Muzeu etnografik i Draginës me vlera të pasura etno-kulturore

Kultura

Muzeu etnografik i Draginës me vlera të pasura etno-kulturore

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Në vazhdën e eksplorimeve me karakter njohës në sferën e trashëgimisë kulturore, muzeu etnografik i Draginës, në viset e Anamalit të Ulçinit, ruan një sërë objekteshe e sendesh me vlerë kulturore e etnografike shqiptare.

Për trashëgimin kulturore dhe atë shpirtërore si dhe monumenteve të ndryshme në viset e Anamalit të Ulçinit, të grumbulluara në muzeun e Draginës, na rrëfen në “Aktual” themeluesi  këtij muzeu, Valon Kovaçi.

Që në parahyrjen e muzeut ndodhet “tapraku” i shtëpisë së vjetër të ruajtur nga Haxhi Zeneli, stërgjyshi i themeluesit të muzeut, Valon Kovaçi.

Në mesin e sendeve me vlerë të muzeut është vënë edhe një varg poetik: “Dritaren lëre hapur”, varg  i poetit të njohur shqiptar, me origjinë nga Ulçini, Basri Çapriqi.

“Ka disa vite që kemi filluar me grumbullimin e artefakteve, kemi pjesë të qeramikës, të gurit, të hekurit, enë shtëpiake, veshjet, orendi të vjetra, vegla të punës që kanë përdorur të parët tanë”, deklaroi Kovaçi.

Më tej ai shtoi se këto sende, mjete, orendi të muzeut,  janë të dhuruara nga nejrëzit vullnetmirë të zonës së Anës së Malit, por disa edhe janë blerë nga vet ai.

Ka më shumë se dhjetë vjet që kemi nisur për të punuar për një projekt të tillë, për themelimin e muzeut”, shtoi Kovaçi.

Përveç grumbullimit të sendeve dhe mjeteve të vjetra të punës, interesante ishin  edhe emërtimet e tyre, që gjithsesi kanë vlerë historike gjuhësore.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat