Çeku prezanton investimet për restaurimin e objekteve kulturore në Kosovë

Kultura

Çeku prezanton investimet për restaurimin e objekteve kulturore në Kosovë

Më: 25 prill 2025 Në ora: 23:45
Hajrulla Çeku

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, njofto se janë nënshkruar kontratat për restaurimin e Galerisë Kombëtare në Prishtinë dhe kinemasë "Lumbardhi" në Prizren, ndërsa punimet do të nisin së shpejti.

Ndërkohë ai bëri të ditur se po vazhdojnë punimet e restaurimit në ndërtesat e Muzeut Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ministri Çeku theksoi gjithashtu se janë shpallur procedurat e prokurimit për realizimin e punimeve në Teatrin e qytetit "Adriana" në Ferizaj dhe Teatrin "ODA" në Prishtinë.

Ai shtoi se investimet janë gjithashtu në fazën e projektimit dhe pajisjes me pëlqime për Muzeun e Artit Bashkëkohor në Prishtinë dhe kinemanë "Jusuf Gërvalla" në Pejë.

"Me përkushtim të plotë po e konsolidojmë infrastrukturën kulturore në vend", shkroi Çeku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat