Gjimnazi “Isamil Qemali” nderon më mirënjohje, Sabri Morinën me rastin e pensionimit

Kultura

Gjimnazi “Isamil Qemali” nderon më mirënjohje, Sabri Morinën me rastin e pensionimit

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 18:28
Sabri Morina

Profesori shumëvjeçar i gjuhës shqipe, Sabri Morina ish-drejtor i Arsimit në Komunën e Kamenicës dhe ish-drejtor i gjimnazit “Ismail Qemali”, nga kjo shkollë është nderuar sot në shenjë respekti për pensionimin e tij, me një mirënjohje, në një takim të mbajtur në bibliotekën e shkollës.

Sabri Morina ka qenë për vite të tëra aktivist i palodhshëm dhe njëri nga figurat kryesore fillimisht të pajtimit të gjaqeve, të organizimit të protestave në Kamenicë kundër regjimit fashist dhe pushtues serb. Njëri nga figurat kryesore në themelimin e LDK-së atje, në kundërshtimin e ndryshimeve kushtetuese që regjimi i Beogradit fillimisht synonte, dhe njëri nga bartësit kryesor në realizimin e sistemit paralel në komunë.

Para luftës ishte drejtor i gjimnazit “Ismail Qemali”, në periudhën më të vështirë të arsimit, duke e udhëhequr me sukses, dhe duke e kthyer në shkollë model, pavarësisht vështirësive në të cilat ndodheshin shqiptarët.

Pas luftës nga viti 2000 deri në vitin 2007 ishte drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunë, duke arritur të realizonte, pavarësisht kufizimeve të mëdha buxhetore, ndërtimin dhe përfundimin dhjetëra shkollave si në fshatrat e zonës së ulët, ashtu edhe në Malësi, duke dhënë një kontribut të pakrahasueshëm me të gjitha drejtoritë e arsimit në Kosovë, nëse merren referencat për kokë banori apo nxënës! Në vitet e fundi ka punuar zyrtar i lartë për arsim në Komunën e Kamenicës! Zyrtarisht, nga nesër z.Morina pensionet nga shërbimi në arsim dhe në detyrat publike!

Image
Pamje nga pensioni i Sabri Morinës
Image
Pamje nga pensioni i Sabri Morinës
Image
Sabri Morina
Image
Letër
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat