Nebih Muriqi, krijues i hapësirës të një mendimi të thelluar mbi simbolikën bashkohëse

Kultura

Nebih Muriqi, krijues i hapësirës të një mendimi të thelluar mbi simbolikën bashkohëse

Nga: Prof. Dr. Hivzi Muharremi Më: 30 korrik 2024 Në ora: 23:36
Nebih Muriqi

Sot është dita e shtatë ku piktori dhe poeti, profesori i mirënjohur në Fakultetin e Artve në Univesitetin e Prishtinës, Nebih Muriqi përjetësisht u nda nga jeta dhe krijimtaria artistike me të cilën që nga përfundimi i studimeve e deri në momentin e fundit të jetës është marr me dy vokacione të artit. Këto dy fusha të arteve kanë qenë pjesë përbërëse e tërë jetës së tij me të cilët është mishëruar dhe me devocion shpirtëror ka realizuar vepra me motive dhe imazhe të nduarnduarta nga ambienti i nënqiellit kosovar në frymën bashkëkohore të artit modern. Duhet cekur në këtë avansim krijues të Muriqit ku padyshim, kanë ndikuar disa faktor, kuptohet përveq talentit të tij të lindur për këto dy fusha edhe shkollimi i artistit i cili fillon nga shkolla më prestigjioze e Arteve Aplikative në Pejë ku funksionimi i shkollës ishte nga viti 1949 dhe nga Akademia e Arteve në Beograd, ku Nebih Muriqi do ta shpërfaq talentin dhe entuziazmin e madh që e kishte për artin në përgjithësi Pra, në këto rrethana të studimit ku ishte në kontakt përveq pedagogëve dhe studentëve edhe me institucionet e kulturës si Muzeu i Arteve Bashkekohore dhe me dhjetëra galeri ku u ekspozonin vepra nga të gjitha anët e globit në mënyrë direkte ndikuan edhe të Nebih Muriqi që botën e vet ta zgjeroi dhe ta plotësojë me një frymë të re të artit, përkatësisht drejtimeve të ndryshme artistike që ishin në atë kohë aktuale për nismëtarë-studentët e dy niveleve të shkollimit. Pra, sikurse edhe piktorët e tjerë nga Kosova që studjuan në qendrat europiane, sic ishte Parisi edhe Nebih Muriqi e pat atë fat që një kohë të qëndroi në Paris në Cite Internacional Des Arts për specializim të mëtutjeshme të shkollimit artistik, në djepin e kulturës botërore, ku të gjitha rrymat moderne të artit nismën e tyre e kishin e atë deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, ku mandej arti modern zhvillimin e vet e arrin në SHBA. Pra, në këto kushte dhe rrethana piktori punoi dhe krijoj vepra të shumta ku gjithnjë bota poetike kishte një ndërlidhje me ato pikturale ishte një simbiozë si në aspektin poetik përmbajtësor poashtu edhe në atë figurativ. Ngjyra, drita dhe forma ishin pjesët përmbajtësore të shtjellimit dhe realizimit të kompozimeve pikturale që nga faza e parë e gjithnjë në vijimësi, shpërfaqja e tyre ishte prezente, ku autori në mënyrë mjeshtërore arrin të inkorporoj në frymën e introduktit ekspresiv me primesa të frymës surreale. Arti i Nebih Muriqit paraqet dëshminë e vërtetë mbi gjurmimet që futën në hapësirën e sekretit metafizik dhe në esencën e fshehtsisë, por edhe vërtetësinë se ky artist inspirimin e vet di ta ushqej me realitetin e botës. Ritmi krijues i Muriqit është plotë shqetësime, narracion me rëndësi të shumëfishtë për të cilin dëshmon mënyra autentike e shprehjes. Struktura e formave të tij, simbolika dhe asociacioni janë cilësi, që shpeshherë i gjejmë në veprat e këtij artisti.

Të përmendurit e simbolizmit bëhet domosdoshmëri kur është fjala për penelin apo penën (të cilat njëkohësisht i përdor në vizatim dhe në poezi) janë vetëm forma koncize, të dendura me mundësi shumë të gjëra, që ngërthejnë në vete një filozofi me reflekse të fantastikës dhe surrealizmit. Vështruar nga shumë kënde, piktori mishërohet me shikuesin duke komunikuar me të nëpërmjet veprave të veta e njëherit i lejon që me intuitën e tij të krijojë hapësirën e një mendimi të thelluar mbi simbolikën bashkëkohëse.

Krijimtaria figurative e Nebih Muriqit ndahet në dy tërësi: piktura dhe vizatime. Tërësia e pikturave ndahet në tri cikle: “Shtegtimi, “Trungu”, Zgjimi yllësor”, ndërsa vizatimet ndahen në gjashtë cikle: “Njeriu dhe hapësira”, “Pasojat e luftës”, “Vërtetësia e hirit”, “Kariatidet”, “Fantasmagoria” dhe “Pranvera”.

Arti i Nebih Muriqit paraqet dëshminë e vërtetë mbi gjurmimet që futën në hapësirën e sekretit metafizik dhe në esencën e fshehtsisë, por edhe vërtetësinë se ky artist inspirimin e vet di ta ushqej me realitetin e botës. Ritmi krijues i Muriqit është plotë shqetësime, narracion me rëndësi të shumëfishtë për të cilin dëshmon mënyra autentike.

Nebih Muri lindi më 1943 në Novosellë. Shkollen Fillore e kreu në Fierzë (Novosellë) të Pejës dhe Shkollen e Artit në Pejë, ndërsa Akademinë e Arteve Aplikative e kreu në Beograd (1969) të profesori Rajko Nikoliq, ku edhe magjistroi pikturen monumentale në vitin 1972. Në fillim punoi në Redaksinë e revistës “Fjala” si redaktor artistik (1972-1974). Më pastaj në Akademinë e Arteve në Prishtinë e mbajti lëndën e Nudos si profesor ordinar gjatë viteve 1975-2006. Ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës në Prishtinë. (1988-1992). Me Shoqatat e Artistëve të Kosovës ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Ka pasur disa ekspozita personale në Beograd (1969,1975), Sombor (1971), Novi Sad (1974), dhe Prishtinë (1973, 1984, 2010). Vizatimet dhe pikturat e tij i veçon e vërteta ekspresive me motive simbolike dhe ekzistenciale. Me mjeshtëri artistike ka trajtuar psikologjinë e njeriut në rrethanat e kohës dhe të hapësirës. Ka botuar një libër me ese “Baraspesha estetike” (1989) dhe gjashtë libra me poezi, “Në syrin e pranverës” (1965), “Karjatidet” (1973), “Yll në gur” (1979), “Hedhësi i diskut” (1986), “Gjakshkrim”(1996), dhe “Simfonia blu” (2008). Në poezinë e tij pasqyrohet jeta dhe realiteti në kuptimin e mirëfilltë lirik. Ka marrë disa shpërblime dhe mirënjohje. Jeton dhe vepron në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat