Puna sjell suksese

Kultura

Puna sjell suksese

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 qershor 2025 Në ora: 08:18
Xhemajl Hazizi, drejtor i SHFMU Osman Mani Firajë

Në kuadër të përmbylljës së vitit shkollor kemi zhvilluar një intervistë me drejtorin e SHFMU" Osman Mani" në Firajë, komuna e Shtërpcës; një komunë multientike.

Sukseset, arritjet, sfidat e kohës janë ndër temat që i shtjelluam në këtë intervistë drejtorin e kësaj shkolle z.Xhamajl Hazizi.

"Bota sot": Sa nxënës i ka shkolla juaj dhe sa mësimdhënës? A ka rënie të numrit të nxënësve?

Xhemajl Hazizi: Në shkollën tonë aktualisht e vijojnë mësimin 115 nxënës, duke përfshirë edhe paralelen e ndarë në Viçë. Ndërsa numri i të punësuarve është 26, këtu përfshihet drejtori i shkollës, mësimdhënësit dhe punëtorët teknikë apo ndihmës.

Padyshim që fenomeni i zvogëlimit të numrit të nxënësve e ka prekur edhe shkollën tonë, nëse I lexon statistikat nga viti në vit dhe nëse i krahason me statistikat e këtij viti shkollor, atëherë shihet qartë se kemi rënie të konsiderueshme të numrit të nxënësve.  Ajo çka e bën edhe më shqetësuese këtë fakt, është trendi i cili aktualisht po mbizotëron në shkollën tonë. Fatkeqësisht e kemi një trend negativ, dhe zvogëlimi i numrit të nxënësve nuk po ndalet. Në këtë drejtim kanë ndikuar tre faktorë: 1.emigrimi i jashtëm,2. Emigrimi I brendshëm,3. Rënia e natalitetit.

Cili është çelësi i suksesit të një drejtuesi?

Xhemajl Hazizi: Sfida e parë që e atakon një menaxher shkollë është menaxhimi me burimet njerëzore që janë në shkollë. Ky menaxhim është thuajse edhe përcaktues i nivelit të të nxënit të mësimit nga ana e nxënësve por edhe i arrtijeve të rezultateve më të mira të shkollës. Sfidë tjetër është mungesa e financave qoftë edhe për nevoja esenciale të shkollës. Ku është e detyrueshme si drejtor shkolle me vendos kontakte me komunitet dhe palë të ndryshme të cilat mund ta ndihmojnë shkollën në ndonjë mënyrë. Sfidë tjetër është edhe funksionimi i shkollës që është paralele e ndarë fizike, pra aty vijojnë mësimin një numër minimal i nxënësve, si drejtor shkolle çdo ditë kam shqetësimin se a është duke u bërë më e mira për ata fëmijë, a janë duke e marrë trajtimin adekuat që neser të jenë të gatshëm të ballafaqëohen me sfidat e jetës. Ngritja e nivelit të cilësisë së mësimdhënëies dhe ngritja e nivelit të të nxënit të rezultateve mësimore mbetet sfidë e përhershme për mua si drejtor shkolle. Shoqëritë globale janë shndrruar në shoqëri inovatore, inovacionet e përditshme të këtyre shoqërive i ndryshojnë edhe nevojat shekullore të njerëzimit. Dhe kur e krahason nivelin e mësimdhënëies dhe mësimnxënies në shkollë, atëherë e nxjerrë edhe konkludimin se a i ofrohemi këtyrë shoqërive inovatore apo jo?. Sfidë tjetër është edhe funksionalizimi i trekëndeshit didaktik, nëse ky trëkëndësh funksionon siç duhet do të ishte një përparësi e madhe për të arritur rezultatet e dëshirueshme. Ka edhe plot sfida tjera, por besoj se i elaborojmë në ndonjë revistë tjetër.

Cili është çelësi i suksesit të një drejtuesi?

Xhemajl Hazizi:Çelësin e suksesit të një menaxheri të shkollës e determinojnë shumë faktorë. Fillimisht një drejtues shkolle duhet të ketë një vision të qartë për shkollën, të frymëzoj stafin mësimor,2 / 3 nxënësit dhe prindërit për të arritur rezultate të kënaqshme. Komunikimi korrekt me të gjitha palët që janë të përfshira në shkollë. Mbështetja e mesimdhënëies cilësore, e cila konkretizohet me organizime të trajnimeve për zhvillim professional të mësimdhënësve. Krijimi i një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për nxënësit. Përfshrija e prindërve në vendimarrjen shkollore dhe proceset që kalon shkolla. Fleksibiliteti dhe përshtatshmëria janë dy komponente që duhet t’i ketë të ngërthyera në personalitetin e tij çdo udhëheqës shkolle, pasi ndryshimet në sistemin arsimor janë të përhershme. Promovimi i vlerave dhe disiplinës, këtu përfshihet siguria e një culture positive në shkollë e cilat përcjellet me një motivim nga nxënësit dhe mësimdhënësit. Këto janë disa kritere që duhet plotësuar për ta arritur sukesin në shkollë.

Një pyetje që po vazhdon të mbetet aktuale në ditët e sotme është nëse duhet të testohen mësimdhënësit. Ç’mendim keni ju për këtë?

Xhemajl Hazizi:Vlerësimi i mësimdhënësve është një praktikë e rëndësishme për të siguruar cilësinë e arsimit dhe për të identifikuar fushat ku nevojitet përmirësim. Si në çdo profesion tjetër edhe për profesionin e mësimdhënies duhet vendosur standard dhe mekanizma të cilët e garantojnë ofrimin e shërbimeve profesionale për nxënësit. Në këtë kontekst nuk është e rëndësishme vetëm nëse duhet të ketë testim apo jo, por si realizohet aid he cii është qëllimi i tij. Nëse testimi përdoret për të ndihmuar mësimdhënësit në zhvillimin e tyre professional dhe për të adresuar sfidat në arsim, atëherë mund të jetë një mjet i vlefshëm. Nëse përdoret vetëm si formë penalizimi, atëherë mund të krijojë pasiguri dhe stress te mësuesit, duke ndikuar negativisht në cilësinë në arsim. Si drejtor shkolle, jam për vlerësim të cilësisë së mësimdhënies, por ai duhet të jetë i drejtë, objektiv dhe i orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të mësuesve, e jo thjesht një process burokratik apo penalizues.

Cili është mesazhi juaj për nxënësit, mësimdhënësit e shkollës" Osman Mani " ?

Xhemajl Hazizi:Mesazhi im për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.Me përkushtim dhe përgjegjësi të përbashkët, ne ndërtojmë një shkollë ku dijet, respekti dhe puna e palodhur janë themeli i ndërtimit të së ardhmës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat