Përderisa njëri s’del fare nga këneta dhe tjetri e paska gjetur strehim n’ moçal?!
> E përderisa MëmëAtdheu i jonë i gjorë Shqipëria dhe Kosova po vuajnë nga skamja dhe ngufatja politike e llojeve më të brishta, si interrne, po ashtu edhe eksterne, „binjakët politik siamez“ me plot vet kundërmim kënete e moçali e kanë humbur fiqirin në rrjedhat e ujërave t ‘ndyta t ‘zeza të politikave të tyre kamofluese të rrezikshme për popullin tonë të gjorë, andej e këndej kufirit të pakufi me kufij, Shpirti po m ‘vajton!
> Ah sa shumë po m’dhemb Shpirti bre dhe po qajë me Shqipërinë e Kosovën bashkë, për tradhtitë e „MASKARENJËVE“ ndër shekuj të cilëve mu sikur Ali Asllani me poezinë e tij, ER-ës Kënetë edhe Lum-Moçalit iu them;
> „Hani, pini mbushni xhepa, arka
> Se të pa brek ju gjeti dreka
> Dhe milioner ju zuri darka“?!
> Edhe disa fjalë nga zemra e jeme
> do ti shkruaj poezi,
> për t’ gjithë njerëzit tan të gjorë
> që s’kanë Bukë barkun mi ngi!
> Mos u merrni fort me llafe,
> me t ‘thash e t ‘thëna e fjalë të kota,
> Por mendoni, për t ‘ardhme t’ Fëmijëve!
> Se një thes miell nuk kushton VOTA!
> As 20, 50 1 Milion e më shumë €
> E bekuara nuk kushton,
> Ajo vetëm ER-ës Kënetë qafen ia trash,
> Edhe Lumin-Moçal pa masë e gëzon!
> ER-a Kënetë me këtë gëzim, përçon EHO në çdo fushë e në çdo mal,
> N’ drejtim t’ kufirit pa kufij
> Direkt në vesh - tek Lumi-Moçal?!