Puthja në rrugë

Kultura

Puthja në rrugë

Nga: Fatmir Lohja Më: 15 qershor 2022 Në ora: 07:36
Fatmir Lohja

Një ditë , na ftuan për drekë,gazetari me shokët e tij edhe mua, edhe Colin. Fol e qesh me rininë e kaluam masën e alkoolit. Sa lajme humoristike mori gazetari nga Coli, këtë nuk e përcaktoj dot as sot. Kur u ngritëm nga tavolina, e morëm vesh se në çfarë derexheje kishim shkuar. Në trotuar i kryqëzuam krahët ,për t’u mbështetur te njëri -tjetri.Colin e ndali një bashkëmoshatare. Rrok, e puth, e bëri tërë pështymë. Coli nuk I jepte shenja njohje gruas me sy xizëllues.

Zonjë! Pse nuk më puthni edhe mua?- dhe i bëj me shënja mjaft,se nuk po e sheh në çfare gjendje është.

Cili jeni ju, që kërkoni t’u puth, - me pyet me nervozizëm.

Mosqofsha ,edhe sot jam Loli , - i pergjigjem, i përskuqur në tërë trupin.

Ti je Loli? Më kanë thënë se nuk ndaheni bashkë, por për ty kam informacione se je pordhac i madh ,- ma kthen në vend, zonja e befasuar nga kërkesa ime absurde.

E keni informacionin gabim zonjë me sy zizëllues. Coli vuan nga stomaku , prandaj ka gazra shumë. Unë, pse nuk kam gazra, po ma shkurton jetën koliti.

U bind zonja se në çfarë gjende qe Coli.I shtrengoi nofullat dy-tre herë për të m’u perveshur. Në çast u mbush mendja, se nuk kishte aspak vlerë zgjatja e ndënjes me ne. Edhe unë në të njeten gjendje qeshë me shokun tim të mirë.

Do merrem një ditë tjetër me ty,- u largua zonja pa i dhënë dorën Colit, se për mua nuk bëhej fjalë.

Do Zoti nuk na gjen më në këtë gjendje, - i them ,pa e marrë vesh nëse e mori mesazhin tim të sinqertë.

Si kërkove të puthje në rrugë mikeshen time, o faqezi?- me drejtohet befas, Coli .

Mendova se po të dal zot . E pashë mirë, që nuk ishe në gadishmeri për t’i kthyer reston zonjës,- i përgjigjem menjëherë.

A të punë e di unë!

Tani mund ta dishë, por përpara saj qendrove si hu,- dhe nuk e mbajta më gazin .

Ka thënë profesori yt , se të dehesh një herë në vit, nuk është turp!- u mundua të zgjohej Coli.

Sipas evidencave të mija ne po dehemi në çdo tremujor,- ia kthej në vend.

Pa e lagur fytin, nuk kam bërë humor asnjëherë, këtë e di ti ,e kush më njeh!

Nuk jemi më të rinjë. Dikur nuk i njihnim ilaçat, sot po i pimë me grushta çdo ditë.

A e di ti se kush është ajo?-e ktheu bisedën Coli.

Pres të ma tregosh ti.

Unë nuk e di përvete . Me ma falë tërë Tiranën,nuk jam në gjendje t’i kujtoj sëpaku emrin, ndërsa zotërija jote prisnje të të puthte në rrugë mikesha ime,- nisi edhe Colit me i dalë rakija e fortë.

Megjithëse e bëra kërkesën , të jeshë i bindur, se vetëm puthjen në rrugë nuk e prisnja . Ti e di mirë se jam burrë me namuzë!- i përgjigjem me sinqeritet.

Ku qendron namuzllëku yt?

Të bëri tërë pështymë në mes të rrugës! Si të rrija unë, kur miku im i mirë vuante nga puthjet një gruaje me sy xixëllues? Shko tani në shtëpi, se ja ku e ke hyrjen !- i dhashë dorën , dhe mora drejtimin për në shtëpinë time.

Në atë gjendje po vrisja rradaken time.Si nuk të vjen turp, o i paftyrë?Me veshtirësi hedh këmbët, për të arritur në shtëpi. Ishte ditë e veçantë, se ndenjëm me rinininë. Nuk mund të rrije pa pirë alkool?Ata porosit edhe nga një, për të mos u prishur qejfin, vazhdonim avazinë tyre. O marrok! Ende nuk e ke marrë vesh se vapa iku me gushtin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat