​Sot përurohet “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut” në kujtim të Adem Demaçit

Kultura

​Sot përurohet “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut” në kujtim të Adem Demaçit

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Me rastin e katër vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës sot në orën 10:00 do të përurojë “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut”, të autorit Selatin Novosella.

Në orën 11:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të Adem Demaçit në Varrezat e Dëshmorëve Prishtinë.

Ndërsa në orën 12:00 do të realizohet një vizitë në sheshin “Adem Demaçi”, si dhe do të vendosen buqeta lulesh në gurthemelin e shtatores së Adem Demaçit.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës, ndërroi jetë më 26 korrik 2018, në moshën 82-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat