Dr.sc. Dashnim Hebibi u nderua me mirënjohje nga drejtuesit e Bibliotekës së Preshevës

Kultura

Dr.sc. Dashnim Hebibi u nderua me mirënjohje nga drejtuesit e Bibliotekës së Preshevës

Nga: Dahest Luma Më: 3 gusht 2024 Në ora: 12:33
Dashnim Hebibi

Poeti, gazetari, publicisti, ambasadori i paqes, doktori i shkencave politike, njëherit president i Institutit Shkencorë Helvetikë të Evropës Juglindore ( Helvetisches Südosteuropa Studieninstitut), me qendër në Cyrih të Zvicrës, PhD. Dashnim Hebibi, që jeton e vepron në Zvicër, dje në orët pasdites, vizitoi Bibliotekën e qytetit të Preshevës dhe u mirëprit nga zonja Albina Azizi drejtoreshë në bibliotekën e qytetit si dhe nga sekretari z. Bekim Qerimi. Takimi ishte miqësor dhe bashkëbiseduan për jetën kulturore në Preshevë në të kaluarën dhe të sotmen. 

Z. Hebibi i ofroi disa ide drejtuesve të bibliotekës që të bashkëpunohet më shumë me krijues që jetojnë e veprojnë në diasporë. Z. Hebibi u nderua edhe me mirënjohje, duke e ditur kontributin e tij me vite për jetën kulturore, edhe ate që nga koha kur ishte gjimnazist dhe tashmë në diasporë. Drejtoresha, zonja Azizi, vlerësoi lart kontributin e z.Hebibi dhe falënderoi për bashkëpunim. 

Ndërsa, sekretari z. Qerimi, pasi falënderoi z. Hebibi për kontributin e tij dhënë kësaj treve e më gjerë, tha se, Presheva ka shumë krijues të njohur dhe ne i jemi mirënjohës, se asnjëhere nuk e harruan origjinën e tyre. 

Z.Hebibi nënvizoi faktin, se veprimtarët e Preshevës, që jetojnë larg Preshevës, do të duhen të nderohen edhe më shumë, ngase nuk janë shkëputur asnjëhere me Preshevën dhe ishin, janë e do të jenë, ambasadorët më të mirë të mundshëm të Preshevës e me rrethinë. Z. Hebibi, bibliotekës së Preshevës i dhuroi edhe disa libra të mikut të tij, PhD. Llukman Halili, tashmë i ndjerë i cili jetoi e veproi në Zvicër, por kurrë nuk u shkëput nga fshati i tij i lindjes Tërncoi e gjithë Lugina e Preshevës. Z. Halili është njëri nga gazetarët më të njohur të kësaj ane e më gjerë, ku z. Hebibi për 20 vjet me radhë, bashkëpunoi me te dhe ishin miq të pandashëm. Padyshim, se veprat e tij, do ta pasurojnë edhe më shumë bibliotekën e qytetit të Preshevës. Krejt në fund të takimit, drejtoresha, znj. Azizi tha se, biblioteka i ka dyert e hapura edhe për krijuesit që jetojnë në diasporë dhe do të jenë shumë të nderuar, duke e ditur, se zëri i tyre jehon nëpër gjithë evropën e botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat