Veprat e martirëve të Ballit Kombëtar dhe të individëve të tjerë që sakrifikuan jetën për idealet e tyre janë të rëndësishme për kujtesën historike dhe kulturën shqiptare.
Shumë nacionalistë të rëndësishëm dhe mbështetës të Ballit Kombëtar u rrahën, u burgosën dhe u vranë pas Luftës së Dytë Botërore. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore dhe ardhjes në pushtet të komunistëve (në Shqipëri dhe Kosovë), regjimi i atëhershëm komunist filloi një fushatë të gjerë dhune dhe persekutimi kundër kundërshtarëve të tyre politikë.
Pikërisht ajo fushatë ishte kundër luftëtarve dhe mbeshtetësve të Ballit Kombëtar qe e synonin një Shqipëri Etnike Evropiane e prosperuese. Shumë nga liderët, anëtarët dhe mbeshtetësit e Ballit Kombëtar u arrestuan, u gjykuan në procese të montuara politike e gjyqësore edhe u dënuan me burgime të gjata ose ekzekutime. Burgosjet dhe persekutimet e tyre ishin pjesë e përpjekjeve të regjimit komunist e cila ishte pjellë sovjetike, serbe e enveriste, për të konsoliduar pushtetin dhe për të eliminuar çdo formë të opozitës dhe vizionin politik të tyre të Shqipërisë Etnike Evropiane.
Një shembull i njohur është edhe nacionalisti lugdrinas Nue Jakaj nga Ranoci i cili ishte pjesë e Ballit Kombëtar, të cilin pas luftës së dytë botërore e kishin arrestuar dhe burgosur nën arsyetimin se i ndihmonte njesitet elite të Ballit Kombëtar, i cili më vonë nga torturat e rrahjet e marrura në burg nga UDB-ja Jugosllave, ndërron jetë më 6 shkurt 1948.
Rivarrimi i eshtrave të tij është bërë pas 39 vjetësh, pra me 18 tetor 1987 nën pjesmarrjen e familjës, farefisit e miqëve të Jakajve në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës, percjellë me rite fetare nga ana e don Mark Sopit famullitar i Kishës së Zllakuqanit (më vonë ish-Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës).
Paraprakisht ishte edhe vëllai i Nout - Pjetër Jaku (1898-1945) i cili ju kishte kundervuar hordhive çetnike, të cilin soldateska famkeqe e kishte arrestuar e torturuar në mënyrën me çnjerëzore tek Kulla e Popit në Istog, të cilin e pushkatojnë pa gjyq, ashtu sikurse shumë shqiptar të tjerë të Kosovës si: Rrustë e Ukë Rugova, Llesh Gjon Lleshaj, Col Bajraktarin nga Uça, Najram Gashi, Ramë Alinë, Sadri Hotin, Kol Gojani, Nrecë Nikollën , Shaban Demën, Feriz Bojën e shumë të tjerë nder të vrarë kishte edhe të burgosur e të denuar të tjerë si: Pjetër Gjini, Gjon Grabanica, Zef dhe Simon Kola, Tom Culaj, Ndue Shala, Hil Perlleshi (vëllau i Ndue Perlleshit), Dedë Ndrecaj, Ibish Sokoli etj. Pushkatimi e burgosja e të gjithë këtyre është bërë me urdhër të bandave të kuqe të PKJ-së që udhëheqeshin nga krimineli çetnik Radosh Toshiqi nga fshati Kosh komuna e Istogut.
Vlen të potencohët se disa nacionalistë të Ballit Kombëtar pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe çlirimit të Kosovës janë përkujtuar përmes, emërtimit të rrugëve dhe shesheve (në Shqipëri, Kosovë dhe në trojetshqiptare). Emertime të tilla janë bërë nga ana e Asambleve shtetërore dhe Asambleve lokale për të nderuar kontributin e tyre në luftën për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit, si dhe për të kujtuar sakrificat e tyre gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Një shembull i tillë i mirë që është miratuar nga Asambeja Komunale e Klinës është edhe vendosja e tabelës në fshatin Ranoc të Klinës nën emërtimin e martirit të Ballit Kombëtar, Nue Jakaj.
Siç njoftohemi nga familja Jakaj (biri i tij-Toma) nga Nju Jorku, mbishkrimi në fjalë i martirit Nue Jakaj është vendosur në kuadër të 128 vjetorit të lindjes së babait të tij, qe do të thotë se veprat e këtij martiri do të mbetet përjetësisht ne kujtesën e këtij populli, për veprimtarin dhe sakrificën e tij, lirinë dhe atdhedashurin e tij të flaktë për Bashkim Kombëtar.
Ndaj vlen të potencohët se emërtimi i rrugëve dhe shesheve me emrat e individëve të shquar sikurse të pjestarëve tê Ballit Kombëtar dhe mbeshtetësve të tyre është një mënyrë për të përjetësuar kontributet e tyre dhe për t'u kujtuar brezave të ardhshëm lavdin e tyre qe do të thotë se këto emertime të rrugëve nëpër qytete e fshtrat tona shërbejnë si simbol i respektit dhe mirënjohjes për sakrificat e tyre.
Lavdi veprês së martirit të Ballit Kombëtar Nue Jakaj. Pushoftë në paqe!