Tingull në vrazhdësi

Kultura

Tingull në vrazhdësi

Nga: Agim Desku Më: 14 maj 2022 Në ora: 06:30
Mal Myrtaj

Në fshehtësi gdhend veten
Më shumë shpirtin e zotit të tij
Një botë të tërë e ka çelnikos në daltë

Sikur acarët mos ta ngrinin tokën
Edhe jetën e gozhduar të piktorëve
E kishte çmend

Me Prometheun e rikthyer
U gjend përballë Gjergjit në Lisus
Ia ngjallë fytyrën të shejtit

Shen Terezen ia kam pa në Atelen e tij
Aty ku hyn drita e diellit

Për botën e hiqit e kishte pikturue Krishtin
Në kryqëzimin e mbrëmjes se Bartolomeut

Nëse i skllavërohen skulpturat në parkun e qytetit
Para riktimit të tokës se Çakorrit

Mos qofsha i fjalës nëse nuk ia fala perlat
I paraftyroj engjëjt në fytyrat e skulpturave
Në Apokalipsa kurrë nuk i kam mendue miqt e artistit

Ndodh në hije të ecin këmbët dhelpërake
Në ekspozitën e skulpturave të Malit
Secila skulpturë flet me gjuhën e vet
Çel e gur gojën askush tjetër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat