Djemtë vezullues, komedia e amerikanit Neil Simon, është ngjitur mbrëmjen e së premtes në skenën e “Petro Markos”, duke çelur kështu sezonin e ri teatror në Vlorë.
Me regji të Roland Mingës në interpretimin e Artan Islami, Astrit Hasanit, Alba Shtëmbari dhe Matilda Avduli, shfaqja është ndjekur nga artdashës të shumtë vlonjatë.
Ecuria jetësore e dy njerëzve, kolegë aktorë, plot shkëlqim në rini, takohen përsëri në një moshë madhore, ndërsa natyra e tyre e ndryshme njerëzore në vit është mbuluar nga talenti dhe suksesi i kohës.
Komedia ka përcjellë kështu mesazhe aktuale, teksa jeta njerëzore të kujton se është plot me natyra dhe karaktere të tilla,si në komedi që kur vihen përballë në këto mosha, bëhen sa serioze aq edhe komike.
Me skenografi të Drini Shehut dhe muzikë të Artur Dhamos,”Djemtë vezullues “kanë ndiçuar jo pak skenën ndërsa loja e aktorëve është shoqëruar shpesh me duartrokitje.
Spektatorë në sallë kanë vlerësuar shfaqjen. Të emocionuar aktorët dhe regjisori kanë falenderuar pubikun në sallë.
Komedia do të shfaqet përgjatë fundjavës pranë teatrit Petro Marko në Vlorë.