“Open Cinema” në edicionin e 6-të, një risi nëpër qytetet e shqipërisë në sezonin e ri turistik të verës së nxehtë

Kultura

“Open Cinema” në edicionin e 6-të, një risi nëpër qytetet e shqipërisë në sezonin e ri turistik të verës së nxehtë

Albert Z. Zholi Nga Albert Z. Zholi Më 28 qershor 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Kinemaja shëtitëse nëpër shqipëri me formatin e saj “Open Cinema” zbret këtë sezon të ri turistik me një projektë ambicioz në 10 qytete të shqipërisë. Ajo ngre siparin në qytetin e kukësit duke promovuar dhe turizmin e këtij rrethi i cili ka njohur zhvillime të prekshme vitet e fundit. Ai mbështetet nga Bashkitë e qyteteve respektive, Qendra Kombëtare e Kinematografisë Arkivi Qendror Shtetëror i filmit dhe kurohet nga Production Cinemania. Prodhimet e fundit të kinemasë shqiptare si dhe asaj botërore do të shohin dritën e projeksionit në qytetet e shqipërisë. E veçanta për këtë vitë do të jetë retrospektiva nga kronikat në vite të çdo qyteti duke parë ecurinë dhe ndryshmet e mëdha në çdo qytet gjatë viteve. Gjithashtu do të kujtohen nëpërmjet retrospektivave regjisorët dhe aktorët më të mirë të kinemasë botërore të cilët shkëlqyen me veprat dhe rolet e tyre, duke kujtuar kështu epokën e ndritur të kinemasë. Ajo që e bënë akoma më të gjallë këtë aktivitet Kombëtar, është pjesmarja e regjisorve dhe aktorëve shqiptar para ekranit të madh të kinemasë si Saimir Kumbaro, Timo Flloko, Fitim Makashi, Adivije Sharofi Alibali, Mevlan Shanaj e Natasha Lako etj. Promocionin e kinemasë shqiptare në tre netë në çdo qytet të shqipërisë do ta përshëndesin dhe këngëtarët e ftuar special si: Irma Libohova, Paola Kostandini e Miron Kotani, Dava Gjergji, Alfred Meminaj, Liljana Kondakçi, Kristina Ndoja, Bashkim Alibali, Eranda Libohova, Redon Makashi, Ergi Agolli etj.

“Open Cinema” sjell për publikun e gjerë, filmin e pëlqyer ndër vite kopjo të restauruar “Vdekja e Kalit” të regjisorit Saimir Kumbaro si dhe filmin e restauruar të regjisorit Dhimitër Anagnosti “Përallë nga e kaluara”.

Kështu nga qyteti verior verior i shqipërisë Kukësi nis rrugëtimin aktiviteti kinematografik në Bashkitë e qyteteve Berat, Devoll, Kuçovë, Patos, Gjirokastër, Cërrik, Saranda, Shkodër, Tiranë.

Berati natën e parë me kinemanë verore priti me dashuri filmin shqiptar "Vdekja e Kalit" kopjo e re e restauruar. Regjisori Saimir Kumbaro dhe Aktorët Rajmonda Bulku, Timo Flloko, dhe Fitim Makashi prunë dhe morën emocione të ralla para publikut Beratas, të cilët shpesh herë duartrokisnin artin e bukur shqiptar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat