delfit i shkruar në gjuhën ‘koine greke’, flet shqip ...

Kemi dëgjuar e lexuar shpeshherë për mbishkrimin e famshëm: “ΓΝΩΘΙ CΑΥΤΟΝ; GNOTHE SAWTON" të shkruar sipër hyrjes qendrore të Orakullit në Delphi. Kjo është një mënyrë e veçantë që Apolloni kishte zgjedhur të nxiste, nëse jo për të detyruar, njeriun që do të kalonte nëpër portën e tempullit të tij, e të merrej me veten e tij, ta kthente mendimin dhe të zbulonte fytyrën e tij të vërtetë. Kjo do të thotë, të ndërgjegjësohesh se kush je në të vërtetë dhe jo kush mendon ose dëshiron të besojnë për ty...

Parimet e mbishkruara mbi një shkëmb masiv, në orakullin e Delfit, janë një grup prej 147 aforizmash të mbishkruara. Fillimisht, besohej se ato ishin dhënë nga perëndia Greke Apolloni, Oracle në Delphi, Pythia dhe për këtë arsye i atribuohen Apollonit. Studiuesi i shekullit 5 -të, Stobaeus më vonë ia atribuoi ato Shtatë Dijetarëve të Greqisë.

Studiuesit bashkëkohorë pohojnë se autorësia e tyre origjinale është e pasigurt dhe se 'ka shumë të ngjarë që ato ishin fjalë të urta popullore, të cilat më vonë priren t'i atribuohen shërbesave të veçanta'. Ndoshta më i famshmi nga këto maksime është 'Njih vetveten', i cili ishte gdhendur në tempullin e Apollonit në Delphi. Rendi dhe formulimi specifik i secilit ‘parim’ ndryshon në mes versioneve (dhe përkthimeve) të ndryshme të tekstit.

Ky ‘aforizëm’: "γνῶθι σεαυτόν = Njih vetveten" - është i njohur si i shkruar në gjuhën e quajtur ‘greke = greke’ (lat. nosce te ipsum) - Themi kështu sepse gjuha greke (ajo e lashta), fondi i saj gjuhësor i takon një popullsie shumëhere edhe më të gjerë, fiseve, e dialekteve të shumta të popujve banorë të tej brigjeve mesdhetare dhe atyre lindore Azi e vogël, e kryesisht dialekteve të njohura si ato: Eoliane, Doriane, Joniane, Attikase, peleponeze, thrako - maqedonase-iliriane, prej nga ku doli, u poll gjuha ‘latino - teknike greke’.

Fillimisht për të parë se ky mozaik i shkruar në ‘gjuhën teknike greke’, se fjalët aty i takojnë gjuhës së lashtë shqipe i drejtohemi etimologjisë së fjalës së saj: ‘Njoh’, (fitoj dije) njohje, njoha - njofa, njova ‘to know’ - e cila sipas V. Orel, G. Meyer, Camarda, Frisk, Pedersesn e të tjerë (shih në foto shkrim) - kjo fjalë shqipe buron nga PAlb *gnᾱska e lidhur ngushtë edhe më rrënjën e ndërtuar IE *gena- ~ *gno = njo-h’ - fjalë kjo e afërt edhe me atë greke *γιγνώσκω; gignósko = di.

Image
Në këtë mozaik të kualifikuar si i shkruar në ‘gjuhën teknike greke’, fjalët aty i takojnë gjuhës se lashtë shqipe

Pra vihet re qartë se edhe fjala greke ‘gignósko’ - larg asaj të shkruarës në mozaikun e Delfit gjendet gati identike si fjalë shqipe, ku më e dallueshme aty tek kjo fjalë gignósko është sufiksi ‘sko = ska’ e njëjtë si tek PAlb *gnᾱska = njoh ~ fitoj dije; gno = njo(h), dhe këtu duhet theksuar se ky sufiks “sk'<>ks'” vjen si derivat i shkronjës së lashtë ‘x = ks / sk’ e cila sjell njëkohësisht dhe barasvlerën ‘x = h’, - ndaj kemi si rezultat: *gnᾱska = Gnoh = Njoh në të sotmen shqipe, kjo veti e njohur edhe tek fjalët e lashta shqipe nga PAlb ku aty kemi:

*skija = hije’ njëjte ashtu si *ksanja = Huaj, i huaj, apo *skuna = hun -i, hu, (huri prej druri) e plotë shembuj të tjerë të gjuhës shqipe ku: ‘x = sk/ks = h’ të cilat i gjeni tek shkronja ‘H’ e gjuhës shqipe në fjalorin e saj etimologjik.

Studiuesi i madh R. Beks dhe po ashtu edhe Hjalmar Frisk sjellin etimologjinë e tyre mbi këtë fjalë të lashtë të gjendur edhe në Iliadë, duke theksuar se fjala greke ‘γιγνώσκω, gignṓskō’, është veçse një riprodhim i fjalës lat. ‘nōscō’ dhe pa harruar se në gjuhën shqipe kemi identike: (G)ńoh = njoh, njoha, njova, bëhem i qartë, fitoj dije.

Lexojmë tashmë nga origjinali:

“γιγνώσκω, {gignṓskō -s Format: dialekti jon, κ. γῑνώσκω (krh. γί̄νομαιτίας γίγνομαι), epidaur. di, aor njoh, perfekt. ἔ njohκα, fut. E di, në mënyrë analoge. -σ- γνώσσθη̃ναι, ἔγνωσμαι, më vonë σ- Aor. të njihet (Njeriu.)

Gramatika: v.

Kuptimi: 'njoh, njohu' (që nga Il.).

Etimologjia: ‘Γιγνώσκω i tanishëm është përveçse një riprodhimin (epidaur. Γνώσκω) nga lat. (G) nōscō’, apers. xšnāsa - në xšnāsāhiy' ju duhet të vini re' (konj.) etj., me siguri edhe me alb. ńoh identike; me formimin paralel i vonë á -jñāsam ); njohës, lat. Nōtus... Faqe 1,308-309

Pra, siç vihet re pranohet se kjo fjalë greke e ka origjinën e saj prej shqipes ‘ńoh; (njoh)’, e njohur edhe si latine e vonë - ‘Nōtu’, - por gjithësesi duhet theksuar se mbishkrimi aty nuk njihet si latin (romak) por grek në Delfi tempulli i njohur i rrezeve diellore Apollon, bir i dritës; Diellit/Zeus. (Ab-yl-on).

Por jo vetëm kaq, në mozaikun e lashtë në Delfi, kemi të shkruar edhe fjalën e dytë aty: *σεαυτόν = veten’, vetja; ‘vet/veten’ - fjalë kjo, në gjuhën greke gjendet me etimologji të panjohur, të pasigurt, i trajtuar ky përemër vetor edhe nga Hjalmar Frisk: Griechisches Etymologisches Wörterbuch. E shohim atë:

αὐτός {autós}

Format: (ὁ) αὐτός 'i njëjti, i njëjti

Kuptimi: 'vetë' (që nga Il.), gjithashtu përdoret si përemër anaforik i personit të tretë në gjuhën greke (ky; kjo). Prejardhur: Derivatet: ‘αὐτίτης, αὐτότης’ f. 'Identiteti' (SE: ταὐτότης), me kuptim të paqartë kompozita ‘α’ tek ky përemër vetor ‘αὐτός’.

Etimologjia: Meqenëse nocioni gramatikor i "të njëjtës" i njëjti, është zhvilluar nga një përdorim specifik i hershëm, kjo etimologji mbetet e panjohur, tek të gjitha përpjekjet etimologjike ato kanë një vlerë shumë të kufizuar.

Shih: Schwyzer 613f. Froehde BB 20, 193ff. Mezger Word 2, 229. 1.191-192

Faqja 1,191-192

Pra siç edhe e lexuam, kjo fjalë e lashtë αὐτός {autós} ngelet e paqartë, për të gjitha gjuhët e provuara nga autorët e mësipërm, të cilët ashtu siç ndodh rëndomë "harojnë" krahasimin me gjuhën shqipe, një gjuhë kjo nga më të lashtat me vlerën e një gjuhe ‘nismëtare’, ‘amë’ e gjuhëve IE.

Në fjalorin krahasues midis gjuhëve indo-europiane (Comparative indo-european languages) nga Isidore Dyen, Joseph Kruskal dhe Paul Black, gjejmë në fjalorin Phrygian pikërisht fjalën: ‘ve, oe = vetja (self)’ - ‘unë vetë’, ‘i njëjti’, e sigurisht kjo fjalë e lashtë frigje njërokshe, ‘ve’ gjendet ende në fjalorin e gjuhës shqipe ‘Ve' prej së cilës kemi, ‘i/e ve’ {e ve; vejushë; i/e vetme (single)} dhe sigurisht po aty kemi fjalët, ‘unë vet, vetja ime’, por edhe fjalën ‘vet' e cila tregon një veprim të kryer pa dëshirën tonë, (ra u thye vet, u shkreh vet) vetpërdorim, vetedukim, si edhe në raste kur tregon mjete (motorike) të cilat ndërveprojnë vetë, ecin, lëvizin vet, rrotullohen, mbështillen vet, etj. Si p.sh. në gjuhën shqipe kemi mjetin: 'vetecës = veturë'} ‘vet/udhë; veturë’.

Për këtë po sjellim etimologjinë e fjalës shqipe ‘vet, vetja ime’ kjo fjalë edhe në fjalorin e gjuhëve të vjetra ballkanike, me autorë: Ignacy Ryszard Danka dhe Krzysztof Tomasz Witczak. Albanian Vocabulary in the Palaeo-Balkanic and Indo-European View

(C) *autos' the same': AIb. uetë 'id.'|| NPhr. ΑΥΤΟΣ, OPhr. Autaj (dat. sg. fem.) || Gk. αυτος, {Cret. Αϝτος || Mess. Atauetes 'in the same year', cf. Gk. aὐτοετές adv. 'id’.

Dhe mjafton që kësaj fjale të pastër shqipe, shpjeguar saktësisht edhe nga autorët Ignacy Ryszard Danka dhe Krzysztof Tomasz Witczak: Ti vendosim para saj foljen shqipe natyrale të dialektit Geg 'A = ȃshtë, ôshtë, është’ do shohim aty fjalën: A'vet, fjalë kjo e cila në gjuhët e krijuara religjionare teknike, si ajo greke edhe tek gjuha perandorake ‘latino-romake’ do të lexohej njëjtë si ende sot nga; ‘a'vet = *auto’ sepse (v = u) dhe kështu e njëjta ndodh edhe tek gjuha greke: ‘a'vet = afto’ (sepse në gjuhën greke është e njohur shkencërisht kalimi, derivati i shkronjës së lashtë pellazge: β = v;υ /ϝ/f (eaftó = a vet; vetja ime).

Pra, edhe fjala e dytë e këtij mozaiku të lashtë me mbishkrimin: ‘ΓΝΩΘΙ CΑΥΤΟΝ’ flet shqip, kjo edhe për një arsye tjetër, sepse në këtë shprehje të shkruar aty, shihet qartë edhe shkronja ‘C = S’ - bashkëtingëllore kjo e panjohur për gjuhën greke, sot e ndër mote, gjë e cila sërish e përjashton mundësinë e shkrimit grek, sepse dihet e njihet botërisht se në gjuhën "greke" shkronja ‘Σ = S’ (dhe jo ‘c = s’) pra kjo shkronjë greke ‘Σ’ e lashtë fenikase mungon tek ky mbishkrim tek kjo fjalë: "CΑΥΤΟΝ".

Ndërkohë fjala *njoh’ është e shqipes, përveç sa pamë më sipër, kjo fjalë shqipe ‘ńoh; njoh’ - gjen zhvillim semantik të pandërprerë, në vijim, e pandryshuar nga rrënja, IE *Ineh3- apo tema e kësaj fjale ‘*gʸnō; njo-h’. Pra, tek gjuha shqipe kemi: NJOH, Njohje, Njohës, Njohur, Njohuri; di, dije, dijeni, Njohshëm, e bëj të Njohur; Njoftoj, Njoftim, Njoftohem, etj.

Si rezultat: Mozaiku i famshëm i Delfit i shkruar në gjuhën ‘koine greke’, flet shqip ...

Referencat dhe shënimet:

Standardi Shqiptar: Mançe et al. 2005: 261; Koçi & Skendi 1950: 85; Mann 1948: 74; Mann 1957: 209. [Orel 1998: 64], shpjegoi nga proto-shqiptare *dīja - njohje’, Indo-evropiane 'për të vëzhguar', një etimologji pothuajse universale e pranuar. Sinonim i dytë: ɲɔh [Mançi et al., 2005: 261], [Koçi & Skendi 1950: 242]), zakonisht përdoret në kuptimin 'të njohësh (smbd.), të njihet me', fiton dije, etj. e rindërtuar në indo-evropiane *gʸenə- ~ *gʸnō- = njoh.

https://thevore.com/phrygian/

www. Palaeolexicon.com /langues/index

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat