“Ndjeja zemrën në fyt”, balerina e njohur zbulon çfarë i tha Agron Aliaj para se të hapej perdja e skenës

Kultura

“Ndjeja zemrën në fyt”, balerina e njohur zbulon çfarë i tha Agron Aliaj para se të hapej perdja e skenës

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:35
Agron Aliaj

Primabalerina e Teatrit të Operas dhe Baletit, Adela Muçollari ka bërë një rrëfim për karrierën e saj dhe jetën personale në emisionin “Pas Mesnate”.

Ajo është ndalur veçanërisht te roli i Zhizel, i cili i dha mundësinë të ngjitej në TOB për herë të parë si një primabalerinë në moshën 18-vjeçare. Adela kujton emocionet e mëdha që ndjente kur maestro Agron Aliaj i besoi rolin. Ajo madje zbuloi edhe fjalët që maestro para se të hapej perdja, të cilat i dhanë shumë vetëbesim.

“Tani që po e kujtoj në kohë, kur kam kërcyer Zhizelin për herë të parë, fshataren e baletit Zhizel, e ndjeja zemrën në fyt dhe më rrihte aq shumë fort, sa mendoja që nuk do ja dal dot, sepse isha ajo vajza e vogël që do të kërceja në skenën e madhe dhe kur e mendon që është ajo skena që ti ke ëndrruar që fëmijë dhe kur vjen ai momenti që ti prek ëndrrën tënde, janë emocione shumë të bukura. Janë emocione që unë i mbaj gjithë kohën me vete sepse njeriu me emocione jeton. Janë emocionet më të bukura të jetës sime dhe duke punuar me maestron Agron Aliajn, sigurisht që emocionet vinin dhe shtoheshin. E zbuluar nga ai është akoma më bukur dhe kujtimet e mia me maestron janë shumë të bukura.

Para se të hapeshe perdja, ai e pa që unë kisha shumë emocione dhe ka qenë fjala e tij: ‘Ti ke lindur për të qenë në këtë skene dhe ke lindur për të qenë soliste’. Edhe në atë moment ishte vërtetë ai momenti i duhur që Adela kishte nevojë për një fjalë dhe ishte pikërisht ajo fjala që mua më dha vetëbesimin, duke u thënë nga maestro Aliaj, atëherë thash kjo skenë është e imja. Edhe vërtetë skena sot është e imja”, rrëfeu balerina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat