Ilir Ferati në shkollën “Trepça”, promovohet numri i dytë i revistës “Gjurmët e Diturisë”

Kultura

Ilir Ferati në shkollën “Trepça”, promovohet numri i dytë i revistës “Gjurmët e Diturisë”

Më: 27 maj 2025 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar shkollën fillore “Trepça” në fshatin Banjë, ku u prezantua numri i dytë i revistës shkollore “Gjurmët e Diturisë”.

Revista paraqet punën, përkushtimin dhe kreativitetin e nxënësve dhe stafit arsimor të kësaj shkolle.

Me këtë rast, Kryetari Ferati u nderua me një mirënjohje nga drejtori i shkollës, Nexhmedin Beqiraj, i cili udhëheq shkollën që është cilësuar si një ndër institucionet më të suksesshme të shekullit XXI në komunë.

Ferati falënderoi stafin dhe nxënësit për përkushtimin dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme të vizionit arsimor të fëmijëve, duke shtuar se komuna do të vazhdojë të jetë partnere në çdo iniciativë që fuqizon arsimin cilësor dhe krijuesinë e të rinjve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat