Jetish Bislim-Vishi ishte veprimtar i madh i kauzës kombëtare dhe i arsimit shqip

Kultura

Jetish Bislim-Vishi ishte veprimtar i madh i kauzës kombëtare dhe i arsimit shqip

Nga: Sami Arifi Më: 16 qershor 2025 Në ora: 14:35
Jetish Bislim-Vishi

Jetish Bislim-Vishi u lind më 1914 në fshatin Vërban të komunës së Vitisë, ai rrjedhë nga një familje bujare, atdhetare me tradita kombëtare.

Atdhetari, Jetish Bislim-Vishi, ishte i etur për dituri, ai kishte kurajo të madhe të ndiqte njërën pas tjetrës shkollat fetare të kohës kryesisht në Shkup, meqë shkollat në gjuhën shqipe në Mbretërinë jugosllave ishin të ndaluara.

Jetishi mbaroi Medresën "Isa Beu" në Shkup me sukses, ai më vonë kreu edhe shkollën e mësuesisë.

Jetishi rrjedhte nga një familje atdhetarësh, jehonë të madhe kishte bërë kryengritja e Karadakut kundër serbo-komunistëve jugosllavë, e udhëhequr nga vëllai i tij, me gradën nënkolonel, Bajram Bislim-Vishi, i cili pamundësoi që gjakësorët serbo-komunistët jugosllavë të shkelin Malësinë e Shkupit.

Jetish Bislim-Vishi ishte themeluesi i shkollës së parë shqipe, më 1 qershor të vitit 1943, në Vërban. Jetish Bislim-Vishi gjithashtu ishte themelues dhe mësues i parë edhe në shumë shkolla tjera si: Mësues i parë i Shkollës Shqipe në Rashçe (Shkup), mësues i parë i Shkollës Shqipe në fshatin Biçec-Komuna e Kaçanikut, mësues në Zhelinë (Tetovë), mësues në Hotël e Vishticë (Kumanovë), mësues në Ballacë (Shkup) dhe mësues në qytetin e Kastriotit (Obiliqit) deri në pensionim.

Atdhetari Jetish Bislim Vishi aty kah viti 1974 bie në kontakt me Hysen Tërpezën në Turqi, me bashkëluftarin e tij të vjetër për Shqipërin Etnike, ai e sygjeron për hapjen e një shkolle shqipe në Njujork. Jetishi përmes Turqisë udhëton në Amerikë dhe me ndihmën e bashkëatdhetarëve që jetoninë në atë shtet hapet shkolla shqipe në Njujork.

Atdhetari Jetish-Vishi ishte veprimtar e luftëtar i Organizatës Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (OLNDSH), ai u arrestuar në vitin 1946, i persekutuar dhe i burgosur politik, që i vuajti dënimin 7 vite burg të rëndë në kazamatet serbo-sllave, nga pushtuesi serbo-sllavo-komunist dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Porositë e atdhetarit Jetish Bislim-Vishit ishin frymëzim i avansimit të çështjes kombëtare deri në bërjen e Shqipërisë Etnike.

Atdhetari Jetish Bislim-Vishi gjithmonë bënte vetëdijsimin e zgjimit kombëtar në popull duke i dhënë rëndësi të veçantë gjuhës shqipe, emërtimeve në gjuhën shqipe, heronjve kombëtar dhe simboleve kombëtare.

Pas arrestimit të atdhetarit, nga OZNA, Jetish Bislim-Vishit, kishte shkuar për ta vizituar Jetishin në burg, vëllai i tij i vogël, Bajrami, e kishte njoftuar se në familje kishin gëzime, meqë Jetishit i kishte lindur një vajzë dhe Bajramit një djalë. Gjatë kësaj vizite të shkurtër në burg e njofton, Bajrami, vëllain e tij, Jetishin, se djalit i kishin vënë emrin Isa, ndërsa vajzës Mirishahe. Mësuesi-Atdhetari, Jetish Vishi i kishte thënë, jo, jo këta nuk janë emra tanë, djalit tënd t'ia vësh emrin Luan, ndërsa vajzës Shpresë, sepse ata emra që më tregove janë emëra në gjuhë të huaj që s'kuptohen shqip, emrat duhen të jenë në gjuhën shqipe, ashtu edhe u bë, vajzës i vën emrin Shpresë, ndërsa djalit Luan. Shpresa ende është në jetë, ndërsa Luani kishte ndërruar jetë para 20 vitesh.

Këto ishin porositë e themeluesit dhe mësuesit të parë të shumë shkollave shqipe, atdhetarit, Jetish Bislim-Vishit, porosi këto që më vonë i sqarojë me argumente të qëndrueshme edhe Akademik Mark Krasniqi.

Një shkrim mjaft të guximshëm e kishte bërë për pishtarin e arsimit, Atdhetarin Jetish Vishin, gazetari, Nexhat Halimi, në gazetën Rilindja, më 27 janat të vitit 1978, për mësuesin dhe themeluesin e shkollës së parë shqipe në fshatin Vërban-komuna e Vitisë, e gjetiu për Jetish Bislim-Vishin. Jetishin, të nxitur nga strukturat shtetërore kolaboracioniste, komuniste serbo-sllave dhe nga veglat e tyre, nuk e kishin ftuar Jetish Bislim-Vishin në përurimin e shkollës së re që u bë në fshatin Vërban në vitin 1977!..., duke u munduar t'ia ulin kontributin e tij për çështjen kombëtare në përgjithësi dhe për arsimin shqip në veçanti...

Të shtrembërohet e kaluara historike është të errësohet rruga drejt ecjes së përparimit për gjeneratat e ardhëme...

Atdhetari, Jetish Bislim-Vishi ndërroi jetë në vitin 2003 në qytetin e Kastriotit (Obiliqit).

Jetish Bislim-Vishi i etur për lirinë e Shqipërisë Etnike, para vdekjesë ishte shprehur: "Vdiqa me liri në zemër por pa shijuar atë", kjo thënje mbetët në kujtesën e popullit për të cilën ai tërë jetën kishte punuar.

Lavdi atdhetarit, Jetish Bislim-Vishit, veprimtarit të madh në fushat shumëdimensional të kauzës kombëtare dhe të arsimit shqip...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat