Atdhetari, Ali Mehmeti, u lind, më 1945, në fshatin Talinoc të Jerlive, shkollën katër klasëshe e kreu në fshatin Talinoc të Muhaxherëve, ku, mësimdhënësit ishin të ardhur nga shteti amë, ndërsa tetëvjeçarën (ciklin e lartë katër klasëshe) e përfunou në qytetin e Ferizajt, në ish-shkollën "Peko Tepavçeviq", tashmë quhet "Jeronim de Rada".
Pasi mbaroj dy ciklet e tetëvjeçarës me sukses të shkëlqyer, Aliu vazhojë shkollimin në Shkollën Ekonomike "Mosha Pijade", tashmë shkolla quhet "Faik Konica". Atdhetari, Ali Mehmeti, ishte në mësime i dalluar, prandaj iu mundësua regjistrimi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, të cilin fakultet, e përfundoi me sukses.
Atdhetari, Ali Mehmeti, u punësua mësimdhënës në Shkollën Ekonomike, në të cilën Shkollë më parë ishte nxënës, ku, atëherë gjysma e lëndëve mësimore zhvillohej në gjuhën serbe. Ardhja e mësimdhënësëve të rinj shqiptarë ishte favorizues për nxënësit shqiptarë, meqë lëndët mësimore tani zhvilloheshin në gjuhën shqipe.
Në vitin 1966 ishin bërë ndryshime të shumta politike, nga se kishte rënë nga pushteti personi i dytë në shtetin jugoslla, antishqiptari dhe shovenisti i paskajshëm, Aleksandër Rankoviqi, ky ishte ministër i Punëve të Mbrendshme për shtetin jugosllav, ku, në Kosovë kishte ngritur në kulm represioni politik ndaj shqiptarëve. Aleksandër Rankoviqi në Kosovë solli plagë të mëdha duke organizuar të ashtquajturin aksionin e "Tepricave", duke ua marrë shqiptarëve miellin në maxhe, madje edhe vezët e pulave. Në vitet 1955-1956 Rankoviqi organizoi aksionin e ashtquajtur "Aksioni për Mbledhjen e Armëve", ku, pati me qindëra e qindra të mbytur me dru e të vrarë. Këto aksione bëheshin vetëm për t'i shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre shekullore etnike.
Prandaj ishte koha, pas ramjes nga pushteti, të gjaksorit të shqiptarëve, të Aleksandër Rankoviqit, në vitin 1966, të veprohet, kundër makinerisë shtypse vrastare të serbo-sllave që bënin tmerr ndaj shqiptarëve, për t'i fituar drejtat kombëtare, të cilat drejta iu kishin mohuar shqiptarëve deri në këtë vit.
Simboli i rezistencës së shqiptarëve, Adem Demaçi, tashmë ishte i dukshëm në sipërfaqe, prandaj filluan të formoheshin grupe treshe të shumëta, ndër këto grupe ishte kryesori Ali Mehmeti me kusheririn e tij Jakup Mehmetin dhe Sali Hasanin që më vonë iu kishin bashkëngjitur edhe studentë të tjerë, besnik në veprime, veçmas Ismet Ramadani student, Hasan Abazi e të tjerë. Strumbullari i madh i organizimeve në pjesëmarrëje ishin nxënësit e Shkollës Ekonomike, por edhe të shkollave tjera të mesme...
Kërkesat kryesore ishin ngritja e statusit të Kosovës në Republikë dhe kërkesa të shumta për barazi me kombet me kombet tjera të Jugosllavisë.
Mungonte edhe përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar si në festa zyrtare ashtu edhe në festa e gëzime private.
Aliu në bashkëpunim me kusheririn e tij Jakupin e shfrytëzuan rastin për ta përdorur haptas flamurin kombëtar në dasmën e kusheririt të tij. Në këtë dasmë u valvit rrugës Ferizaj-Carralevë, flamuri kombëtar shqiptar për t'u hijeshuar rruga, dasma rriste krenarinë shqiptare, fshatarë e qytetarë me gëzim e krenari përshëndesin dasmën e fshatit, Talinoc të Jerlive, për herë të parë me flamur kombëtar...
Gjithashtu, organizimin e demonstratave e realizojnë duke i ndarë edhe detyrat në besim të plotë. Ali Mehmeti si udhëheqës e mori për detyrë që të kujdeset në kabinetin e kontabilitetit në shkollë që ta hartoi referatin, që duhej ta lexojë studenti Ismet Ramadani. Parullat ishin përgatitur nga grupi i studentëve, të udhëhequr nga Hasan Abazi.
Fillimi i lëvizjeve ishte nga oborri i Shkollës Ekonomike, më 27 nëntor të vitit 1968, nga ora 14:00. Parrullat i mbanin nxënësit me krenari. Ishin dy parulla kryesore: "Kosova Republikë, Liri barazi, Kushtetutë". Pushteti hedhte ujë nga kamioni cisternë, ishte shumë në zbatim, kundër demonstruesve, milicia. Referatin e lexoi bashkëpunëtori i treshit Ismet Ramadani, shkruar me makin me guxim dhe me përmbajtje të thellë të tekstit nga Ali Mehmeti për të drejtat që ju mungojnë shqiptarëve.
Menjëherë mbahet mbledhja e trupit të arsimtarëve me pjesëmarrëje edhe të aktivistëve të komunës që kërkonin organizatorët të dënohën dhe të largohën nga procesi arsimor.
Më 3 dhjetor arrestohet Ali Mehmeti me milici të udhëhequr nga një ispektor i UDB-së, arrestohen edhe dy student: Ismet Ramadani dhe Haki Abazi, ku patën mundime duke iu vazhduar burgimin edhe për një muaj për vepër penale nga neni armiqësor që sanksionoheshin me nenin 118 alinea 1 të Ligjit Penal të Jugosllavisë, për tretë akuza kalon në Gjykatën e Qarkut. Ngritjen e aktakuzës e bëri gjyqtari, Tadej Rodiqi, duke iu caktuar seancën, më 7 prill 1969, gjthashtu iu ndryshoi edhe veprën, nga se iu shton edhe mostolerimin, urrejtjen nacionale, diskriminimin racial e fetar, duke ua ndryshuar edhe nenin 119, alinea 3 të Ligjit Penal të Jugosllavisë.
Ata shpallen fajtor duke i dënuar: Aliun një vit burg, ndërsa Ismetin dhe Hasanin me nga një muaj heqje lirie.
Mirëpo, Shkalla e Dytë e Gjykatës vendosi, më 15 nëntor 1969, edhe se i patë liruar me kusht, të tretë arrestohën dhe burgosen në burgun e Ferizajt. Ismeti dhe Hasani burgun e mbajtën në Ferizaj, ndërsa organizatorin kryesor Ali Mehmetin, e dërguan të vuaj dënimin për 8 muaj në Goli Otok në një ujdhesë të Kroacisë. Meqë Sigurimi i Shtetit i kishte futur thellë kthetrat në institucione, shtypi ditor përmend ca pak rresha për ngjarjen e Aliut, veçmas ato medie që udhëhiqeshin nga shqiptarët, pra, arsimtari Ali Mehmeti u dërgua në burgun më të rëndë dhe më famëkeq... Ferre të tilla për shqiptarët atdhetarë kishte shumë më herët. Nga arsimtarët e Ferizajt që përjetuan këtë ferr ishin tre: Munish Ramadani-ish shef i arsimit pë Ferizaj dhe Kaçanik, Sabri Azemi-nga Komogllava dhe Ali Mehmeti-Talinoc i Jerlive.
]Aliu më 18 nëntor është dërguar me pranga në duar nga dy milic për 32 orë udhëtim, Aliu e quan burg të tmerrit por nuk dorëzohej. Veprimet brutale të milicisë-gardianëve në burg vështirësonin jetën e të burgosurëve, shumë shqiptarë i lanë eshtrat në atë tokë të nemur...
Atdhetari, Ali Mehmeti, pas 8-të muaj lirohet, po i vazhdohën të këqiat e pushtetit ndaj tij, meqë shpallet "armik i popullit", ai ishte i papërshtatshëm për të punuar si arsimtar edhe se ishte i diplomuar dhe mungonte kuadri profesional. Pas një kohe Aliu punësohet në Fabrikën e Veglave dhe tė Ujtive, gjatë vitit 1973-1974, në Ferizaj.
Aliu dhe Jakupi, në vitin 1974, punësohen në ndërmarrjen "Kosovatrans" në Ferizaj, ku kishin fatin të punojnë tre shokët e mëhershëm të veprimtarisë atdhetare: Aliu, Jakupi dhe Ismeti, prapë grupi i serbëve mbeturina rankoviqiste reagon kundër punësimin të treshës, duke i quajtur "armiq të popullit" dhe të sistemit socialist jugosllav, duke e larguar Aliun nga ky vend pune, e emërojnë dashamirët e tij në vendin tjetër të punës në komunë-referent për buxhet, por edhe nga ky vend pune e largojnë, sepse grupit serbë, për ta lënë pa punë Aliun, iu bashkuan edhe ca shqipfolës.
Atdhetari, Ali Mehmeti, punësohet në Prishtinë, në një ndërmarrje shoqërore, ku edhe vendoset, me banim, me familje në Prishtinë.
Pas vitit 1981, Organet e Sigurimit Shtetëror me leje të Kuvendit të Këshillit Ekzekutiv e formojnë një lloj dënimi të ashtquajtur "Izolim", duke arrestuar atdhetarë të devotshëm të çështjes kombëtare, ndër ta ishte prapë atdhetari, Ali Mehmeti, i arrestuar para fëmijëve nga banesa në mbrëmje, me dënim "izolim" 60 ditë, arrestimin e bënë ispektorët nga Ferizaj.
Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit të devotshëm, Ali Mehmetit, i cili i mbijetoi gjithmonë në përpjekje të parreshtura për t'ju mos iu nënshtruar furtunave serbo-sllave që ishin të pandërprera kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shkollës shqipe!...