Dy vepra me vlera të larta mbi rrjedhat e arsimit në Kosovë nga viti 1980-2020

Kultura

Dy vepra me vlera të larta mbi rrjedhat e arsimit në Kosovë nga viti 1980-2020

Nga: Sadri Rexhepi Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 14:31
Sadri Rexhepi

Vështrim rreth dy monografive të Prof. Halim Hysenit me titujt “KALVARI SERB MBI SHQIPTARËT (1981-2019)” (Etiologjia&Anatomia) dhe “SHKËLQIMI DHE RËNIA E ARSIMIT TË KOSOVËS (1999-2020)” (Përmbledhje të punimeve të botuara në gazetën “Kosova Sot”), të dy librat të botuara nga QAPA.

Para pak kohe u promovuan dy vepra të pedagogut të shquar, Halim Hysenit, i cili për një kohë të gjatë ishte drejtor i ish Entit Pedagogjik të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës nga viti 1980 deri në vitin 1990 dhe prej vitit 1990 e deri më 2020 drejtor i Entit Pedagogjik të Republikës së Kosovës.

Veprat e Halim Hysenit “KALVARI SERB MBI SHQIPTARËT (1981-2019)” dhe “SHKËLQIMI DHE RËNIA E ARSIMIT TË KOSOVËS (1999-2020)”, pas leximit të tyre me kurreshtje, u kuptua se ngjarjet që paraqiten aty janë të freskëta që nga ajo kohë, sepse në të gjitha ato ngjarje isha pjesëmarrës, diku diku me rol të caktuar në ato ngjarje që shpesh mund të na kushtonin edhe me jetë dhe i njifsha të gjitha personalitetet me të cilët kishim vepruar së bashku në atë përiudhë kohor. Përmbledhjen e punimeve të botuara në gazetën ,,Kosova Sot” i kam përcjellë me kujdes të veçantë të botuara qoftë në shtypin e përditëshem qoftë në atë periodik pothuaj që nga shkrimi i parë e deri te ai i fundit. Vazhdimisht i kam percjellur ato punime dhe jehonen e shkrimeve qe janë botuar në librin ,,SHKËLQIMI DHE RËNIA E ARSIMIT TË KOSOVËS (1990-2020)’’. Shpesh i kemi diskutuar mesazhet e tyre me shokë e profesionist të arsimit. Ishte dhe është bindja e plotë se shkrimet e Prof. Hysenit ishin në shërbim të zhvillimit të arsimit në Kosovë në përgjithsi dhe në veçanti nëpër komuna të cilat udhëhiqeshin nga kryetarët që vinin nga partia që kishte fitu në politikë dhe që kanë ndikuar negativisht që nga paslufta sepse kryetarët e komunave e kanë keqpërdor postin duke punësuar vetëm militantet e partisë së vet.

këndejmi, lidhur me ngjarjet e asaj periudhe shumë të rëndësishme për fatin tonë të pafatshëm dhe ardhmërinë kombëtare shqiptare, kam lexuar edhe literaturë tjetër apo më mirë të themi temat që janë paraqitur në të dy veprat e sipërcekura nuk kanë qenë tabu temë, sepse për këtë fushë të arsimit kanë shkruar më heret edhe të tjerët, punimet e të cilëve i ka cituar si referenca edhe Prof. Halim Hyseni. Fjala bie, Bajram Shatri, gjithashtu njëri ndër pedagogët e mirënjohur në arsimin e Kosovës, ka publikuar një material shumë të pasur në disa vëllime dhe ka paraqitur në mënyrë të gjithanshme rrjedhat e zhvillimit të arsimit në Kosovë në të gjitha segmentet dhe në të gjitha nivelet. Mirëpo, Halim Hyseni ka dhënë edhe mendimin e tij origjinal me shprehje të pasura lidhur me vlerësimin e rrethanave politike dhe shoqërore tepër të rënda kur është mbajtur arsimi nga viti 1981 e veçmas pas vitit 1991, kur ndërpriten pagat për mësimdhënësit shqiptarë dhe shpallën të mbyllura të gjitha nivelet e zhvillimit të arsimit shqip në Kosovë. Pas viteve të 80-ta u diferencuan ideo-politikisht me akuza shumë qesharake Ali Hadri, Fehmi Agani, Gazmend Zajmi, Skënder Rizaj e shumë mësimdhënës tjerë në shkollat e ndryshme të Kosovës. Shumë të tjerë u burgosen, u rrahen u torturuan brutalisht e disa të tjerë mbeten të ngjitur për shtrati për një kohë apo për jetë. Pati shumë të plagosur por edhe të vrar.

Pas ndryshimeve të kushtetutës së vitit 1974 në një shtetrrethim të hekurt të Kuvendit të Kosovës me 23 mars në vitin1989 organet e dhunshme serbe filluan përjashtimin e mësimdhënësve nga objektet shkollore në mënyrë përzgjedhëse në të gjitha nivelet e shkollimit. Së këndejmi, që në fillim u përjashtuan më të padëgjueshmit, ata që ishin të diferencuar edhe më heret, ata që kishin kundërshtu ndryshimet e kushtetutës së vitit 1974, ata të cilve u gjindej emri në ndonjii apel në mbrojtje të shkollës shqipe e të çështjes kombëtare në përgjithsi sipas vlersimit të regjimit serbë dhe kosideroheshin më të pa bindurit për regjimin në fjalë, gjithnji sipas logjikës së regjimit do të mbledhin mend dhe do të friksohen të tjerët më qëllim që tu binden ligjeve diskriminuese dhe të punojnë me planprogramet asimiluese serbe. Por kjo nuk doli sipas parashikimeve të tyre, të mbrapshta, antinjerëzore, antihumane, antiarsimore e antishqiptare. Mirëpo mësimdhënësit shqiptarë të vetëdijshëm për ardhmerinë kombëtare shqiptare, që i ka hije shqiptarit të martirizuar nuk pranuan të punojnë me plan-programet dhe ligjet serbe. Së këndëejmi, pjesa dërmuese prej tyre u përjashtuan nga puna vetëm pse nuk pranuan ta mbushin dokumentacionin pedagogjik e asnji formularë në gjuhën serbe me alfabet çirilik. Në atë interval kohor u përjashtuan ata të shkollës fillore, i përjashtuan nga objektet shkollore të gjithë nxënësit dhe arsimtarët e shkollave të mesme, i përjashtuan pedagogët dhe studentët nga universiteti më qëllim që shqiptarët të mbeten të paarsimuar sepse sipas bindjes së tyre ishin të denjë për ti asimiluar apo edhe më keq për ti shperngulur më leht nga trojet e tyre stergjyshore për në Turqi, Evropë, SHBA, Kanada, Australinë e largët e kudo gjetkë nëpër vendet e ndryshme të botës siç është vepruar me ta si në historitë e më hershme.

Sipas mendimit tim, Prof. Hyseni, i ka përzgjedhur ato pjesë të materies që janë përfshirë në dy veprat e tij, sipas shijes së vet.

Gjithë opusi dhe veprimtaria edukativo-arsimore kombëtare me guximin intelektual u vunë në shërbim të mbrojtjes dhe të ruajtjes së segmentit edukativo-arsimor, si dhe dinjitetit kombëtar shqiptar dhe për çlirim nga robëria serbo-malazezo-maqedone gjenocidale ndaj qenies shqiptare në përgjithësi. Historia e këtyre veprave që i kushtohet shkollimit të rinisë shqiptare në Kosovë lidhet me fatin tonë të pafatëshëm në të dy dekadat e para të pas Luftës së Dytë Botërore, lidhur me padrejtësitë që na janë bërë gjatë periudhës sa që në krye të UDB-së jugosllave qëndronte satrapi Aleksandër Rankoviqi, deri në vitin 1966 dhe historisë në dëm të shqiptarëve dhe mënxyrat e veprimit kanibalist serbosllav ndaj shqiptarëve autoktonë e liridashës në atë përiudhë të Jugosllavinë avnojiste.

Veprat në fjalë paraqesin edhe Memorandumet serbe nga pas Lufta e Dytë Botërore, nga koha e Rankoviqit por në veçanti flet pas viti 1981 dhe mënyrat provokative me akuza shumë qesharake ndaj mësimdhënsve shqiptarë në Kosovë dhe vendet tjera ku banojnë shqiptarët në Jugosllavinë avnojiste. Edhe pse janë diferencuar shumë mësimëdhënës të asaj periudhe, janë burgosur shumë të tjerë dhe kanë marrë vërejtje, por megjithatë sistemi arsimor i kohës së regjimit serb nuk është ndërprerë deri në vitin 1991. Mirëpo edhe pas këtij viti deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës nga Serbia më 1999, mësimi ka vazhduar sipas planit shtëpi-shkollë, që sipas autorit ishte ide e tij apo më mirë të themi, siç thotë autori ‘Shpikësi dhe hartuesi i projektit të organizimit të Mësimit në shtëpi- shkolla nuk ka qenë askush tjetër në Kosovë, pos unë, Halim Hyseni.’’Ashtu siç është e vertetë se ideatori dhe hartuesi i projektit të organizimit të celulës së parë të Sindikatës së Arsimit në Kosovë, jam unë, Sadri Rexhepi. Andaj, çdo përpjekje e kujt do qoftë për t’i marrë mbi vete këto punë, paraqet shkelje të së drejtës autoriale, e dënueshme penalisht dhe moralisht.

Në veprat në fjalë ai ka permendur edhe Momerandumet e ASHA të Serbisë e veçmas atë të nënshkruar me 26-27 shkurt të vitit 1985, të cilat hartonin kurtha e plane djallëzore përmes të cilave diferencoheshin mësimdhënësit shqiptarë në ish Jugosllavinë AVNOJ-iste e serbo-rankoviqiste.

Në bazë të të dhënave statistikore nga 23 marsi i vitit 1989 e deri më 24 mars 1999, shqiptarët e Kosovës etnografike kanë përjetuar për një decenie aparteidin, dhunën, gjenocidin ekonomik, arsimor, shëndetësor e kombëtar të ndjekjes para syve të botës të rreth 480 mijë shqiptarëve. Don të thotë rreth gjysmë milioni shqiptarë bashkë me fëmijët e tyre do të mbesin aparteidë dhe pa të drejtë njerëzore për t’u kthyer në trojet stërgjyshore të lara me gjak shqitari nga thika, bajoneta dhe plumbi serb.

Po t’i shtohej rrreth një million shqiptarë të dëbuar në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi, gjatë kohës së bombardimeve në periudhen nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999, del qartë sheshit se bëhet fjalë për një milion e gjysëm shqiptarë të zhvendosur brenda një dekade.

Dhe nuk gaboj kur them se flasim për atë kohë të artë (1970-1990) kur lulëzonte arsimi në Kosovë, sepse kontrollohej nga pedagogët e shquar të asaj kohe, kur nxënësit, studentët, mësimëdhënësit vlerësoheshin sipas kritereve që premtonin konsistencë, qëndresën dhe ardhmërinë e arsimit në Kosovë.

E jo sikur pas luftës së fundit serbo-shqiptare, arsimi kontrollohet nga kryetarët e komunave, pa lejen e të cilëve nuk mund të punësohet askush prej drejtorit e deri tek rojtari i natës, të cilët përmes ngritjes së kurthave bënin diferencime ideo-politike

dhe spastronin kuadrot më të dëshmuara dhe më të afta nga shkollat, të cilët i zëvëndsonin me militantë të partisë që i takonte kryetari i komunës. Këta militantë, të cilët mezi kishin arritur ta merrnin një diplomë në ndonji universitet shtetëror politik apo në ndonjë kolegj privat, nuk mund ta kryejnë as për së afërmi punën e atyre të diferencuarëve që kishin përvoj pune 10 vjet, 20 vjet, 30 vjetë apo 40 vjet. Prinë Prishtina me diferencime në keto tetë vjet e fundit me mësimdhënës të diferencuar dhe secili rast është më apsurd se tjetri. Të diferencuarit nuk kanë pasur asnjëherë vërejtje në procesin edukativo-arsimor, por përkundrazi po thuaj për çdo vit ishin të shpërblyer me mirënjohje për punë shembullore në procesin edukativo-arsimor. Ajo që është edhe më e keqe është se disa të diferencuar tani, ishin të diferencuar edhe në kohën e qeverisjes së regjimit pushtues të satrapit serb Millosheviqit dhe kjo na bënë të dyshojmë se ky rast për koinçidencë a ishte i rastësishëm apo është bërë në koordinim konspirativ me porosinë e Beogradit. Mendoj se këtë më së miri duhet ta dijë Shpend Ahmeti!?

Autori i veprave të sipërcekura, si në punimet e mëparshme, veçmas në monografinë “E VËRTETA PËR HELMIMET NË KOSOVË 1987-1990”,të botuar me 1996, ai edhe në këto mongrafi të shkruara me një pasion e dashuri të madhe për ndriçimin e rrethanave dhe faktorëve që ndikuan në baticat dhe zbaticat apo ngritjen dhe rënien e arsimit kosovar para dhe pas luftës. Për t’i paraqitur sa më mirë rrjedhat politike nëpër të cilat kaloi arsimi nga viti 1980 e deri më sot, duke përmendur edhe diferencimet ideo-politike, burgosjet, torturimet, sharjet, fyerjet, rrahjet, vrasjet e mëimdhënësve shqiptarë etj, autori jo vetëm që gjurmon dokumente dhe literaturë, sjell edhe mendime e kujtime të vetat e të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Së këndejmi, mendoj se monografitë në fjalë ku fiton autenciteti i ngjarjeve dhe vizioneve që paraqet drejtpërdrejtëshmëria në të cilën periudhë përshkruhen ato momente e ngjarje të rëndësishme të para luftës së fundit shqiptaro- serbe e po ashtu edhe ato të pas luftës së sipërcekur e deri në ditët e sotme. Autori flet edhe për shumë arsimdashës, duke përfshirë edhe veten këtu që ishte drejtor i Entit Pedagogjik të ish Krahinës Socialiste të Kosovës dhe nga viti 1990 të Republikës së Kosovës, për angazhimin e tyre në zhvillimin e arsimit dhe në ngritjen e vetëdijësimin e popullit shqiptar për luftë të organizuar për çlirim e bashkim kombëtar.

Pa më të voglin dyshim në bazë të të dhënave të ofruara në këto dy monografi mund të vijmë në përfundim se jo vetëm nga viti 1981 apo nga viti 1989 e deri më 10 qershor 1999, dihet se gjeni serb është i pangopur me gjak shqiptari. Thënë kushtimisht, serbët u munduan dhe vepruan edhe në të kaluarën me të gjitha mjetet e mundshme për zhdukjen e shqiptarëve.

Në fund, vijnë edhe tri recensione të pasura e me të dhëna plotësuese që flasin për kohën, kur u organizua mësimi shtëpi-shkolla. Prinë recensioni i Gjergj-Bajram Kabashit, vazhdon me Jonuz Salihajn dhe përfundon me ate të Sabit Jahes. Për hir të së vërtetës ju njoftoj se veprën THOT-TAT PARLAVA ALBANESE (THOTI-TATI FLISTE SHQIP) të Giusepe Catapanos për herë të parë në Kosovë e ka publikuar Akademik Prof. Dr. Skënder Rizaj, këtu e para afro 40 vjetëve më parë.Së këndejmi, sipas të dhënave që na ofron libri i Halim Hysenit duhet krejtsisht revalorizim shkencor kritik i arsimit në intëres të jetës së kombit dhe jo përmbysjes së dhunshme për interesa klanore, klasore, familjare e individuale.

Autorit të monografive, Prof. Halim Hysenit, i uroj shëndet të mirë dhe jetë të gjatë dhe në mudësi të botojë edhe ndonjë monografi tjetër që pasurojnë njohjen e opusit arsimor në Kosovë në distancën kohore të sipërcekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat