Prof. Gjon Frani Ivezaj studiuesi që duke lartësuar Shqipërine, lartësoi emrin e tij!

Kultura

Prof. Gjon Frani Ivezaj studiuesi që duke lartësuar Shqipërine, lartësoi emrin e tij!

Më: 29 maj 2025 Në ora: 16:47
Prof. Gjon Frani Ivezaj

Veshjet e shqiptarit mund të ishin të vjetra apo të mbajtura keq për shkak të varfërisë, por armët, armët ishin si "sahat zviceran"... nuk zhgënjenin kurrë.

Ato ishin garancia e lirisë...

Marshall Otto Von Gersner,  i ka thenë këto fjale, e jane fjale të provuara në lekure të cilat vete anmiku i foli për Shqipëtarët  e konkretisht për Malesorët e Grudës . Ata që un luftuan e ranë për Atdhe duket që  janë yjet më të larta në qiell , por edhe ata që shkruajne për Atdhe kam bindjen se in shndrijne njësoj . E personi të cilit i detikohet ky shkrim është i tillë ... 

Nip  i të pareve që ranë për Atdhe,  Gjon Frani Ivezaj , jeton për kombin edhe  i shkruan atij . Është e veshtirë të gjendët brenda një njeriu të vetëm edhe perkushtimi edhe thjeshtësia e për më tepër një pergatitje e larte studimore edhe intelektuale . 

Sipas Aristotelit identifikoheshin si intelektuale ato virtyte që bënin pjesë në shkencë, njohuri, art dhe punë mendore, e që i lejonin shpirtit të arrijë të vërtetën. Në kushtet dhe rrethanat bashkëkohore një intelektual zakonisht është një eseist, publicist, apo kritik, kryesisht një humanist, i cili shpreh pikëpamjet e tij kritike për çështjet sociale dhe politike, si pjesëmarrës i debateve dhe folës në media. 

Nganjëherë termi përdoret vetëm për intelektualë të angazhuar publikisht në profesionet e historianit , filozofit  dhe gjetkë për studiues dhe profesorë universitarë në shërbime akademike të angazhuar edhe në debate publike.

Termi intelektual në kuptimin më të gjerë i referohet një personi që dallon nga të tjerët me inteligjencë ose arsim dhe edukim, domethënë ai ka aftësi intelektuale të cilat i përdor për qëllime profesionale dhe publike edhe Profesori Gjon Frani Ivezaj e meriton plotesisht një etiketim të tille.

Ishte nje ditë e nxehte gushti i vitit të larget 1953 kur në Kshevë të Grudës Komuna e Tuzit në Malin e Zi lindi Gjon Frani Ivezaj. Megjithse ishte i shtrenjtë për familjen siç është çdo femijë për prinderit e tij , deshira për të mesuar e etja për tu shkolluar e benë atë të largohej shpejt nga gjiri i familjes së dashur . Vetem shkollën fillore arriti ta perfundonte ne vendlindjen e tij në Arzë ndersa menjeherë pas saj largohet nga vendlindja per te nisur studimet ne Ulqin . Aty vendoset per te nisur studimet parauniversitare te cilat fati e deshi ti perfundonte ne Klinë të Kosovës . 

Megjithse larg prej vendit ku kishte lindur serisht ai e sheh me pozitivitet këtë fakt , pasi është serisht prane trojeve të tokës ame, Shqiperisë së dashur ! 

Qe në femiri spikat për një inteligjence të lindur e cila reflekton jo vetëm në nota e vleresime të larta por edhe në shënime nga mesuesit e tij , të cilet e pershkruajnë si një të ri vital e energjik , i cili investimin më të madh të kesaj moshe e bën në arsimimin e tij . Nuk kishte dyshim që kjo të vertetohet edhe nga e drejta e tij për të studiuar , pasi në atë kohë kete të drejtë nuk e kishte kushdo , vetëm ata që arrinin të shkelqenin edhe të dallonin nga shoket e tyre te tjere . Ata qe e njihnin edhe qe i dinin mendimet e Gjonit djaloshar nuk kishin dyshime se udha qe do te zgjidhte do të merrte lart e për lart , por ai i befason të gjithë kur vendos të studioje për  Filozofi ! Nje degë e lakmuar por që jo kushdo arrinte ta deshifronte si një profesion i se ardhmes , kjo edhe nga veshtiresia qe shfaqte ne studime kjo dege . 

Megjithate Gjon Frani Ivezaj arriti te triumfonte ne kete sfide që mi shpalli vetes se tij edhe arriti te doplomohej me rrezultate shume te larta si student ekselent ne Prishtine te Kosoves . Me mbarimim e studimeve shume dyer u hapen per te , e pas ketyre dyerve kishte qindra mundesi por ai vendosi te mos zgjidhte asnjeren prej tyre por te vazhdonte serisht studime te tjera per te formuar me shume personalitetin e tij edhe te per te qene i zoti ashtu siç ishin te paret e tij te shtrenjte . 

Me sa duket ky njeri e kishte kuptuar filozofine e jetes ! Ajo e ka zanafillen ne shkollim , e me pas ky shkollim sjell nje kulture gjitheformuese te cilen eshte me fat ai qe e ka! 

Ne moshen 27 vjeçare Gjon Frani Ivezaj perfundon Universitetin e tij te dyte ne Fakultetin Filozofik te Shkupit   ne vitin 1980 . Filozofia edhe studimet historike edhe hulumtimet e shumta ishin pikesynimi i tij me i larte te cilin do ta arrinte fale kembenguljes se tin te jashtezakonshme per te cilen shquhej . 

Gjon Frani Ivezaj protagonisti i ketij shkrimi do ta shfaqte bukur emrin e tij ne vazhden e studiuesve te rinj te cilet kishin nje konkurence te vazhdueshme ne punen qe benin , e megjithate fale hulumtimeve te tij ne arkivat boterore  si nje studiues i palodhur arrin te botoje ne gazetat edhe revistat  shkencore e kulturore kumtesat edhe shkrimet me burime arkivore te cilat do ta nxirrnin ne pah emrin e tij.   

Ishte viti 1981 ne te cilin pasi ishte formuar profesionalisht  edhe ndjehej tashme i gatshem per te dale ne tregun e punes , merr emerimin ne qytetin e Shkupit te Maqedonise.

Malli per vendlindjen edhe token e mte pareve nuk ishte shuar ai sa vinte edhe shtohej, derisa randonte edhe zemren e cila ishte bere flake prej tij . e duket se kete duhme malli,  ja shuanin vetem shkrimet e botimet e shumta per Ardhe , te cilat e kishin zanafillen ne fakte te marra nga Arkivat me ne ze te Europës ne Athinë , në Romë , Vjenë , Dubrovnik , Budapest , Zagreb , Sofie , Milano , Beograd e shumë vende të tjera . 

Por malli do shtohej edhe më shumë kur në kerkim të nje jete më të mirë , pas renies së sistemit edhe rrezikut që kanosej nga kriza politike e krijuar në vend , detyrohet te emigroje ne perendim , ne kerkim te nje jete me te mire . 

E vetmja gje qe morri nga trojet prej nga ku iku ishte padyshim pergatitja e tij intelektuale , e cila e nxirrte ballhapur ndaj çdo sfide që do të ndermerrte në jetën e tij . Në vitet e para të vendosjes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës , veshtirësite nuk ishin të pakta ! Atje e priste një jetë e ekonomisë së tregut ku duhej patjeter të pluskoje mbi uje që të mos mbyteshe në te . 

E kjo ishte nje provë e veshtirë t cilën serish e fitoj me faqen e bardhë . Ndryshe nga shqipetarët e tjerë të shumtë në këto troje Gjoni vendos të vazhdonte studimet edhe ketë herë duke vleresuar edhe studiuar edhe tregun e punës ai nis studimet për inxhinieri në John Lay Collage of Criminal Justice City University of New York. 

Këto studime i perfundon me sukses ne vitin 1999. 

E megjithse formohej  e ngrihej lart profesionalisht serisht brenda vetes së tij e kuptonte sa e vertetë ishte thënia ; 

"Dashuria për atdheun është mbi të gjitha dashuritë"... Këtë e provonte çdo ditë të jetës së tij e megjithate pa e kuptuar , kjo plage e shtrenjtë , kjo brengë për atdhe i që kthyer në piken e tij të  fortë . 

Gjatë gjithë viteve të tij të studimit por edhe punës intensive ai i kishte shkruar tokës së të pareve të tij . 

I kishte shkruar gjysherve me të cilet krenohej e që shquheshin për trimeri . Fisit të tij mbiemrin . (Marr nga  gazeta Shkodra)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat