Është përkujtuar dhe promovuar monografia e prof. Prend Buzhalës kushtuar Osman R. Gashit me titull “E bukura ka vetëm një emër”

Kultura

Është përkujtuar dhe promovuar monografia e prof. Prend Buzhalës kushtuar Osman R. Gashit me titull “E bukura ka vetëm një emër”

Nga: Lekë Mrijaj Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot, me 21 maj 2020, në hollin e Shtëpisë e Kulturës "Jehona e Dukagjinit" nē Klinë është përkujtuar krijuesi, dramaturgu dhe piktori i mirënjohur, Osman R. Gashi, njëkohësisht edhe është promovuar monografia e prof. Prend Buzhalës kushtuar Osman R. Gashit me titull "E bukura ka vetëm një emër" . Është një libër i cili edhe është vlerësuar nga dashamirët e librit e referuesit në fjalë u cilësua si një libër i nevojshëm për të pasuruar kulturën artdashëse të historiografisë klinase e kosovare. Njëkohësisht është një libër që taman tregon profilin letrar dhe kulturor të poetit, dramaturgut, prozatorit, aktorit dhe prozatorit të mirënjohur, Osman R. Gashi.

Paraprakisht autori i librit, prof. Prend Buzhala, me një grup veprimtarësh e bashkfamiljarët e Osman R. Gashi, benë homazhe te varri i kulturologut e eruditit klinas, Osman R. Gashit në Çabiq, homazh në kuadër të 42-vjetorit të vdekjes aksidentale të tij.

Ky manifestim përkujtues e promovues është mbajtur nën patronatin e Dejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport të Klinës e që është drejtuar nga panelistet, znj/sha Fatjona Gashi, drejtoreshë e kulturës, prof. Mikel Gojani, redaktor i librit, prof. Idriz Berisha, e prof. Prend Buzhala, autor i librit. Me ç'rast veç familjarëve e miqve të Osman R. Gashit morën pjesë edhe shumë kulturdashës klinas e dukagjinas.

Autori i librit "E bukura ka vetëm një emër”, gjatë promovimit të sotëm të librit, përshkroi rrjedhën e subjektit të librit-Osman R. Gashit, pikërisht tha se ndjehet i lumtur që arriti ta botojë këtë libër, duke shprehur falënderim për të gjithë ata që kontribuan në botimin e tij si dhe pjesmarrësit e sotëm.

Ishte prof. Mikel Gojani, redaktor i librit, i cili bazuar në librin e prof. Buzhala, foli për profilin kulturor, veprimtarinë dramatike, botën shpirtërore si dhe për biografinë e Osman R. Gashit, duke thënë veç tjerash: "Vargu i Gashit është i gjallë dhe me plot natyrshmëri poetike." Kurse librin e dytë, duke e cilësuar si një nivel më të lartë artisitik në krahasim me librin e parë, studiuesi Buzhala shprehet: “Vëllimi poetik “Vetëm një emër” e ka të veçantën e tij: ai del nga shtypi ditën që po varrosej autori i tij, Osman R. Gashi! Libri vinte si testament në vend të të gjitha testamenteve: me mesazhet që përcillnin vargjet, me përkushtimin e tij krijues ndaj së bukurës, kulturës dhe artit, si dhe me pikturën-testament te kopertina e librit. Ashtu sikundër e gjithë krijimtaria e tij letrare, edhe te këto lirika ai preokupohet me fatin e njerëzve të këtij trualli. Ata janë bashkëvendësit e tij, siç i quan me empati lirike: fshatarët, të cilët kanë kaluar dhe po kalonin nëpër shumë ngritje e zbritje, batica e zbatica ekzistenciale. Në to ka sakrifica, vuajtje psiko-sociale, trishtime e pikëllime, tragjikë e dhembje të pafund; por ka edhe çaste hareje, gëzimi, kremtesh, dasmash, gëzimesh për secilin hap emancipues.”
Ndërsa prof. Mikel Gojani, kumtesën e tij e përmbylli me fjalët:
"Prend Buzhala, autor i 93 librave të botuar dhe i 17 të tjerëve që i ka botuar nën përgatitjen e tij; në mesin e gjithë këtyre lirave, një seri titujsh janë monografitë për shkrimtarë, po edhe për figura historike apo për dëshmorë të UÇK-së. Në mesin e 14 librave të tillë, po përmendim monografitë studimore letrare për Shën Jeronimin, Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, Kadarenë, Ali Huruglicën, Ramiz Kelmendin, Mirko Gashin etj., kurse me interes për Klinën janë ato për krijuesit e afirmuar të saj si Gjon Gjergjaj, Ismet Krasniqi, Idriz Berisha, Mikel Gojani, për dëshmorin Mujë Krasniqi, për humanistin Pjetër Gjoni, për SHHB “Nëna tereze” (në bashkautorësi me Mikel Gojani), deri te kjo për Osman R. Gashin"- tha prof. Gojani, në fund të kumtesës së tij në manifestimin e sotëm të mbajtur në Klinë.

Për librin dhe me nga një fjalë përshëndetëse kanë folur dhe janë paraqitur, znj/sha Fatijona Gashi, drejtoreshë e kulturës, prof. Ismet Krasniqi-Lala, artist, z. Dibran Fylli l, z. Fazli Ferati si edhe piktori, Idriz Berisha njëkohësisht edhe me një fjalë përshëndetëse është paraqitur edhe z. Daut Demaku.

Në fund me një fjalë përshëndetëse është paraqitur nipi i bashkfamiljarit të Osman R. Gashit, z. Arben C. Gashi. Autori i librit, prof. Prend Buzhala për të gjithë të pranishmit dhuroi nga një libër të tij të promovuar në këtë manifestim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat