​Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar

Kultura

​Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar

Më: 25 prill 2025 Në ora: 13:47
Eni Vasilin

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zgjodhi të premten Eni Vasilin Drejtoreshë të Përgjithshme të Radio Televizionit Shqiptar.

Nëpërmjet votimit të fshehtë, Vasili u votua nga 7 anëtarë të Këshillit. 3 vota shkuan për Zoje Jakaj (Marashi) dhe 1 votë për kandidatin Engjëllush Musai. Të tre kandidatët arritën të kalojnë në seancën e dytë, pasi një ditë më parë nuk u përmbushën kushtet statutore të votimit.

Votimi i dytë për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar rezulton të jetë i suksesshëm, pasi arrin të realizojë nevojën statutore të Radio Televizonit Publik Shqiptar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm prej 3/5 të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kandidatja Eni Vasili zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar me 7 vota. Suksese zonja Vasili!” u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.

Në bazë të statutit të RTSH, Vasili pritet ta ushtrojë detyrën në 5 vitet që vijnë.

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e emisionit “OPEN” ka një karrierë të gjatë në lëmin e gazetarisë. Ajo ishte një ndër 12 kandidatët fillestarë që paraqitën platformat dhe vizionin e tyre për medien publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat