U mbajt promovimi i librit “Brenda meje, ti” i Erdonita Hebibit

Kultura

U mbajt promovimi i librit “Brenda meje, ti” i Erdonita Hebibit

Nga: Ahmet Pllana Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, të hënën më 5 dhjetor 2022 u mbajt promovimi i librit me poezi me titull “Brenda meje, ti” i autores së re Erdonita Hebibi. Amfiteatri ishte i mbushur përplotë me dashamirë të librit, familjarë dhe miq, ndërsa ishin prezente edhe mediat. fillim fjalë përshëndetëse foli profesori Milazim Krasniqi, i cili tha se autorja e librit që promovohet sot ka qenë studente e tij në fakultet, në departamentin e gazetarisë dhe ka qenë një studente e dalluar, ndërsa ajo sot punon gazetare në një televizion. Më pas rreth librit të Erdonita Hebibit foli recensentja e librit, profesoresha Leonorë Bruçaj.

Ajo tha se autorja e librit shpalos para lexuesve refleksionin e saj mjaft të qartë përmes shprehjeve të theksuara, duke e kombinuar emocionin me mendimin.

Më tej Bruçaj tha se autorja Erdonita Hebibi duke përdorur figurat stilistike, shpalos universin e saj poetic përmes vargjeve tejet origjinale, që nganjëherë shprehin edhe pezmin e grumbulluar në kraharorin e saj. Pas saj me një vështrim rreth librit u paraqit Ahmet Pllana, krijues dhe lektor i librit, i cili tha se poeten e re e të talentuar për të shkruar e ka nxitur malli dhe dashuria e madhe ndaj babait të saj, i cili nuk gjindet më në jetë. Ai tha se ndonëse ky është libri i parë i saj, Erdonita Hebibi ka arritur që të futet në botën e poezisë dhe ta kuptojë lërimin e poezisë dhe nuk është poezi që i ngjason prozës.

Rreth botimit të librit foli Fatmir Halimi, botues i Shtëpisë Botuese “Prokultpress”. fund, autorja i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe ua dhuroi pjesëmarrësve nga një libër të nënshkruar nga autorja. /Ahmet Pllana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat