Nëse synimi i parë i ëndrrave për arritje është pushteti, fruti i atyre ëndrrave është kolltuku

Kultura

Nëse synimi i parë i ëndrrave për arritje është pushteti, fruti i atyre ëndrrave është kolltuku

Nga: Arben Kurteshi Më: 18 shtator 2022 Në ora: 11:40
Arben Kurteshi

"Mundësia që ëndrrat mund të realizohen është ajo që e bën jetën interesante." (Paulo Coelho).

Ne pikturuam ëndërrat në kokat tona dhe patëm guximin ti ndjekim ato deri në arritje.

Pas lulëzimit të ëndrrave tona, ne i kultivuam ato, dhe na dhuruan frutin e lirisë.

Nuk ka fuqi që mund ti përballojë dhe ta ndalë synimin e ëndrrave të përbashkëta të idealit të zemrës drejt arritjes; sepse fuqia idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes dallon nga të gjitha dhe është mbi të gjitha, fruti i tyre është përbushja.

Nëse synimi i parë i ëndrrave për arritje është pushteti, atëherë fruti i atyre ëndrrave është kolltuku.

Kjo e pamundëson zhvillimin e shpejt të vendit.

Ëndrrat që mund të pikturohen në mendjen e vizionarëve e që kanë ideal zemre dhe vizion mendje të përbashkët me popullin, që synimi kryesorë e direkt është arritja për përparim, atëherë fruti i këtyre sakrificave, përpjekjeve e i vendosshmërisë së palëkundur do të jetë zhvillimi i shpejt i vendit.

Mëse e rëndësishme dhe vendimtare është prurja e njerëzve në pushtet, që kanë ëndrrat e idealit të zemrës dhe vizionit mendjes të përbashkët me POPULLIN dhe që synimi kryesorë është në harmoni me këtë ideal dhe vizion, e që përpjekjet dhe sakrificat me vendosshmëri janë të palëkundura për arritje; mund ta sjellë fuqinë e nevojshme të përbashkët për zhvillimin e shpejt të vendit.

Frutin që do ta dhuron kjo përpjekje e ky synim i përbashkët është zhvillimi i vendit në nivel evropian e përtej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat