Një vit i sukseseve të mëdha në prezantimin dhe promovimin e artit skenik në arenën ndërkombëtare.

Kultura

Një vit i sukseseve të mëdha në prezantimin dhe promovimin e artit skenik në arenën ndërkombëtare.

Më: 27 mars 2025 Në ora: 18:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy shfaqjet teatrore, ARKA dhe ËNDËRRAT E HAMLETIT, përveç çmimeve në mjeshtërinë aktorëske në Spanjë, Bullgari, Gjermani dhe Ukrainë, arritën të fitojnë dy GRAND PRIX, çmimet kryesore të festivalit.

ARKA, me tekst, regji dhe aktrim nga Mentor Zymberaj, fitoi ÇMIMIN KRYESOR të Festivalit AKTORI I EVROPËS – GRAND PRIX, në një konkurrencë të madhe ndërkombëtare. Po ashtu, Mentor Zymberaj me ËNDËRRAT E HAMLETIT fitoi ÇMIMIN KRYESOR – GRAND PRIX të Festivalit PARADE OF WINNERS në Ulanbator të Mongolisë.

Ky vit i sukseseve vazhdoi rrugëtimin e Mentor Zymberajt nga vitet e mëparshme, ku deri më tani ai është nominuar dhe shpërblyer me më shumë se 100 çmime ndërkombëtare, duke realizuar misionin e tij të shenjtë dhe duke promovuar kulturën dhe artin shqiptar anembanë botës.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Me të drejtë mund të shprehemi për një Personalitet të Dekadës.

Ky epitet dhe ky sukses i aktorit dhe regjisorit Mentor Zymberaj u arrit falë një pune dhe përkushtimi të madh nga një artist i mirëfilltë, i cili arriti që artin skenik të Kosovës dhe shtetin tonë ta prezantojë në më shumë se 250 festivale ndërkombëtare, nga paslufta e deri më tani.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Përveç të tjerash, ai arriti të promovojë artin skenik dhe filmik në dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur diplomatikisht Kosovën, por përmes veprave të tij artistike, u selektua, u prezantua dhe fitoi çmime prestigjioze në këto vende. Ky kontribut është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shoqërinë tonë, artin skenik dhe shtetin tonë në veçanti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat