Hovenier takon kompozitorin Mengjiqi i cili i dha “zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”

Kultura

Hovenier takon kompozitorin Mengjiqi i cili i dha “zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 09:50
Ambasadori Jeffrey Hovenier dhe Mengi Mengjiqin.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me kompozitorin e njohur kosovar, Mengi Mengjiqin.

Hovenier përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Mengjiqin një kompozitor i cili e përdori “talentin e tij muzikor për t’i dhënë zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”.

“Pasi përdori talentin e tij muzikor për t’i dhënë zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës,  kompozimet e tij të reja “Symphonic Pain” dhe “To Breathe Again”, sjellin vëmendjen ndaj çështjeve të përbashkëta mjedisore, duke përfshirë ngrohjen globale”, ka shkruar tutje Hovenier, përcjell Klankosova.tv.

Hovenier tha gjithashtu se kishte kënaqësinë që të ndiqte performancën preimerië “To Breathe Again” e cila u interpretua nga nga Orkestra Filarmonike e Kosovës në shkurt 2022.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat