Koherenca filozofike dhe rrënja psikologjike në romanin “Drejt Arbërisë”, të autorit Gjon Marku

Kultura

Koherenca filozofike dhe rrënja psikologjike në romanin “Drejt Arbërisë”, të autorit Gjon Marku

Tahir Bezhani Nga Tahir Bezhani Më 9 qershor 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Këto ditë qershori me vapë, mbarova së lexuari romanin ” Drejt Arbërisë,” një roman me përmbajtje historike, shkruar nga prozatori i spikatur z. Gjon Marku. Tema e trajtuar në këtë roman është mjaft e vjetër në kohë, por porositë që dalin, kanë vlerën e kohës së sotme, brenda vorbullave që sillen hapësirës që na rrethon....Pikërisht, për vet faktin e kësaj rëndësie, ndjeva kënaqësinë gjatë leximit të kësaj vepre që ngelet gjatë në kujtesën time.

Gjon Marku, tanimë emër i njohur në letrat shqipe, në disa zhanre letrare, me atribute te mendësisë shkencore, në romanin “Drejt Arbërisë,” na ka rikujtuar kohët më të vështira të historisë së popullit tonë, nën sundimin Osman, ato vuajtje të pasosura kurrë; atë qëndrese e luftë të paepur për ekzistencën tonë si popull, kur ecej në tehun e shpatës, të jesh apo mos të jesh ai që je, luftë mbi pesëqindit vite për të pasur emër me dinjitet e vatan me taban.

Mrekullia e përshkrimeve të ngjarjeve në romanin “Drejt Arbërisë,” janë vetëm një veçanti e shkathtësisë së pendës së Gjon Markut, i cili zhvillimet e ngjarjeve na i përfytyron si të një kohe, thuaja sa e lamë pas, me tërë tmerrin e përjetuar rrugëve plot errësirë, të veshura me mjegulla kohe....

Veprimet dhe represaliet e atyre viteve të largëta ,mbi pesëqind, për ta zhbërë një popull të tërin dhunshëm deri në detyrim të ndërrimit të fesë, është një koincidencë e hapur edhe me pushtuesin sllav, i cili veproi deri në fund vitet e shekullit 19-të,për të na asgjësuar nga trojet tona ku frymojmë që nga krijimi i qenies njerëzore.

Besëtytnitë mitologjike dhe rrënja psikologjike e një populli në romanin “Drejt Arbërisë”.

Gjon Marku, në romanin e tij, “Drejt Arbërisë,” ka treguar të gjitha shkathtësitë dhe imagjinatën krijuese, duke u thelluar si njohës i mirë i rrethanave mitologjike dhe bestitnyve si elemente të mbijetesës, që i kanë paraprij njerëzimit të asaj kohe që të mbijetojë rrethanat ekzistuese. Në të gjitha situatat e koklavitura për derdalje, si paraprirje, shërbenin zanat, kukuvajkat, shpendkeqet, ëndrrat, egërsirat, pra e gjithë natyra me natyrën e saj të pa ekzaminuar.

Të gjitha këto “paralajmërime” me kuptime mitologjike, autori Gjon Marku i ka radhitur mrekullueshëm për të kuptuar besimin e kohës si rrëfimtarë të ngjarjeve të padëshiruara ose e kundërta.

E gjitha kjo, padyshim se e spikatë, e madhështon elementin psikologjik të një populli historik në rrethana të caktuara kohore e historike. Ky element është bartë e është livruara gjithmonë në letërsinë tonë e jo vetëm. Autori i romanit, ka theksuar në veçanti aspektin psikologjik të trimave të Mirditës, duke përshkruar edhe kodin e tyre të bisedës, mimikën dhe lëvizjet tjera fizike, si referencë e rastit kur nuk donin t’i dinin të tjerët sekrete e tyre....

Elementi i besës, bujarisë, trimërisë, por dhe tradhtia në konotacionin historik.

Në romanin “Drejtë Arbërisë,” pos elementit qenësorë, si mit i traditës dhe element tradicional në vetëqenien tonë, si vlerë mbi vlera, është padyshim BESA, bujaria e trimëria për të cilat, përherë është mburrë kombi shqiptarë. Këto kanë qenë vlerat suplementare që e kanë bërë të njohur popullin tonë në historinë ekzistuese. Këtë vlerë autori i romanit, më së miri e trajton gjatë vizitës së At Filipit, të deleguarin e Papa Klementit XI, në zonat e veçanta të tokave shqiptare, për ta parë, regjistruar e pasqyruar realitetin e kohës, veprimet e mizorisë Osmane në tokat shqiptar kudo, me fokus, në zonën e Mirditës, zonë kjo e cila gjatë gjithë historisë së rezistencës shqiptare, ishte e pamposhtur nga barbarët Osman. Gjatë gjithë kohës sa qëndron në tokën shqiptare At Filipi, që mblodhi e muer[U1] në ruajtje thesarin ekzistues, dëshmi të kohës, në libra e gjëra tjera, ishte i përcjellë nga njerëzit më të besueshëm e trima të zonës së Mirditës. Kjo flet më së miri për vlerën dhe virtytet e BESËS ,bujarisë e trimërisë, që ka ekzistuar gjithmonë në mesin e këtij populli të lashtë, vlerë të cilën pastaj e njohu dhe e vlerësojë bota .

Autori i romanit “Drejt Arbërisë”, duke iu qëndruar besnik rrethanave historike, zhvillimeve dhe ngjarjeve të kohës, nuk le anash as “tradhtinë,” si element negativ i futur nga arsye e rrethana kohe të sundimeve të ndryshme, element ky që ka vepruar falë dhunës e varfërisë njerëzore . Këtë dukuri e përshkruan më së miri me rastin e kthimit të At Filipit në Romë, në afërsi të lumit Buna, ku barte thesarin me vete në disa qerre ngarkuar me kuaj, materiale të mbledhura nga zona të ndryshme te vendit, për t’i ruajtur në Romë, me porosinë Papa Klementit XI-të. Në buzët e lumit Buna, tradhtia del sheshit, disa njërës shqiptarë të asimiluar në osmanli, bëjnë aktin e tradhtisë, pra vrasin njerëz e shkatërrojnë materialet e mbledhura. Kjo shëmti e dhuruar nga sundimet nëpër shekuj, nuk është element i lindur nga etimologjia shqiptare, por dhuratë e sundimeve të pamëshirshme. Koha do ta zhbëjë edhe këtë dukuri negative në mesin tonë.

Gjatë leximit të romanit “Drejt Arbërisë,” jam mahnitur me shprehjet poetike të autorit Gjon Marku i cili, në çdo rrethanë e situatë, natyrën, ambientin kohën, bukurinë e natyrës, lemerinë e natës, egërsinë e egërsirave, të gjithave u gjen vend adekuat duke i spikatur poetikisht e me rëndësinë e gjetjeve sipas arsyes, duke ndërtuar fjalë e fjali kuptimplote e joshëse për lexuesin e pasionuar në artin letrarë. Padyshim, romanin e bëjnë akoma më joshës prurje të reja të fjalëve, fjalëformime, si psh. udhnajës, majekodrës, kapqaleve, buzëqeshjengrirë, buburrectoret e shumë të tjera, të cilat do iu shërbejnë niveleve shkencore për qështje gjuhësore.

Mendoj se romani “Drejt Arbërisë,” është ndër romanet më të bukura shkruar kohëve të fundit, roman i cili përçon porosinë tek lexuesit, te masa në tërësi, se sa kujdes duhet kushtuar, në radhë të parë, çështjes kombëtare, ruajtjes së grackave të armiqve të vendit tonë, bashkimit të tokave të copëtuara, ndërtimit të shtetit e shoqërisë bashkohore shqiptare.

Sado të shkruaja për vlerat e këtij romani dhe rëndësinë e tij, gjithsesi do i mbetem borxh kuptimësisë dhe thellësisë së tij filozofike kombëtare. Megjithatë, e konsideroj si një prurje me shume vlerë, një pasuri-thesar në bibliotekat tona personale e shkollore.

[U1]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat