Veprimtari dhe artisti Isa Mjeku e kujton kështu ikonën e madhe të filmit

Kultura

Veprimtari dhe artisti Isa Mjeku e kujton kështu ikonën e madhe të filmit

Nga: M.L. Më: 4 prill 2025 Në ora: 13:05
Isa Mjeku dhe e ndjera Margarita Xhepa

Kanë vërshuar ngushëllimet, por edhe kujtimet e bukura për ikonën e madhe të kombit shqiptar, Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë një ditë pasi mbushi 92 vjeç. Edhe veprimtari dhe artisti i njohur, me origjinë nga Kosova, por që jeton në Diasporë, Isa Mjeku, është pikëlluar shumë.

Teksa poston një foto me artisten e ndjerë, ai e kujton atë duke shkruar:

"Me pikëllim të thellë morra lajmin që ka ndërruar jetë ikona e filmit, aktorja e kombit shqiptar, e madhja Margarita Xhepa.

Kisha nderin dhe krenarinë kur u takuam në Tiranë në festivalin e Shoqatës Kulturore 'Jehona Shqiptare' me të ndjerën Margarita Xhepa.

Qoftë dheu i lehtë, pusho e qetë. Krenaria e kombit do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, Margarita Xhepa."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat