Maestro Destan Gashi pjesëmarrës në Biennalen me Skulptura „ Nature & Art“

Kultura

Maestro Destan Gashi pjesëmarrës në Biennalen me Skulptura „ Nature & Art“

Nga: Ajete Zogaj Më: 6 maj 2022 Në ora: 00:31
Mastro Destan Gashi pjesëmarrës në Biennalen me Skulptura „ Nature & Art“

Skulptori i mirënjohur shqiptar Destan Gashi, me punën e tij krijuese, skulpturat e gdhendura në gur, gjithnjë e më shumë po e dëshmon vetën si mjeshtër i madh, duke e përfaqësuar denjësisht artin e krijuar nga një shqiptar të cilin me të drejtë mund ta quajmë edhe ‘ambasador të kulturës shqiptare’ nga Kosova , jo vetëm në shtetin vienez ku jeton dhe punon.

Kësaj radhe, maestro Destan Gashi, do të ekspozojë tri skulpturat e tij në Biennalen me Skulptura „ Nature & Art“ në Kámoni Arboretum në Szombathely.

Në këtë Bienale marrin pjesë 46 artistë nga 10 shtete me 70 vepra arti në ekspozitën e titulluar “ „Természet & Müvészet“„Natur & Kunst“ „Nature & Art“.

Ekspozita hapet më 6 maj në ora 16.30, dhe do të jetë e hapur deri më 23 tetor 2022. Vizitorët do të kenë mundësinë të vizitojnë ekspozitës nga ora 9:00 deri në 18:00.

Adresa: Kámoni Arboretum, H-9700 Szombathely, Szent Imre herceg utca 84/B

Maestro Gashi , për të gjithë artdashësit e skulpturave të tij, do të jetë i pranishëm në ekspozitë të premten me datë 6 maj, prej orës 16:00 dhe të shtunën 7 maj prej orës 10:00.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat