​Fotoekspozita për 144 vjetorin e dëbimit të Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit e hapur edhe sot

Kultura

​Fotoekspozita për 144 vjetorin e dëbimit të Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit e hapur edhe sot

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Shoqata e Shqiptarëve të Muhaxhirëve Mbarëkombëtar për nder të 144 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ka prezantuar një fotoekspozitë me 144 fotografi, përmes së cilës paraqiten pjesë të historisë së popullit shqiptar gjatë viteve 1877-1878. Ajo po qëndron e hapur edhe sot, ku qytetarët mund ta vizitojnë prej afër.

Kryetari i kësaj shoqate, Asllan Qyqalla tregon për KosovaPress se për të arritur deri këtu kanë kaluar nëpër disa sfida, ku njëra ndër to ishte grumbullimi i fakteve.

Sipas tij, fotoekspozita ka zgjuar kureshtjen e të huajve dhe të diasporës, por që, siç thotë ai, e njëjta nuk mori vëmendjen e duhur institucionale.

Qyqalla: Nuk meritojnë falënderim asnjë nga institucionet tona

“Është shumë interesante që në këtë fotoekspozitë që në ditën e parë të hapjes së kësaj fotoekspozite ka qenë në mesin e shumë vizitorëve, ajo ka qenë e rastit, por që ka ardhur ta vizitojë Bibliotekën dhe sapo e pa fotoekspozitën u ndal. Ishte Ambasadori i Britanisë së Madhe, ishte këtu dhe e vizitoi. Pas vizitës ai u interesua shumë e mori broshurën dhe përpos kësaj secilën fotografi të mos themi secilën po në veçanti i interesoi të ndalet dhe parashtroi pyetje, por në mesin e tyre të fotoekspozitës për fat të mirë që e kemi edhe diasporën këtu, ata kanë ardhur dhe e kanë vizituar... 9:16 Po për fat të mirë, një fat i madh që është edhe festivali ‘summer’, po për fat më të madh është simpoziumi për kulturën, shkrimin shqip që mbahet në institutin e Fakultetit Filologjisë edhe ata kanë ardhur këtu dhe u takova me 5 holandezë të cilët i bën vizitë dhe interesoheshin për secilën fotografi. Megjithatë faleminderit prej të gjithëve vizitorëve që vijnë, nuk meritojnë falënderim asnjë nga institucionet tona shtetërore, përpos zëdhënëses së kryeministrit që ishte në hapje, asnjë tjetër nuk mori pjesë në hapje nga institucionet”, thotë ai.

Ai bën thirrje për hapjen e një zyre në institucionet qeveritare për ruajtjen e vlerave kombëtare të shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, pasi siç thotë ai edhe sot ka muhaxhirë.

Qyqalla: Duhet të kemi zyrën tonë në objektin e qeverisë 

“Pikërisht shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve sot për sot nuk kemi një zyrë. Kishim 6 muaj ditë zyrën të cilën e mbuloi i ndjeri Festim Lato nga Çamëria, i hapi zyrat në postë dhe pas 6 muaj ditë u mbyll ajo zyrë sepse nuk kishim mjete për të hapur zyrën, por ne kërkojmë... zyrën institucionale, pra të hapet në institutin e qeverisë, siç e kemi për fat të mirë Zyrën për të zhdukurit e luftës së fundit ashtu duhet të jetë edhe zyra për të zhdukurit për muhaxhirët, pasi edhe sot kemi muhaxhirë, pse themi sepse sot kemi nga trevat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të cilët për ditë vijnë dhe askush nuk kemi zyrën ku duhet të lajmërohen sepse ata kur shpërngulen pse edhe sot s’është shpërngulje me dhunë me pushkë është shpërngulje psikike, ua mbyllin shkollat ua humbin vendbanimet e tyre atje ne Medvegjë, dhe ata patjetër duhet të gjejnë vendin këtu, dhe këta nuk dinë ku të drejtohen... andaj duhet ta kemi zyrën dhe ne kemi kërkuar që ta kemi zyrën në institucionet e Kosovës”, apelon ai.

Qyqalla flet edhe për të drejtat e popullit shqiptar, që si shoqatë thotë se i adresojnë vazhdimisht.

Qyqalla: Kemi pasur vështirësi në grumbullimin e fakteve 

“Ne jemi shoqatë, nuk jemi institucion e as nuk jemi asociacion. Andaj, ne si shoqatë shqiptare e muhaxhirëve mbarëkombëtarë i kemi diku 14 milionë persona në të gjitha trojet shqiptare edhe në gjitha vendet shqiptare kërkojmë të drejtën tonë, e drejta jonë është në bazë të Kongresit të Berlinit të vitit 1878, në pikën 3 të nenit 4, ku thuhet që kanë të drejtë kjo popullatë të kthehen në trojet e tyre, por kanë të drejtë edhe në kompensimin e trojeve të tyre. Andaj ne kemi pasur shumë vështirësi. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë rreth grumbullimit të fakteve”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket ekspozitës, ai thotë se mbështetje kanë pasur vetëm nga Fondacioni Rrënjët Dardane dhe të tjerë që kanë humanitarë që kanë kontribuar.

Fotoekspozita për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit është hapur më 15 gusht, dhe do t’i mbyll dyert sot rreth orës 20. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat