Gruaja e heroit Agim Ramadani publikon poezitë e dashurisë që ia shkruante burri

Kultura

Gruaja e heroit Agim Ramadani publikon poezitë e dashurisë që ia shkruante burri

Më: 11 prill 2023 Në ora: 17:53
Shukrije Ramadani dhe Agim Ramadani

Shukrije Ramadani, gruaja e Agim Ramadanit në 24-vjetorin e rënies së këtij heroi, ka publikuar disa letra dashurie të cilat ai ia kishte dërguar asaj në vitet e 80-ta.

Poezitë të cilat kishte shkruar “Katana” për gruan e tij, shfaqin bukurshkrimin e tij por mbi të gjitha shpirtin artistik që kishte krahas atdhedashurisë.

Më poshtë mund t’i lexoni vargjet që Ramadani i kishte shkruar për gruan e tij, Shukrije Ramadanin.

Agim Ramadani, i njohur edhe me nofkën ‘Katana’, ishte nga Zhegra e Gjilanit.

Përveç ushtarak, ai ishte artist e shkrimtar. Studioi në Akademinë Ushtarake në Zagreb.

Pas shpërthimit të luftës në Kosovës iu bashkua UÇK-së, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138, deri në ditën e rënies së tij, në Koshare në prill të 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat