Bibliotekës së Fakultetit Filozofik i dhurohen 67 tituj të rinj

Kultura

Bibliotekës së Fakultetit Filozofik i dhurohen 67 tituj të rinj

Më: 24 prill 2025 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Tiranë, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo ujdi pritet të thellojë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës.

Po ashtu, kjo qendër bëri dhurimin e 67 titujve të rinj për bibliotekën e Fakultetit Filozofik, me rastin e 65-vjetorit të këtij fakulteti.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

“Ne do të jemi në ritmin e duhur dhe do të mbështesim çdo projekt që do të çojë më tej këtë vëllazëri dhe këtë unitet tonë të përbashkët në fushën e dijës, arsimit, artit dhe kulturës”, u shpreh Malaj në fjalën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat