Me sukses përfundoi ora letrare, Pavarësia edicioni i XII dhe ndarja e ҫmimeve letrare

Kultura

Me sukses përfundoi ora letrare, Pavarësia edicioni i XII dhe ndarja e ҫmimeve letrare

Nga: Rshat Sahitaj Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 18:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Për nderë të 14 vjetorit të PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë (pjesë e Unionit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve dhe të Kritikëve me seli në Paris), me një pjesëmarrje masive me krijuesit e ardhur nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Kosova i përfundoi punimet me sukses.

Ftesës së Unionit të Shkrimtarëve iu përgjigjën poetë e kritikë të shquar të letrave shqipe si SADIK BEJKO, Agim Bajrami, Haqif Mulliqi, Abdullah Zeneli, Kalosh Ҫeliku e mbi dyqind krijues, mirëpo për shkaqe të masave të sigurisë kundër Virusit Covid, këtë vit u detyruam të zvogëlonim numrin e krijuesve pjesëmarres.

Qe nga shpallja e Pvarësisë më 2008, Unioni i Shkrimtarëve rregullisht bënë vlerësimin e veprave letrare të te gjitha zhanreve të botuar gjatë vitit dhe jep çmimin « Pavarësia » autorëve më të suksesshëm të vitit. Gjarmë tani nga Unioni i Shkrimtarëve çmimin « Pavarësia « e kanë marrë

Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Jusuf Buxhovi, Gani Xhafolli, Ramiz Kelmendi, Etleva Tafa, Dan Ibrahimin, Leonora Jakupin ….

Në edicionin e XII të organizuar më 16 shkurt 2022 në Bibliotekën Kombëtare, Unioni i Shkrimtarëve ndau dekoratë të veçantë për konribut në fushën e shkencës kultures dhe historisë Prof Dr Eqrem Zenelaj, I cili nga Kryetari I Shqipërisë u dekorua më titullin KALORËS I URDHËRIT TË SKENDERBEUT

Për vepër jetësore krijuesit SADIK BEJKO dhe IBRAHIM KADRIU

Këtë vit për kontribut në fushën e kultures Unioni I Shkrimtarëve ndan çmimin SPECIAL PAVARËSIA këngëtarit dhe moderatorit tonë të njohur të emisionit ODEON Z. NAIM ABAZI

Për kontribut të jashtëzkonshëm në në përhapjën e kultures dhe vlerësimin e ngjarjeve kulturore që zhvillohen në të gjitha trojet shqiptare Unioni I Shkrimtarëve ndan çmimin portalit më të njohur shqiptar KULT PLUS

Cmimin për Veprën me të mirë poetike për vitin 2021, Unioni ka vendosur unanimisht që t’ia jep ABDULLAH ZENELIT për vepren KONCERT NË KOHË DASHURIE

Cmimin për Veprën më të veçantë si në trajtesë ashtu edhe në kompozicion e veprimtari dramatike, t’ia jap dramaturgut Prof Dr Açif Mulliqit, PËR VEPREN « KATËR EPOLETAT DHE DRAMA TJERA » FTOJMË

Ҫmimi ROMANI MË I MIRË I VITIT iu dha FLORA PECI

Cmimin për veprën më të mirë Satirike kësaj rradhe me plot meritë e fitoi shkrimtari ynë z. Izet Avdyli,

Cmimin Krijues i shpresave të ardhmërisë sonë letrare iu nda dy voglusheve :

EDA HAXHIU & KALTRINA KRASNIQI të cilave ua dha krijuesja FLORA BROVINA

kontribut në fushën e FOTOGRAFISË këtë vit Unioni I Shkrimtarëve ndanë çmimin PAVARËSIA për FOTOREPORTERIN ASLLAN KRASNIQI I cili në fokusin e aparatit të tij I përjetësoi në celluloid figurat më eminente politike të këtij planeti si dhe ngjarjet ku u morën vendime për Kosovën si në Parlamentin Evropian, në NATO , në Rambuje e veçanërisht EKSODIN E VITIT 1999.

Unioni I Shkrimtarëve me çmimin PAVARËSA e shperblen Shtëpinë Botuese LENA GRAFIK e cila shtepi boton mbi 1200 tituj në vit

Me MIRËNJOHJE SPECIALE PAVARËSA këtë vit Unioni I Shkrimtarëve z. XHAFER KASTRATIT

Pas përfundimit të Orës letrare, Unioni I Shkrimtarëve shtroi një darkë për të gjithë pjesëmarrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat