Reperëve Nojzi dhe Arkimedi / Poetja Anita Hoxha u bën thirrje për pajtim: Kërkoni falje, e mos lëndoni kurrë më njëri-tjetrin!!!

Kultura

Reperëve Nojzi dhe Arkimedi / Poetja Anita Hoxha u bën thirrje për pajtim: Kërkoni falje, e mos lëndoni kurrë më njëri-tjetrin!!!

Nga: Anita Hoxha Më: 8 qershor 2022 Në ora: 13:57
Pamje nga rrahja e Nojzit me shokë me Arkimedin dhe të tjerë

Jam shumë e dëshpëruar, për rrugën që po merrë rinia jonë, po në të vërtetë jam shumë.

Rrimë me zemër të ngrirë, sapo pak të na vonohen fëmijët, mendja na shkon vetëm për të keq, se në rrugët tona, ç’farë nuk po ndodhë...!

Zihen, rrihen me grushta, me armë, grupet e repit!

Dua t’iu them turp, po turp t’iu vij...! Zoti ua ka dhënë një mision prej artisti, atë të

paqes....ju jeni ambasadorët e vërtetë të paqes.

Më besoni, e kam provuar vetë, nëpër aktivitete të ndryshme, edhe pse përfaqësojmë Shqipërinë, edhe pse të pa punë, edhe pse me fëmijë që rrisim si prind i vetëm kurrë s’kam kërkuar asgjë nga ky shtet...edhe pse e kam bërë krenare këtë Shqipëri, kudo në botë, skam kërkuar asgjë.

Më duket sikur po punohet më tepër për ta shkatërruar këtë vend !

Nëse një rini rrihet, vritet rrugëve... aksidente çdo ditë, atëherë për çfarë duhet, ata parlamentarë dhe deputet për çfarë duhen ?!

Ju bëj thirrje dy artistëve të grupeve:

- Ju lutem, ndaloni dhunën !

Jeni djem të talentuar, të rinjë, të pasur, të bukur...do duhej të jepni shembullin tuaj;

Ti Arkimed, ti Noizi, jeni besimtarë dhe djem të talentuar, mblidhni ata që ju ndjekin pas...

falë atyre keni bërë miliona.

- Ju lutem, është e dhimbshme që për disa klikime shajnë njëri - tjetrin nga nëna, nga motrat...!!

A e dinë ata që shumë nëna flejnë me barkun bosh...

A e dinë që shumë nëna kanë mbyllur jetën e tyre, për ata fëmijë...

Ju të gjithë i keni nënat e shenjta, ju keni thurur këngët më të bukura, për nënat !

- Thoni, Stop dhunës!

Kërkoni falje njëri-tjetrit, mos lëndoni më kurrë njëri-tjetrin!!

Mbushni skenat, të gjithë grupet bashkë...

Kjo rini duhet të marrë në duar, fatet e këtij vendi.

I bëj thirrje policisë së shtetit, të ngrej grupe të specializuara, t’i pajtoi këta të rinjë.

Të mos përdorin dhunë e mos të kalben burgjeve!

Ata janë artistë, patjetër që do reflektojnë...Unë besoj tek ata, se do punojnë e veprojnë, në të mirën e tyre, të njëri-tjetrit dhe të vendit, përgjithësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat