Traditat e bukura shqiptare ruhen dhe kultivohen në Kastrat të Malësisë së Madhe

Kultura

Traditat e bukura shqiptare ruhen dhe kultivohen në Kastrat të Malësisë së Madhe

Më: 5 maj 2025 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Nëse, fatkeqësisht, në shumë vende shqiptare traditat dhe zakonet tona janë zbehur, për të mos thënë harruar fare, atje jo. Është e vërtetë: në Kastrat të Malësisë së Madhe jo vetëm që nuk janë harruar, por vitet e fundit vazhdojnë të promovohen dhe të kultivohen.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Mësojmë se së fundmi është mbajtur aktiviteti artistiko-kulturor "Të ruajmë traditat tona", i organizuar nga regjisori dhe gazetari i njohur Pal Qarraj, në bashkëpunim me financuesin e këtij projekti, z. Simon Pjetri.

E veçanta e këtij programi plot ngjyra ishte hyrja e nuses së veshur me xhubletë dhe duvak të bardhë, moment që u shoqërua me ovacione dhe emocione të mëdha nga publiku.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky aktivitet i bukur u zhvillua në Bratosh, Kastrat – Malësi e Madhe, duke dhënë një mesazh të fortë për të gjithë malësorët, institucionet dhe organizatorët e koncerteve të ndryshme: që të vazhdojnë të ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë tonë kulturore.

Në këtë koncert ishin të ftuar shumë këngëtarë nga treva të ndryshme të veriut, të cilët sollën një atmosferë të jashtëzakonshme që zgjati për disa orë. Së shpejti, ky aktivitet do të jetë i disponueshëm edhe në platforma të ndryshme për t’u parë dhe ndjekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat