Ishte zhgënjyes manifestimi për Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës” në Viti

Kultura

Ishte zhgënjyes manifestimi për Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës” në Viti

Nga: Sami Arifi Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:59
Sami Arifi

Me rastin e manifestimit jubilar, në Shtëpinë e Kulturës „Bajram e Gursel Sylejmani“ në Viti, në shenimin e pavarësimit të 50-të vjetorit të QSH atëherë të quajtur „Boro e Ramizi“ tashmë „Kuvendi i Lezhës në Viti, në lëshimet e bëra nga organizatorët u panë hapur marritë dhe çudirat duke përmendur madje edhe lavdruar disa nga emrat që në raste të rrezikimit të çenjes kombëtare nga pushteti okupues, posaçërisht në shkolla, ata caktoheshin si drejtor, caktoheshin nën dirigjimin dhe orkestrimin e rexhimit okupues të kohës për ta mbjellur tek nxënësitë frymën e pushtuesitë serbo-jugosllav dhe për të shtypurë zgjimin kombëtar në shkollat shqipe duke e zgjeruar edhe më tej të ashtquajturin „Diferencim Ideo-Politik“ te profesoret që kishin në shpirt mbjelljen e zgjimit kombëtar te nxënësit e tyre…

-Atdhetarët të cilët dhanë kontribut të çmuar në shkolla për zgjimin kombëtar te nxënësitë futeshin nëpër burgjet jugosllave si: Kadri Osmani, Xhemil Daci dhe tre të tjerë bashkvëndas të tij, Fahri Ymeri, Abdyl Hoxha dhe Jakup Jahiri që të gjithë kishin punuar në Qendrën Shkollore atëherë quhej „Boro e Ramizi“, tani „Kuvendi i Lezhës“ në Viti…

Revistën e quajtur „Aroma“ së bashu me nxënës për herë të parë në komunën e Vitisë e kishte nxjerrë në dritë më 1973/74 prof. Kadri Osmani, çudi asnjë nga këta emra fare nuk u përmendën për kontributin e tyre në këtë shkollë, madje për pavarësiminë e 50-të vjetorit të QSH „Kuvendi i Lezhës“ në Viti morën mirënjohje edhe ata që kurrë nuk kishin punuar në proçesin edukativo-arsimor, madje morën mirënjohje edhe një numër drejtorësh që ishin argat të rexhimit serbo-jugosllav të kohës si ma të besuarit për pushtetin okupues për të bërë „Diferencim Ideo-Politik“ te mësimdhënësitë në shkolla…

-Kadri Osmani nga fshati Makresh i Poshtëm-komuna i komunës Atranës, ai kishte dhënë nga vehtja çdo gjë për çështjen kombëtare, në veçanti kishte mbjellë shumë rritën te nxënësit për zgjimin kombëtar nëpër shkollat shqipe, e në veçanti edhe në QSH në Viti, ai nxjerri revistën e parë me nxënës në këtë komunë, revista e quajtur „Aroma“. Prof Kadriu ishte dënuar pësë herë me 25 vite burg të rëndë në burgjet serbo-jugosllave, ai i vuajti 17 vite burg të rënd, marri, në këtë manifestim jubilar të 50-të vjetorit pavarësimit të shkollës së mesme në Viti nuk u tha asnjë fjalë për te…

-Xhemil Daci së bashku me tre vëndas të tjerë nga komuna e Tetovës, ata ishin larguar nga rexhimi i egër serbo-jugosllav prej proçesit mësimorë në QSH në Viti aty kah viti 1971/72 dhe më vonë ishin futë në burgje, çudi asnjeri nga këta nuk u përmend me rastin e 50-të vjetorit të pavarësimit të QSH atëherë të quajtur „Boro e Ramizi“ tani „Kuvendi i Lezhës“ në Viti…

-Fahri Ymeri nga fshati Sllatinë i cili ligjëroi lëndën e ekonomisë profesor në këtë shkollë të QSH „Kuvendi i Lezhës“ në Viti, i cili u dënua në vitin 1981 me gjashtë vite burg me dënim të rëndë, çudi, as ky atdhetar që punoi në këtë shkollë për te nuk u tha asnjë fjalë e vetme…

Fahri Ymeri ishte veprimtar i madh i çështje kombëtare, ai nuk u ndal asnjëherë së vepruari për kauzën e madhe kombëtare. Me rastin e heqjes edhe të asaj pak autonomie që kishte Kosova prof. Fahri Ymerin, më 28. 03. 1989, e morën prap në burg në të ashtquajturin „Izolim“ në burgjet serbe të Vrajës e pastaj në Shabac të cilin e torturuan pafundësisht…

-Poashtu edhe Abdyl Hoxha nga Juniku, i cili punoi një kohë të gjatë në QSH „Kuvendi i Lezës“ në Viti, edhe, ky i burgosur politik në vitin 1981 ishte kontribues mjaft i madh në proçesin edukativo-arsimor, çudi, nuk u përmend fare…

-Profesori Jakup Jahiri nga Sodovina e Jerlive, i cili ishte mësimdhënës në QSH „Kuvendi i Lezhës“, ai ishte i përkushtuar në edukimin dhe zgjiminë kombëtar tek nxënësit, por edhe jashtë shkollës te gjeneratat e reja, humbi shëndetin nga torturat e organeve të sigurimit të rexhimit serbo-jugosllav dhe prej argatëve bashkëpunëtorë, prof. Jakupit iu ndalua madje të kalonte edhe rrugës në afërsi të shkollës, çudi dhe marri nuk u tha asnjë fjalë për te…

Veprimtaria e prof. Jakup Jahirit ishte në fushën shumë dimensionale për çështjen kombëtare, jo vetëm për arsim, ai ishte kundërshtar i hapur ndaj çdo rrezikimi që i vinte kombit tonë nga armiku shekullor, prandaj kur Kosovës iu hoç edhe ajo pak autonomi që kishte ate e izoluan më 28. 03.1989 nëpër burgjet serbe duke e munduar me torturat më të rënda shnjerëzore...

-Ju këroj falje atyre që dhanë kontribut në këtë shkollë, ata janë të shumtë, unë në këtë shkrim të shkurtër gazetaresk nuk kam mundur t’i përmendi emrat e të gjithë atyre që sakrifikuan dhe kanë dhënë kontriburin në proçesin edukativo-arsimor…

-Uroj që ky shkrim të ndikojë te institucionet relevante në vlerësimin e personaliteteve në bazë të meritokracisë sepse një numër prej këtyre mësimdhënësve, jo vetëm që humbën shëndetin, por edhe u flijuan për arsimin shqip, prandaj vlerësimet në bazë të jaranisë dhe interesave personale janë plagë në zemër për popullin. Manifestimet në vlerësime të mënyrës së këtillë janë irrituese jo vetëm për arsimin shqip por janë irrituese për mbarë kombin tonë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat