Dorijan Grey, i riu shqiptar që jeton në Zvicër botoi librin e tij të parë me titullin, Porcelain

Kultura

Dorijan Grey, i riu shqiptar që jeton në Zvicër botoi librin e tij të parë me titullin, Porcelain

Nga: M.L. Më: 24 maj 2022 Në ora: 19:39
Dorijan Grey

Doli nga shtypi libri “Porcelain” i 23 vjeçarit shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Dorijan Grey.

Dorijan Grey, i lindur me 19.05 1998 në Cyrih të Zvicrës ku edhe jeton dhe vepron është ekonomist i diplomuar, të cilin profesion edhe e ushtron.

Dorijani është një Autor i ri shqiptar i cili ka shkruar librin e tij të parë të titulluar me emrin “Porcelain”.

Libri është botuar në gjuhën gjermane, franceze dhe angleze.

Dorijani përveç shkrimit në kohën e lirë merret me muzikë dhe sport.

Bukovski është njëri nga shkrimtaret që e ka inspiruar të shkruaj.

Libri “Porcelain” është tregimi më i mirë se bota nuk është vetëm bardh e zi, por ka shumë nuanca gri.

Në libër filtet për një djalë të turpshëm, i cili shkon në rrugën e gabuar përmes intrigave dhe më pas pothuajse deri në majë.

Një udhëtim nëpër psikikën dhe humnerat e një personi.

Librin e gjeni duke klikuar këtu

Image
Libri Porcelain

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat