Gjurmët historike të qytetërimit dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen tradicionale të popullatës shqiptare në rajonin e Medvegjës

Kultura

Gjurmët historike të qytetërimit dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen tradicionale të popullatës shqiptare në rajonin e Medvegjës

Dr. Qazim Namani Nga Dr. Qazim Namani Më 11 prill 2022 Në ora: 20:45
Kryqi i zbuluar në Kërshevicë afër Bujanocit dhe kryqi i zbuluar në qytetin e mbretit afër Medvegjës, fotot janë marrë nga interneti

Gjurmët e qytetërimit në rajonin e Medvegjës, hasim në burimet e shkrimtarëve që nga periudha e antikitetit. Ndër studiuesit e parë që kanë shkruar për qytetërimin dardan janë: Justini, Straboni, Tit Livi etj.

Në vijim po ofrojmë disa të dhëna për Dardanët dhe Galabrët si fisi më i njohur dardan. Shumë studiues e mbështesin mendimin se fisi i njohur dardan Galabët jetuan në viset veri-lindore të Mbretërisë së Dardanisë, duke e përfshirë rajonin e Nishit, Viminaciumi (Kostolac), Remizianë, e deri të lumenjtë Marava dhe Vardari i sotëm. Tej këtyre lumenjve jetonin Thunatët po ashtu një fis i njohur dardan.

Shumë studiues e mbështesin mendimin se malet e Galabit prej rrjedhës së Moravës e deri te Herkuliumi (Prokupla e sotme), e morën emrin sipas fisit dardan Galabroi. Rajoni i Medvegjës së sotme shtrihet në pjesën qendrore të Malësisë së Galabit.

Image
Harta e vitit 1865 që tregon shtrirjen e fisit dardan Galabroi, autor: Justhus Perthes Heinrich, Theodor Menke

Historiani antik Straboni, është ndër studiuesit e parë që dardanët i konsideron fis ilir,[1]por dardanët mund të lidhen shumë lehtë me fisin Dardi në Italinë e jugut.[2]

Straboni i përmend dy fise kryesore, Galabrët dhe Thunatët në Dardani. Dardan janë dhe Galabrët tek të cilët …..(mungesë në tekst) është një qytet i vjetër …- këta pra banojnë në thellësi të vendit.[3]Siç shihet nga burimet antike, në këtë territor të Dardanisë ishte një qytet me gjurmë të lashta të qytetërimit. Është një fakt se Straboni e dinte për atë qytet dhe e gjeti të udhës ta citonte me epitetin Arhaiae kjo tregon se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë fortesë të zakonshme.[4]

Përveç gjetjeve arkeologjike edhe Pliniudëshmon për nivelin e lartë të përpunimit të arit në Dardani, që në perandorinë romake zuri të popullarizohet me emër Dardanikum.

Përparimet që u arritën në përpunimin e metaleve në poçari dhe në zhvillimin e mjeshtërive të tjera bëri që nga mesi i mijëvjeçarit të parë Dardania të shquhet si vend i njohur. Në shekullin e IV p.e.re, dardanët kishin krijuar mbretërinë e tyre me dinastinë e Longaritdhe ishte bërë një fuqi politike e rëndësishme në Mesdhe.[5]

Dardanët pra ishin të shquar në kohët antike si punues të metaleve, e veçanërisht të arit dhe argjendit, si luftëtar të zotët, si tregtarë dhe si përpunues të prodhimeve blegtorale.

Dardanët kanë qenë të organizuar në jetën politike, ekonomike dhe sociale prandaj si duket ky polis Arhaia,ka qenë qendër e rëndësishme e fisit dardan Galabroi.[6]

Nga të dhënat e autorëve antik kuptojmë se Galabrët kanë jetuar në pjesën qendrore të Dardanisë, dhe këtë qytet duhet kërkuar në Malësinë e Galabitpër këtë arsye: Straboni kur shkruan për këtë qytet të vjetër i përmend Galabrët për të cilët thotë se jetojnë në thellësi të vendit, pra që i përgjigjet territori i Galabit të sotëm. Në pjesën qendrore të kësaj malësie shtrihen fshatrat shqiptare të komunës së Medvegjës. Afër Medvegjës është edhe Siarina, një fshat shqiptar me gjurmë të lashta të qytetërimit, dhe i vetmi vendbanim në Dardaninë antike që e kishte gejzerin me ujëra të ngrohta termale. Sipas gjurmëve arkeologjike mendoj se në këtë lokalitet duhet kërkuar Arinë, qytetin e parë dardan të fisit Galabroi.

Në fshatin Kërshevicë, në lindje të Bujanocit, është zbuluar qyteti tjetër i shekullit të III para erës së re, për të cilin arkeologët mendojnë se është qyteti Damastion.

Image
Gjurmë të qytetërimit dardan në kalanë e Kërshevicës, komuna e Bujanocit, foto e marrë nga interneti.

Për këtë kemi të dhëna edhe nga disa autorë, që patën rastin ti vizitojnë këto vise gjatë shekullit XIX e XX. Një numër i madh i këtyre autorëve, kanë lënë të dhëna me interes për gjurmët e qytetërimit të kësaj malësie.

M. Rakiqi Galabin (Gallapin) nganjëherë e quante edhe Gullap i cili thekson se në bjeshkët e Gallapit duke pasur parasysh trevën e Jabllanicës jetonte elementi shqiptarë, ose siç ai e quante elementi arnaut.[8]

Prania e dardanëve në rrethinën e Medvegjës është vërtetuar me gërmimet arkeologjike në tumat e kësaj treve, që kronologjikisht janë të kohës së mbarimit të periudhës së bronzit. Arkeologu serbë, Milutin Garashanin ka shkruar se rajonin e Lebanës, e kanë banuar pa dyshim dardanët.[9]

Në vitin 1858 disa fshatra të “Pustarekës” dhe të “Jabllanicës” i ka vizituar edhe J. G. vonHahn. Hahniduke u bazuar në shënimet e Strabonit thotë se në viset e Gallapit ishte një qytet shumë i rëndësishëm antik. Ai Artanëne quajti “E ëma e të gjitha qyteteve”. Hahninë malësinë e Gallapit qëndroi disa ditë dhe vizitoi shumë fshatra.[10]Në bazë të këtyre të dhënave mundë të pohojmë se Hahniduke u bazuar në shënimet e Strabonitështë nisur në kërkim të qytetit Arhaia(Aria). Hani qëndroi rreth tre javë në Medvegjë në kërkim të këtij qyteti.

Rreth vendndodhjes së qytetit të Justiniana Primës,janë shprehur disa mendime të kundërta, disa studiues mendojnë se Justiniana Prima është qyteti i Shkupit, kurse disa tjerë duke u bazuar në gjurmët arkeologjike mendojnë se këtë qytet Justiniani e ndërtoi afër vendlindjes së tij, në mes të Medvegjës dhe Leskocit.

Image
Dy nga shtatë bazilikat e zbuluara në “Qytetin e Mbretit (Justiniana Primë), afër Medvegjës, fotot marrë nga interneti[11]

Shumë studiues në dy shekujt e fundit kanë shkruar për qytetërimin dhe fortifikimet në Dardani gjatë sundimit të perandorit Justinian. Disa prej tyre e shprehin mendimin se Justiniana Primën duhet kërkuar në mes të Lebanës dhe Medvegjës.

Për Justiniana Primën kemi të dhëna edhe nga autorët e mesjetës së hershme. Diku tek Dardanët evropian, të cilët jetojnë përtej kufijve të Epidamnasvepranë fortesës Bederianagjendet një fshatë me emrin Tauris, ku ka lindur perandori Justinian. Ai e rrethoi këtë me një mur në formë katrori, dhe në të katër qoshet ngriti katër kulla prej të cilave mori emrin tetrapivg (katër kullësh). Ai themeloi këtu pranë një qytet madhështor që e ka quajtur Justiniana primatë cilin e zgjodhi dhe si qendër të kryepeshkopatës së Ilirëve. Ai e rindërtoi dhe e bëri më të fortë fortesën e Bederianës.[12]

Dy prej këtyre lokaliteteve janë pranuar si më të afërta prej studiuesve të ndryshëm. Tome Tomovski është i mendimit se fshati Taurisduhet kërkuar te fshati Tavorkurse Bederianënme fshatin Bardovc në afërsi të Shkupit. Kështu mendon edhe dr. Zef Mirdita duke pohuar se kisha e Shkupit është vazhdimësi e kryepeshkopatës Ilire të Justiniana Primes. Nga birimet e mesjetës së hershme veçojmë të dhënat e Gjonit të Antiohisë,i cili thotë se kështjella e Bederianës gjendet në afërsi të qytetit Ilir Nish:,.....Justiniana, Bederiana Kashteli i cili i afrohet Nishit ilir.[13]

Duke i pasur këto të dhëna dhe gërmimet arkeologjike në qytetin antik “Qyteti i Mbretit” mes Medvegjës dhe Leskocit që ka të ngjarë të identifikohen me Justiniana Primen, andaj dhe numri më i madh i shkencëtarëve të kësaj fushe e mbështesin mendimin se këtë duhet ubikuar me “Qytetin e Mbretit (Cariçin Gradin e sotëm)”, 7 km në veri të Lebanit. Bazuar në këto burime, ka të ngjarë se fshati Taurisku lindi perandori Justinian, të ketë qenë Tullarii sotëm, apo Turiqica, fshatra këto afër Brainës, kurse kështjella e Bederianëstë jetë kalaja e sotme në fshatin Brainë. Në këtë rrethanë mbështetem nga vetë shkrimi i Prokopittë Cezaresë dhe rezultatit të përnjohjes në terren.

Image
Gjurmë të qytetërimit në Justiniana Primë, afër Medvegjës, fotot janë marrë nga interneti[14]

Zef Mirëdita shkruan: Fakti i ubikimit të Justiniana Primesnë territorin në mes të Tavorit dhe Bardovcit e parashtron vetvetiu pyetjen e kufirit që e ndante Dardaninëme Dacia Mediteranean. Por, se nga shkonte linja fiktive e kufirit perëndimor, i cili e ndante Dardanin dhe Dakia Mediteranean, nuk mund të caktohet me saktësi. Ka mundësi që ajo të ketë kaluar pikërisht në mes Bederianës që ka mbetur në Dardani dhe Taurisiumit, që gjendej në Dakia Mediteranea.[15]

Zef Mirëdita shkruan: Fakti i ubikimit të Justiniana Primesnë territorin në mes të Tavorit dhe Bardovcit e parashtron vetvetiu pyetjen e kufirit që e ndante Dardaninëme Dacia Mediteranean. Por, se nga shkonte linja fiktive e kufirit perëndimor, i cili e ndante Dardanin dhe Dakia Mediteranean, nuk mund të caktohet me saktësi. Ka mundësi që ajo të ketë kaluar pikërisht në mes Bederianës që ka mbetur në Dardani dhe Taurisiumit, që gjendej në Dakia Mediteranea.[1]

Prokopi kur shkruan për Taurisiumin thotë se gjendet diku në Dardani e jo në Dakia Mediteranea, apo në kufirin që e ndante Dardanin me Dakia Mediteranean, sepse po të ishte në kufi për këtë fakt Prokopi do të shkruante, në anën tjetër në listën e rindërtimeve të kështjellave në Dardani, Bederianëne gjejmë të shënuar si Beriniana, kurse kalaja e sotme që ende i vërehen muret në fshatin Brainëgjendet jo më larg se 4 km me Tullarin dhe po aq edhe me Turiqicen që po ashtu janë afër me lokalitetin arkeologjikë për të cilin mendohet se ishte Justiniana Prima.

Duke pasur këto të dhëna mendoj se ubikimi i Justiniana Primes,me qytetin antik në afërsi të Medvegjës është më i qëndrueshëm.

Prokopi i Cezaresë në veprën e tij “De acidificis”, shkruan se Justiniani kishte lindur në Taurisiumin diku afër Bederianës. Justiniani afër vendlindjes së tij e ndërtoi kështjellën të cilin e rrethoi me mure, në të cilin i ngriti katër pirgje, dhe sipas të cilave e mori emrin “Tetrapyrgion”. Aty afër e themeloi qytetin madhështor Justiniana Primën.[2]

Justiniana Prima ishte tërësisht qytet i ri, qytet madhështor i zbukuruar me kisha të bukura, dhe shumë ndërtesa tjera.[3]

Në këtë qytet ai ndërtoi shumë faltore, pallate, rrugë, sheshe, ujësjellës, duke e bërë metropol dhe qendër të Ipeshkvijve nga Iliriku. Ky ishte qyteti më i madh, me popullsi të dendur dhe të pasur.[4]

Nga ky burim mësojmë se në këtë qytet, jetuan njerëzit më të pasur, me kulturë dhe zhvillim të artit të përsosur të kohës. Sipas të gjitha gjasave tradita e aplikimit të këtij arti u ruajt me xhelozi vetëm te popullata dardane e kësaj treve të pasur me minerale fisnike dhe gjurmë të qytetërimit dardan.

Kjo dëshmohet edhe me veshjen e grave të kësaj ane që stili i veshjes përputhet me mozaikun e Teodorës, gruas së Perandorit Justinian.

Perandori Justinian (527-565), e riorganizoi kishën ilire, dhe e bëri provincë të pavarur kishtare, duke e bërë vatër të re të politikës së Ilirikut Justiniana Primën.[5]

Në vitin 545, Perandori Justinian e shpalli Novelën CXXXI, me të cilën sanksionohej gjendja juridike e Justiniana Primës. Me këtë dispozitë të re, territori i Vatikanit dukshëm është zvogëluar. Tani nën dioqezën e Justiniana Primës kishte hyrë edhe Panonia. Provinca e re kishtare e Justiniana Primës, u bë me karakter të pavarur kishtar.[6]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat