Hafiz Shala-veprimtar, kronikan dhe gardian i lirisë së Kosovës

Kultura

Hafiz Shala-veprimtar, kronikan dhe gardian i lirisë së Kosovës

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Para 5 dite doli nga shtypi monografia publicistike shkruar nga MERGIMTARIT NGA Kosova Hafiz Shala, i cili një kohë shumë të gjatë jeton e vepron ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me titull me titull ‘’O P I N I O N E’’ ( Regjistrime, analiza interpretime), me Redasktore, Ariana Bytyqi ,Redaktor gjuhësor Zymer MEHANI, me recensent Agim DESKU, botuar nga Shtëpia Botuese “MESHARI’’:, Prishtinë 2022 Shtypur nga Shtypshkronja “ SHKROLA’’:, Prishtinë

Tanimë dihet mirëfilli se roli i diasporës sonë kudo në botë, e veçanërisht në SHBA, për pavarësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Ajo bëri gjithçka për ndërkombëtarizimin e çështjes sonë, duke lobuar në qendrat e vendosjes në Europë, e sidomos në SHBA, në vendin më të fuqishëm të botës; duke mbledhur fonde dhe deri te kyçja vullnetare në radhet e UÇK-së për ta çliruar Kosovën nga okupatori serbosllav… shkruan në fillim te Monografise nw parathenjen e tij prof Zymer Mehani

Ndërsa Agim Desku në fillim të Recensioni shkruan:.

(….Libri ,,Opinione“ i Hafiz Shalës, veprimtar i denjë i çështjes madhore kombëtare, pinjoll i familjes së ndritur Shala nga Ujmiri, që i dha kombit luftëtarë të lirisë dhe ndihmuan çështjen kombëtare për liri dhe pavarësi, gjeti forcë për të dalë para lexuesve me opinionet e tij përkitazi me synimet se si do të duhej ecur përpara si shtet, sepse aktualiteti i opinioneve të tij për lexuesin do të jenë motivim për të ndërtuar një shtet të së drejtës me të gjitha segmentet e tij përcjellëse, çka secilin do ta bëjë krenar, duke qenë përjetues i vetë ngjarjeve, që ishin rreshtuar nga okupatorët serbo-sllavë, me një makineri marramendëse e shafrosëse për popullin shqiptar. …

Biografia

Hafiz Shala u lind në Ujmirë, më 7 prill 1943. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “11 Maji” të Pejës. Me pavarësinë e Hekurudhave të Kosovës, ai vazhdoi karrierën në komunikacion dhe transport hekurudhor. Si rezultat, ai diplomoi në Universitetin e Beogradit, në Departamentin e Komunikimit dhe Transportit Hekurudhor.

Përkundër kushteve në Kosovë, ai përfundoi studimet dhe ligjëroi dy gjenerata në gjuhën shqipe për lëndën e komunikimit dhe transportit hekurudhor. Më pas u emërua drejtor i “Kosova-Trans-it”, i ngarkuar me trafikun ndërurban dhe ndërkombëtar. Në vitin 1986, ai shërbeu si drejtor në KNI“Ramiz Sadiku” (me 8000 punëtorë), si dhe ishte drejtor i “ Kosova- Graniti-t”, organizatë e krijuar për të ndihmuar punonjësit që u detyruan të largoheshin nga puna me dhunë, nën regjimin e Millosheviqit. Për dy mandate ka qenë kryetar i Sindikatës së Trafikut dhe Lidhjeve në Kosovë, si dhe Kryetar i Kryesisë së këtyre sindikatave në nivel të ish-Jugosllavisë. Më vonë ai u emërua kryetar i Sindikatave të Hekurudhave të Kosovës dhe administrata e tij u shtri në Serbi, në Mal të Zi dhe në Vojvodinë. Në vitin 1978, ai mori pjesë në Konventën Austriake të Sindikatave dhe u takua me kancelarin e atëhershëm, Bruno Kranjski dhe e përfaqësonte ish-Jugosllavinë.

Përfundimisht ai u bë themeluesi i Unionit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, si dhe organizator dhe udheheqës i Kongresit të Parë të Sindikatave, që u mbajt në Gjakovë, më 30 qershor dhe 1 korrik 1990, nën monitorimin e rrebtë të policisë serbe.

Për dy periudha ka qenë deputet i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Dhe së fundi, ai ishte oficer rezervë dhe komandant i Njësisë Territoriale në Fushë- Kosovë, para se të largohej përfundimisht në SHBA, për shkak të fillimit të burgimit të oficerëve rezervë. Përkushtimi i tij nuk kufizohet në Shtetet e Bashkuara. Me të mbërritur atje, ai i bashkohet të vetmes Ligë Qytetare që lejohet të avokojë në Uashington- Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, së bashku me ish-Kongresmenin Joe DioGuardi, ku ende shërben si anëtar bordi.

Hafiz Shala- zë kumbues nga diaspora jonë shqiptare

Tanimë dihet mirëfilli se roli i diasporës sonë kudo në botë, e veçanërisht në SHBA, për pavarësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Ajo bëri gjithçka për ndërkombëtarizimin e çështjes sonë, duke lobuar në qendrat e vendosjes në Europë, e sidomos në SHBA, në vendin më të fuqishëm të botës; duke mbledhur fonde dhe deri te kyçja vullnetare në radhet e UÇK-së për ta çliruar Kosovën nga okupatori serbosllav.

Historikisht pjesëmarrja e shqiptarëve të Amerikës në momentet kyçe të kombit tonë ka qenë shumëplanëshe dhe e paçmueshme. Një gjë të tillë e vazhdoi edhe atdhetari e intelektuali Hafiz Shala, ky veprimtar i shquar i çështjes sonë kombëtare, i cili pati fatin të jetë pjesë e komunitetit shqiptar, ngase andrallat e jetës, si ekonomike, e më shumë politike, bënë që edhe ky atdhetar i devotshëm, sikurse edhe shumë të tjerë, para dhe pas tij, të mërgojë në SHBA.

Duke e pasur parasysh që edhe sot e gjithë ditën çështja e shqiptarëve në Ballkan ka ngelur e pazgjidhur, veprimtari e publicisti Hafiz Shala me publicistikën e tij, të përmbledhur në librin “Opinione”, na njofton se Shqiptarët e Amerikës kanë qenë dhe janë një komunitet heroik që bëri në të kaluarën, e mund të bëjë edhe sot më shumë për kombin, ngase kombi ynë ende jeton në hartën e grisur, duke mbetur i copëtuar, me troje të okupuara nga shtetet fqinje, që nuk do të

emokratizohen asnjëherë, përderisa kanë ambicje shoviniste ndaj kombit tonë dhe gjersa t’i trajtojnë shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë, të pabarabartë me shumicën, në shtetet ku ata jetojnë.Krejt në këtë frymë të solidaritetit me bashkëkombësit e tij në Kosovë, s’do të resht së shkruari për asnjë çast as pena majemprehtë e publicistit Hafiz Shala, për të vënë në pah vlerat dhe rëndësinë e shkrimeve me karakter kombëtar, për ngjarje të rëndësishme, të cilat i ka përjetuar edhe ai vetë si protagonist, sidomos gjatë viteve ’90 të shekullit XX, kur dhuna serbe shfrenueshëm po shkaktonte plagë e po hapte varre edhe në truallin e Kosovës, me pretendime gjenocidale më 1999.

Nga “Opinionet” e z. Shala, mësojmë se kujtesa e këtij luftëtari të lirisë është po aq e fortë sa edhe arma e tij-dija dhe guximi intelektual, të cilat ai mrekullisht diti t’i përdorte që të dyjat, sipas nevojës.

Hafiz Shala në shkrimet e tij publicistike, në opinionet dhe analizat e veta, sa është besnik ndaj së vërtetës dhe i pakompromis me mashtruesit, gënjeshtarët dhe labilët, aq është edhe trim e guximtar, kur është fjala për vlerat e atdhetarizmit shqiptar. Ky veprimtar lobist shqiptaro-amerikan, i orëve të para, përherë e vë në pah shpirtin e tij intelektual prej atdhetarit të denjë. Asnjëherë s’mburret me bëmat e tij gjatë veprimtarisë së bujshme, të udhehequr nga Liga Qytetare Shqiptaro- Amerikane, apo Lobi Shqiptar në SHBA, në krye me mikun e madh të shqiptarëve, zotin DioGuardi, në krah të të cilit u rreshtua pa farë hezitimi, sapo u dha kushtrimi për mobilizim dhe veprim për çështjen shqiptare në përgjithësi e për çështjen e Kosovës në veçanti.

Pena e guximshme e publicistit Hafiz Shala, asnjëherë nuk hesht ndaj bashkëpunëtorëve, shërbëtorëve të Serbisë, udbadheve shqipfolës, intrigantëve, manipulatorëve, tradhtarëve etj. etj., të cilët, në shkrimet e tij i demaskon me forcën e argumentit dhe me fuqinë e fjalës së vërtetë, që artikujve të tij u japin gjallëri dhe vlera të pakontestueshme.

Mbresëlënëse janë shkrimet e tij që i bën për lobimin e gjatë të shqiptarëve anembanë SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës, ku përmend sipas kronologjisë zhvillimet që çuan deri te çlirimi i Kosovës, siç ishin paraqitjet e rezolutave të ndryshme në Kongresin Amerikan, në Senatin Amerikan, në Departamentin e Shtetit dhe në institucionet tjera të SHBA-ve, nga zoti DioGuardi, senatori Bob Dole e shumë të tjerë. Siç tregon veprimtari e publicisti, Hafiz Shala, që ishte dëshmitar i këtyre zvillimeve, për këto rezoluta në përkrahje të shqiptarëve, pa u vonuar për asnjë çast, reagonin lobet ruso-greke, duke e sulmuar zotin DioGuardi si provokator dhe duke tentuar që nën presionin e Departamentit të Shtetit t’i ndalojnë dhe të mos i pranojnë këto rezoluta.

Publicisti atdhetar Hafiz Shala, diku në shkrimet e veta, do të thotë me modesti: “Ky ishte vetëm fillimi i sagës së Lobit Shqiptar, i cili me tërë kapacitetin dhe me ndihmën financiare të bashkatdhetarëve dhe të aktivistëve në lobimin për çështjen shqiptare, nën udheheqjen e zotit Josef Jey DioGuardit, për tri dekada nuk u ndal në përpjekjet për të drejtat e shqiptarëve, deri te kurorëzimi me pavarësinë e Kosovës.

Pa qëllim që të lëshohemi në detaje, si njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të zotit DioGuardi, në cilësinë e anëtarit të bordit, qëllimi ynë është që të paraqitet një pjesë nga kontributi i Lobit Shqiptar në SHBA në internacionalizimin dhe senzibilizimin e çështjes shqiptare pranë popullit dhe Administratës Amerikane, për afro tri dekada”.

Siç thamë edhe një herë, pena majemprehtë e publicistit Hafiz Shala në shkrimet (artikujt, opinionet, analizat) e tij nuk do t’i kursejë së kritikuari, demaskuari dhe luftuari as mashtruesit, përfituesit në kurriz dhe në emër të lirisë së shqiptarëve. Po ashtu do t’i demaskojë edhe kolaboracionistët, udbashët, vasalët shqiptarë, shqipfolësit etj. etj...që përpiqeshin dje, por edhe sot për ish-Jugosllavinë dhe që punonin e punojnë edhe sot e gjithë ditën duke menduar serbosllavisht, gjithmonë në dëm të interesit kombëtar.

2. Hafiz Shala-veprimtar, kronikan dhe gardian i lirisë së Kosovës

Libri ,,Opinione“ i Hafiz Shalës, veprimtar i denjë i çështjes kombëtare, pinjoll i familjes së ndritur, Shala nga Ujmiri, që i dha kombit luftëtarë të lirisë dhe ndihmuan çështjen kombëtare për liri dhe pavarësi, është edhe një kontribut i çmueshëm dhe i pamohueshëm i këtij veprimtari, dhenë kulturës sonë kombëtare. Po ashtu, ky libër monumental, veç tjerash është edhe një përpjekje e qëlluar e autorit Shala për të vënë në pah vlerat dhe rëndësinë e shkrimeve me karakter historiko-heroik për ngjarje të rëndësishme, të cilat i ka përjetuar si veprimtar në tokën e bekuar të SHBA-ve. Pena e tij majeprehtë është sa e butë për miqtë e sinqertë, po aq e urtë për të drejtën dhe të vërtetën, por shumë më e ashpër dhe e pamëshirshme për armiqtë, hipokritët, tradhtarët e maskarenjtë, që s’kanë humanitet, as karakter të shëndoshë, por më shumë u shëmbëllejnë zvarranikëve, ujqërve e hienave, që s’dinë të ngopen me gjak...

3. Besnik ndaj së vërtetës…

Autori Hafiz Shala në shkrimet e tij publicistike, të përmbledhura tashmë në librin “Opinione”, që do ta botojë Shtëpia Botuese “Meshari” e Prishtinës, gjithnjë është besnik ndaj së vërtetës dhe i pakompromis me mashtruesit, gënjeshtarët dhe labilët. Kur është fjala për vlerat e humanizmit dhe të atdhetarizmit, ky autor përherë e vë në pah shpirtin e tij intelektual prej atdhetarit të denjë.

Vërtet, duke pasur për argument të gjitha këto shkrime, që e përbëjnë këtë libër, por edhe shumë shkrime të shpërndara kudo në shtypin shqiptar; me intervistat, me kronikat, si dhe me reportazhet, që i bëri dje dhe që i bën edhe sot, veprimtarin Hafiz Shala lirisht mund ta quajmë Promethe të ditëve tona, apo Uragan të pandërprerë, stuhi tropikale, prore i fuqishëm dhe i shpejtë, që po lë gjurmë të pashlyeshme në letrat tona shqipe, ngase, siç konstaton edhe poeti e kritiku shqiptar z. Agim Desku, publicist Hafiz Shala përherë gjeti forcë për të dalë para lexuesve me opinionet e tij përkitazi me synimet se si do të duhej ecur përpara si shtet, sepse aktualiteti i opinioneve të tij për lexuesin do të jenë motivim për të ndërtuar një shtet të së drejtës me të gjitha segmentet e tij përcjellëse, çka secilin do ta bëjë krenar, duke qenë përjetues i vetë ngjarjeve, që ishin rreshtuar nga okupatorët serbo-sllavë, me një makineri marramendëse e shafrosëse për popullin shqiptar.

Libri ,,Opinione“ i Hafiz Shalës, veprimtar i denjë i çështjes madhore kombëtare, pinjoll i familjes së ndritur Shala nga Ujmiri, që i dha kombit luftëtarë të lirisë dhe ndihmuan çështjen kombëtare për liri dhe pavarësi, gjeti forcë për të dalë para lexuesve me opinionet e tij përkitazi me synimet se si do të duhej ecur përpara si shtet, sepse aktualiteti i opinioneve të tij për lexuesin do të jenë motivim për të ndërtuar një shtet të së drejtës me të gjitha segmentet e tij përcjellëse, çka secilin do ta bëjë krenar, duke qenë përjetues i vetë ngjarjeve, që ishin rreshtuar nga okupatorët serbo-sllavë, me një makineri marramendëse e shafrosëse për popullin shqiptar.

Hafiz Shala u angazhua në mërgim me mërgatën dhe Lobin Shqiptaro-Amerikan për të ngritur çështjen tonë të natyrshme dhe shumë të rëndë, kur, aty ku të zinte gjumi, nuk dihej se a do të dalësh i gjallë të nësërmen. Prandaj z. Shala me tërë qenien dhe fuqinë shpirtërore, duke mos kursyer as mjetet materiale, i hyri shpirtërisht punës që çështja jonë të dërgohet një orë e më parë në Kongresin Amerikan, duke ndihmuar në nxjerrjen e rezulutave për ta ndaluar Serbia represionin fashist në Kosovë. Pra, duke qenë në mërgim dhe duke pasur nostalgji dhe mall për vendlindjen, ku nuk mund ta shihte popullin e vet me ato pamje tronditëse, flakë në çdo fshat e qytet, Hafiz Shala u bashkua me Diogardin dhe me shumë njohës të çështjes sonë dhe bëri shumë deri në arritjen e pavarësisë së Kosovës.

Tani, duke u kënaqur me lirinë e popullit të tij dhe me dëshirën për ta ndërtue një shtet ligjor e me një kulturë të veçantë të mirësjelljes, siç e kemi ne traditë, ky atdhedashës e mori lapsin dhe bëri edhe kritika se si do të duhej qeverisur drejet dhe me nder. Duke pasur parasysh se jeta dhe veprimtaria atdhetare e familjes së autorit Hafiz Shala, në veçanti e luftëtarëve të popullit tonë për një shtet të drejtë, duke mos e harruar të kaluarën dhe viktimat e rëna për liri, që kurrë gjatë histories, brez pas brezi nuk e ndalën ndihmën dhe pushkën për të mbrojtur kombin dhe Shqipërinë natyrale, siç na e la Zoti amanet, por të etur për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar, luftuan, ndihmuan duke dhenë gjithçka e çdo gjë për çlirim të atdheut. Kështu nga familja Shala, krahas luftëtarëve për liri, dolën edhe pishtarë të arsimit, që u falën dritë shumë gjeneratave duke ua mësuar abc-në e gjuhës së bukur shqipe, që dikur do t’i vëjnë në funksion të kombit dhe të atdheut. Nga kjo familje, poashtu dolën edhe profile të ndryshme, që sot janë të shpërndarë nëpër tërë Kosovën dhe në botë, ku po tregojnë suksese në fusha të ndryshme, si pjesëtarë të një familje atdhetare dhe arsimdashëse, si figura të ndritura, por edhe kontrubues të denjë, ngase e ndihmuan në forma të ndryshme edhe luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, të bindur se vetëm me luftë kundër armikut mund të çlirohemi një ditë, prandaj edhe iu bashkuan varganit të gjatë të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur edhe si strategë nëpër beteja në përballje me armikun serbo-sllav.

Me qëllim dhe për shkak të dëshirës së madhe që ky libër të dalë sa më i plotë, për ndërtimin strukturor unik të tij janë shfrytëzuar shkrime të ndryshme informative nga pena e autorit Hafiz Shala, të cilit shfrytëzojmë rastin t’i urojmë vazhdimësi shkrimesh të penës së tij për ndriçimin dhe ecjen përpara si komb dhe si shtet i së drejtës, pa kurrupsion!

Tetor 2021, Agim Desku

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat