Që në fëmijëri Azem Bejtë Galica u përcaktua në rrugën e lavdisë

Kultura

Që në fëmijëri Azem Bejtë Galica u përcaktua në rrugën e lavdisë

Nga: Xhavit Çitaku Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 15:01
Azem Bejtë Galica

Në vargun e librave që pasqyfrojnë figurën e ndritshme të heroit, luftëtarit të paepur kundër mbretërisë serbe, Azem Bejtë Galicës, erdhi edhe vepra e Prof. Rexhep R. Jasharit e titulluar “ Azem e Shotë Galica në këngët popullore dhe në letërsinë e shkruar”. Që në fillim do theksuar se ky libër dallohet nga të tjerët, ngaqë ai ngërthen në vete detaje të shumta që nuk do të mund t’i hasësh në libra të tjerë, sidomos me përmbajtjen e të gjitha këngëve popullore që janë kënduar deri me tash, dhe kësisoj pasuron në mënyrë përmbajtësore sfondin e veprave që i kushtohen këtij trimi e trimëreshe të Drenicës. Ky libër është i ndarë në pesë pjesë në të cilat autori në mënyrë profesionale shtjellon elemente të veçanta dhe të përgjithshme, për të cilën gjë shton interesimin e lexuesve për të marrë informacione nga një varg burimesh të bazuata në fakte e argumente të pamohueshme historike, kulturore, por edhe shkencore. Rexhep R.Jashari është një rapsod i njohur, profesor i gjuës dhe letërsisë shqipe dhe njohës i mirë i historisë së Drenicës, ndaj ai me kompetencë të plotë i ka hyrë botimit të këtij libri me detaje të reja dhe të tjera të dëgjuara nga goja e popullit dhe studiues të ndryshëm që u morën me figurën e Azem Galicës. Si rapsod ai këndoi në qindra oda të Drenicës e më gjerë dhe në këto gazmende merrnin pjesë edhe shumë dijetar të kohës, por edhe bashkëluftetar të këtij trimi të paepur, që tregonin për të bëmat patriotike kundër pushtuesve të tokave shqiptare. Këto ishin raste të mira për të mbledh material të bollshëm për të plasuar më pastaj në një vepër të rëndësishme për këtë patriot të madh shqiptar. Ndërkaq, si profesor i gjihës dhe letësisë shqipe, autori pa u lodhur dhe me dëshirë të madhe mbodhi të gjitha këngët popullore, në të cilat madhërohet figura e Kryekaqakut të Drenicës, Azem Galica.

Drenica njihet si krahina më kryengritëse gjatë shekujve të kaluar

Në pjesën e parë Prof. Rexhep R. Jashari ofron disa të dhëna për Drenicën dhe fshatin Galicë, vendlindje e Azemit si dhe të Radishevës, vendlindje e Shotës. Sipas të dhënave që ka arritur t’i mbledh autori i këtij libri, Drenica në historinë tonë kombëtare njihet si territor i qendresës sonë mbarëkombëtare dhe si Krahinë më kryengritëse gjatë shekujve të kaluar, që kurrë nuk iu nënshtrua asnjë sundimtari dh se secilit pushtues gjithënjë i rezistoi me armë në dorë. Kjo qendresë u dëshmua shumë herë gjatë historisë, ndërsa kulmin e arriti me pesë, gjashtë e shtat mars të vitit 1998, në Prekaz të Poshtëm kur ndodhi epopeja e UÇK-së në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari. Pra, Drenica njihet si rajon që historikisht i ka dhënë Kosovës shumë trima e heronjë të luftës, por kjo pjesë e Kosovës njihet edhe si mjedisi më i pasur me krijimtari folklorike, prozë popullore, përralla, anekdota, mesele, fjalë të urta etj. Me një fjalë, Drenica është djep i mençurisë gojore dhe i një filozofie popullore, sidomos, dallohet me muzikën e saj folklorike, me këngë epike legjendare e historike për shumë trima e luftëtarë të saj.

Kështu i këndonte populli trimave, trimereshave dhe luftëtarëve të Drenicës:

Ka pasë trima n’Drenicë përherë,

Për vaan luftuen me nerë,

Saherë që i sulmoi anmiku,

Këtu gjet trima si çeliku

Azem Galica zë vend nderi në vargun e figurave më të shquara kombëtare

Azem Bejtë Galica ishte në moshë të re kur me gjithë qenien e tij ishte përcaktuar për të luftuar kundër pushtuesve barbar serb, ndaj kontributi i tij i dhënë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar zë vend nderi si një ndër figurat më të shquara të kombit hqiptar. Ai i shte prijes popullor i Levizjes Kaqake, organizator i Levizjes së Armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912- 1924. Pa dyshim, shkruan në këtë libër autori, Azem Galica është personaliteti dhe simboli numër një i luftës dhe qendresës së shqiptarëve të Kosovës kundër Serbisë pushtuese gjatë shekullit XX, deri n ë Epopën e e UÇK-së 1997- 1999. Ai është luftëtar i shquar popullor për çlirim e bashkim kombëtar, për një regjim shtetor demokratk në Shqipëri, ndaj trimëria guximi, vendoshmëria dhe viktimizimi i pashembulltë në aksionet e punumërta luftarake gjatë dy dhjetëvjetshave të shekullit XX, para luftërave ballkanike dhe pas luftës së parë botërore bënë që ai të rreshtohet ndër personalitetet e shquara të historisë kombëtare shqiptare. Ky patriot i madh kishte deklaruar: “ Do të luftojë për vendin ku kanë lindur e jetuar të parët tanë, ku kam lindur unë e bashkëkohësit e mi. Do të luftoj për bashkimin e trojeve të copëtuara shqiptae dhe për bashkimin e poppullit tim, deri ku i thonë bukës bukë e ujit ujë”.

Çfarë i tha Isa Boletini këtij trimi të rrallë?

Babai i Ayzemit, Bejta, kishte edhe tre djem të tjerë Seferin, Zenelin dhe Ademin, mirëpo Azemi ishte më i dalluari, më i zgjuar, besnik dhe shumë i shkathët. Ende nuk i kishte mbushur njëmbëdhjetë vjet, por me pushkën e dajes së tij, Kurt Selaci, nga fshati Selac, vret kriminelin serb, Stojanin, i cili bënte zullum në atë anë dhe shkaktonte frikë tek familjet shqiptare. I rritur në një familje me tradita luftarake e atdhetare, që në fëmjëri u përcaktua në rrugën e lavdisë. I ati, Bejtë Galica, ishte ndër luftëtarët më të njohur të Drenicës, i cili ra heroikisht në betejën e njohur kundër satrapit Shemsi Pasha, më 1907, në mes Rezallës dhe Deviqit. Kjo ngjarje dhe ndejat e shumta në oda e burrëruan Azemin para kohe.

Gjatë viteve 1910- 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më pesë maj 1912, Hasan Prishtina kishte ardhur në kullën e Ahmet Delisë në Prekaz të Drenicës dhe dha kushtrimin për një luftë mbarkombëtare kunër Perandorisë Osmane dhe i shpalli luftë asaj Perandorie. Edhe Azem Galica, 20 vjeçar, u radhitë në çetat kryengritëse të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur Drenicakëtdhe shaljanët ishin nisur për në luftë, përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga shumë trima. Në mesin e tyre i ra në sy një djalosh sypatrembur e i etshëm për luftë çlirimtare. Kishte pyetur se i kujt ishte ai djalë. I kishin thënë se është i Bejtë Galicës. Iu kishte afruarr dhe pasi ia kishte vu dorën në krah e përgëzoi dhe i kishte thënë: “ Të lumtë ore djalosh trim! Ti e pase vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait tënd, të vazhdosh rrugën e tij luftarake...”

Duke u bazuar edhe në të dhënat e autorëve tjerë, në këtë libër mësohet se Azem Galica ka marrë pjesë edhe në luftën e Merdarit, në të cilën kishte lënë përshtypje të jashtëzakonshme, ndërkaq pjesëmarrësi i asaj beteje togeri vullnetar shqiptar, Hamëz Shtubullova, kishte deklaruar se “ Trimi më i madh në luftë të Merdarit ishte djaloshi 21 vjeçar, i biri i Bejtë Galicës, Azemi. Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike e luftarake, Azemi se bashku me dy vëllezëritë e tij ishte arrestuar nga xhandarmëria serbe dhe për disa muaj kishte vuajtur në Kampin Famkeq në Baltën e Runikut. Këtë vuajtje të këtyre të burgusurëve nuk e duruan trimat e kësaj ane dhe një ditë e sulmuan me pushkë në dorë dhe i liruan të gjithë. Mirëpo, Azemi ishte i përndjekur këmba- këmbës nga xhandarët serb dhe sërish u arrestua dhe u dërgua në thellësi të Serbisë në Zajeçar, përkatësisht në Pozharevc. Pas kthimit nga burgu në pranverën e hershme të vitit 1915 ai pa humbur kohë formoi Çetçn e tij luftarake, e cila më vonë do të bëhet nëna e çetave të Kosovës. Në çetën e tij kreshnike kishte edhe shoqen e tij të jetës e të pushkës, nusen e maleve- Shotë Galicën, me të cilën vazhdoi betejat e shumta kundër armiqëve të ndryshëm deri në plagosjen e tij për vdekje në Galicë, më 1924.

Rrethimin e xhandarmerisë serbe e priste i qetë dhe e shpërthente pa pasoja

Azem Bejtë Galica ishte i pakapshëm nga xhandarmeria serbe. Në shumë raste ishte i rrethuar nga shumë kriminel serb, bile, edhe shumë më mirë të armatosur, por ai ishte shumë i qetë në këto raste. Nuk i frikësohej askujt dhe çfarëdo situate dramatike të jetë ajo. Gjithnjë përeriste refrenin: “ Të gjithë pas meje”. Më pas me zërin e tij të fuqishëm bërtiste: Urra, urra...” Kjo klithmë e tij si e zanave të malit, shkatonte frikë tek xhandarët dhe ata mbetëshin me “ gisht në gojë” pa pasur shansin më të vogël për ta për ta vrarë e aq më pak për ta kapur. Ishte vpërhapur informacioni, sigurisht nga frika e atyre që e rrethonin, se Azemi me kalin e tij po “ fluturonte”. Autori i këtij libri permend shumë raste të shpërthimit të rrethimit nga çeta e Azemi dhe rrëfimet e pjesëmarrësve për guximin e trimërinë që tregonte udhëheqësi i tyre. Ndërkaq rasti i Çikatës ishte goxha specifik sepse atje ishte ngritur një postbllok i xhandarmerisë serbe, në të cilin bënin zullum ndaj popllatës së asaj ane. Në të vërtetë, në ato familje ku Azemi me bashkëluftëtar hante bukë, të nesërmen ata i merrnin në pyetje burrat dhe i mundonin shumë. Ky lajm e kishte prekur thellë Azemin. Menjëherë e kishte dërguar një neri për t’i thënë naçallnikut se të nesërmen dëshiron ta takoj. Në atë takim me 40 luftëtar, në postbllok. Ishte dërguar Lutë Gllanasella dhe pas një debat të zhvilluar me naçallnikun ky postbllok ishte larguar dhe me xhandarët nuk ishin parë aty. Betejat e zhvilluara dhe pritat e shumta që Azemi me çetën e tij ua bënte xhanarëve serb janë pjesë e madhe e shtjellimit dhe e dokumentimit në këtë libër.

Heroina e popullit- Shotë Galica

Një ndër luftëtaret dhe trimereshat më të njohura të Drenicës, por edhe në gjithë shqiptarinë, padyshim se është Heroina e Popullit- Shotë Galica. Pra,“ Në mesin e gjithë atyre grave e vajzave shqiptare, që bënë emër në histori, qendron si një kurorë lavdie Nusja e maleve, Heroina e Popullit, amazona shqiptare, Qerime Radisheva e skalitur në faqet e historisë me emrin Shotë Galica, thuhet më tej në këtë libër kushtuar kësaj bije të madhe shqiptare. Pa përfillur terrorin e armikut, por edhe ligjet e ashpra të fesë dhe kanunit, e veshur në rroba meshkujsh, luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serb, austro-hungarez dhe bullgar. Nuk ishte pritur mirë dalja e Shotës në ale dhe hasi në reagime të shumta. Por, ajo kishte përkrahjen e burrit të saj, edhe pse kishte të tillë që ishin larguar nga çeta shkaku i saj. Megjithatë, dalja në male e Shotës, e veshur si burrë, kishte rëndësi të dyfishtë: e luftonte armikun, që u kishte marrë lirinë dhe, në anën tjetër i lutonte zakonet prapanike, të cilat femrën shqiptare e kishin robëruar dyfish. Krahas burrit të saj edhe emri i saj u bë tmerr për armiqtë.Heroizmi i saj u pa, posaçërisht, në vitin 1921, kur pa e treguar Azemit, e veshur si grua i kishte hyrë brnda në shtëpi naçallnikut të Mitrovicës dhe e nxjerr jashtë qytetit dhe në Shipol e vret duke i thënë:

Naçallnik, he faqezi,

Boll ke dalë shpi për shpi!

Boll me gra ke ba mahi,

Ke vra fëmijë tue pi n’gji,

Tash po sheh grue me sy,

E djeg veten të vret ty!

Rreptë po qet Shota allti,

Dekun n’tokë e ka shtri!

Shotë Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Po ashtu, më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922- 1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës dhe të Malësisë. Në korrik të vitit 1924 mori pjesë në mbrojtjen e Zonës së lirë të Drenicës, Arbanisë së vogël, Në korrik të po atij viti, pas vdekjes së të shoqit, Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serb 22 anëtarë të familjes. Pas varrosjes së Azemit Çetën do ta kryesojë Shota, e cila zhvilloi edhe disa beteja fitimtare. Pas betejës së fundit në Llaushë të Skenderajt, në vjeshtën e vitit 1926, ku edhe plagoset rëndë, ajo me disa fëmijë të shokëve të vrarë, shkoi në Shqipëri. Në fillim u vendos në Shullaz e më vonë në Derven të Fushë- Krujës. Plaga e rëndë, mërzia për Kosovën e robëruar e të lënë në mjerim, dhembja për jetimët kosovarë, që po hiqnin të zitë e ullirit e dobësuan shumë. Gishtat e dorës së djathtë ia prenë mjekët se iu kishin ngrirë në male duke e mbajtur pushkën. Mezi e siguronte bukën për vete dhe jetimët që i rriste. Nga skamja u detyrua që ta shes edhe pasurinë e fundit, e shumë të shtrenjtë për të, kalin e Azemit, Allçin. Vdiq me 10 korrik 1927, në moshën 32 vjeçare, në gjendje të mjerueshme. Përkundër dëshirës së regjimit zogist që varrosja e kësaj herione të bëhej në heshtje, kjo nuk ndodhi, përkundrazi në përcjelljen e saj të fundit morën pjesë shumë njerëz që kishin ardhur nga rrethe të ndryshme.

Frymëzimi i letërsisë, folkloristikës, publicistikës dhe i historiografisë për këto dy figura emblematike

Të bëmat patriotike, lufta heroike për liri e bashkim kombëtar e Azem e Shotë Galicës, u bënë frymëzim letrërsie, folklori, publicistike e fistoriografike. Për ta u shkruan monografi, romane, tregime, poezi, drama, artikuj publicistikë e shkencor, vepra të tëra, si dhe u thurën legjenda, anekdota, tregime e këngë popullore. Po i veçojmë disa vargje të poetit Nuhi Potoku, i cili shkruan:

Gjëmë kanë malet nuk hesht Drenica,

I ka bashkuar çetat Azem Galica,

Herë bëhet Kosovë, herë bëhet Arbëri,

Nuse bëhet Shota në secilën shëpi,

-Ç’të mori shpella Nuse Shotë Galica

Gjithë nusërinë ta përtëriu Drenica.

Po ajo plagë pa bukë pa ujë,

Gjëmë e madhe e jotja doli në Fushë- Krujë.

Në pjesën e katërt ky libër përfshinë një analizë ë gjerë të këngëve popullore që iu kushtohen këtyre dy figurave të shquara të historisë sonë kombëtare, ndërkaq në pjesën e pestë përfshihen pothuajse të gjitha këngët popullore që janë krijuar e kënduar për Azem e Shotë Galicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat