Shkrimtari Pamuk falje për shtyrjen e vizitës në Kosovë

Kultura

Shkrimtari Pamuk falje për shtyrjen e vizitës në Kosovë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 06:11
Orhan Pamuk

Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk, fitues i çmimit ‘Nobel’ për letërsi, u ka kërkuar falje lexuesve të Kosovës, për shkak të shtyerjes së vizitës së tij të planifikuar për në Prishtinë.

“Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet ta shtyj vizitën time të paraparë për këtë muaj në Kosovë”, deklaron Pamuk.

“Por definitivisht do të takohemi këtë vjeshtë”, deklaroi ai.

“Ju lutem pranoni kërkim faljen time dhe shihemi në vjeshtën e këtij viti”.

Pamuk është një nga shkrimtarët më të njohur, jo vetëm në Turqi por edhe jashtë saj.

Ditë më parë ishte paralajmëruar se shkrimtari i madh turk Orhan Pamuk, do të vijë për një vizitë në Kosovë.

Njoftimi u bë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Çeku tha se Pamuk do ta vizitojë vendin tonë nga data 24 deri më 26 maj.

Megjithatë, as në mesazhin e shkrimtarit nuk është qartësuar për arsyen e anulimit të kësaj vizite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat