Nesër nis edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar FemArt

Kultura

Nesër nis edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar FemArt

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Edicioni i 10-të i FemArt, do të mbahet nga 14 dhe 23 qershor 2022, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Artiste, aktiviste e feministe vendore dhe ndërkombëtare bashkohen sërish në festivalin e parë feminist në Kosovë e më të madhin në rajon.

Nën moton “Nga Revolucioni në Evolucion” FemArt 10 për dhjetë ditë me radhë shpërfaqë aftësitë e grave dhe burrave artistë dhe aktivistë, për t’u përmbushur, inspiruar e për të gjetur paqe.

Hapja e edicionit të dhjetë do të bëhet me shfaqjen premierë “Kosova: Toka e Shpirtrave të Trazuar" nga ora 20:00-21:30 me autore Shqipe Malushi, regji të Zana Hoxha. Kurse mbyllja e festivalit FemArt do të jetë me Flamenko Baletin “Luxuria” nga Barcelona me regji të David Gutiérrez Molina dhe Paula Sánchez Reyes, më 23 Qershor, 2022 nga ora 21:30 - 23:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Festivali mbledhë për të festuar një dekadë të njohjes e nderimit të guximit të grave artiste, fuqisë kreative, e angazhimit të tyre për barazi e drejtësi përmes veprave artistike nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Gjermania, Portugalia, Spanja, Izraeli, Ishujt Reunion, Italia dhe Franca, thuhet në një njoftim të organizatës Artpolis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat