Aktualizim nga shënimet e sirtarit nr.132 pas takimit dhe për takimin me Bacën Ukë më 1990!

Kultura

Aktualizim nga shënimet e sirtarit nr.132 pas takimit dhe për takimin me Bacën Ukë më 1990!

Nga: Safet Sadiku Më: 18 qershor 2022 Në ora: 21:34
Ukshin Hoti

Ai fliste qartë, e kuptoje lehtë çfarë të thoshte. Ishte njeri i matur, vigjilent dhe shembujt i merrte edhe nga jeta e përditshme. Ai në zyrën e tij gjatë kohës sa po rrinim, hapte literaturë, citonte mendime dhe shembuj, dhe krahasonte rrjedhshmërinë aktuale të proceseve politike! 

Besimi në mes faktorëve të brendshëm!

Ai foli për besimin e brendshëm, për faktorin njeri dhe për faktorin shtetësi. Ishte në tavolinë dhe herëpasherë shkruante. Ja dy-tri herë, në zyrë futeshin edhe bashkëkolegët  e redaksisë. Por, biseda koncentrohej në përgjithësi te gjërat e përgjishme, dhe jo rrallëherë, dhe jo me pak shembuj krahasonte shqiptarët me proceset, ku në spikamë vinte vetëdijen për respektim të shtetit, dhe theksonte shpeshëherë traditën historike familjare, që dinte të rrëmbente mendjen edhe me shembuj të patriotëve të paepur që kanë pasur atdhedashuri të madhe për atdheun . Ai, Baca Ukë përmendi edhe Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Avni Rrustemin, Isa Boletinin...etj.Për një çast, ne e kthyem bisedën te aktualja, te e përditshmja dhe te okupimi, te zbehja e aktiviteteve për shtetin dhe në emër të shtetit. Kështu unë pata edhe takimin tjetër dhe më pas edhe takimin tjetër, që i dham vulë punës,(për çfarë na interesonte). Mr. Ukshin Hoti pothuaj fliste me  shumë respekt për tërë ish kolegët e burgut, pasi e dinte  aktivitetin politik të tyre, por edhe qëndrimet në proceset gjygjësore. Ai dinte edhe për prapaskenat politike shumë më shumë se sa mendonte njeriu normal. Por në bisedën e takimit të tretë deri sa po flisnim ai duke më dhënë një qëndrim, për ndodhshmëritë e paparashikueshme të mundshme edhe për bisedime me Serbinë përveç tjerash tha:„Ka shumë rëndësi se kush do të zgjedhet në krye për drejtimin e shtetit, duke filluar nga presidenti (dhe akterët e tjerë politikë), se sa do të jetë ai i gatshëm të rrezikojë jetën përballë kërkesave ekstreme të Serbisë ndaj Kosovës, sepse rrethanat politike do të jenë të tilla me plot rreziqe, dhe serbët këto situata dinë t’i krijojnë me vetëdije për të arritur qëllime dhe kërkesa ekstreme. Kjo shkallë rrezikshëmërie këron përgatitje të mirëfilltë të spektrit politik të Kosovës për të dalur fitimtar. Por, elitës sonë do t’i kërkohen norma ekstreme dhe do të mund të shantazhohet çdo anëtar i delgacionit, por kryesuesi, në këtë rast presidenti i vendit do të ketë shkallë të madhe të  rrezikshmërisë për jetën e tij“. Takimet me Mr. Ukshin Hotin mbesin si një kujtesë, e cila është regjistruar në memorien time, të cilat nuk përshkruhen lehtë, edhe kur lexohen dorëshkrimet të ruajtura me fanatizëm.

Poezi kushtuar Mr. Ukshin Hotit:

E paske ditëlindjen o Baca Ukë!

 

E ku i festonim dikur këto ditëlindje 

As që na binte në mend.

Tani sa herë dëgjoj për 

„Proceset politike“ më del përpara 

Fytyra e Bacës, zëri i Bacës 

Dhe porosia e ligjëratave për shtetin!

Edhe kur nuk flisje rrezatove porosi

Sa larg paskemi qenë... 

Këta që të shanë e të sulmuan 

Nga frika e nga tmerri

Në emër të shtetit e për shtetin 

Nuk po kuptojnë ende asnjë fjalë në shqip

E unë çfarë të bëjë me ta si zë i vetmuar!

Vetëm të shpresoj se në ditëlindjen tënde

Shteti do të mësojë të flas edhe në shqip!

Dhe t’iu prishë të tërëve llogaritë...

 

Më 17. 06. 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat