Në 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, përkujtojmë dëshmorët tanë të fshehur në tokën e krimit

Kultura

Në 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, përkujtojmë dëshmorët tanë të fshehur në tokën e krimit

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 25 qershor 2025 Në ora: 16:49
Autori Milazim Zeqiraj

Në 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, përkujtojmë dëshmorët tanë të fshehur në tokën e krimit.

Çdo vit, më 12 qershor, në përvjetorin e çlirimit të Kosovës, ne i përkujtojmë dëshmorët tanë. Që nga çlirimi i vendit, loti nuk është tharë për 1612 dëshmorë të rrëmbyer, të vrarë dhe të varrosur në varreza masive në Serbi – ndërsa varret e hapura në Kosovë presin më kot kthimin e tyre.

Këta dëshmorë, gjatë luftës, janë rrëmbyer nga shtëpitë, nga rruga, gjatë arratisjes, janë ndarë me forcë nga familjet, janë pushkatuar dhe trupat e tyre janë marrë e varrosur në Serbi, për t’iu humbur gjurmët e krimit.

Nga data 24 mars 1999 deri më 12 qershor 1999, janë regjistruar mbi 4000 raste rrëmbimesh dhe pushkatimesh, për të cilat familjet kanë kërkuar përgjigje që nga paslufta.

Në fillim të muajit qershor 2025, pala kosovare, në takimin e radhës në Bruksel mes z. Bislimi dhe palës serbe, bisedoi për fatin e 1612 dëshmorëve që Serbia i mban të rrëmbyer në varreza masive.

Narracioni në media dhe në bisedime ndërkombëtare, që i trajton të rrëmbyerit si "të pagjetur" ose "të zhdukur", është i padrejtë dhe i dhimbshëm. Ata nuk janë thjesht të zhdukur – ata janë rrëmbyer, vrarë dhe varrosur me qëllim në Serbi për të zhdukur gjurmët e krimit. Adresa e këtij krimi është shteti fqinj verior – Serbia.

Vetëm një presion i fortë ndërkombëtar, që mund të vijë nga SHBA-ja, do ta detyrojë Serbinë të pranojë fajin dhe të kthejë dëshmorët tanë.

Presidenti Vuçiq, në kohën e luftës, ishte pjesë e nomenklaturës kriminale që kreu gjenocid në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Ai duhet të marrë dënimin që e meriton.

Pa një qasje të fuqishme nga SHBA-ja, nuk ka zgjidhje të madhe në rajon. Qasja përkëdhelëse ndaj Serbisë nga Brukseli, vetëm sa rrit apetitet për një konflikt të ri.

Kosova ka vetëm një adresë për zgjidhjen e problemeve: ajo është SHBA-ja.

Loti që nuk thahet – në kujtim të dëshmorëve të vrarë dhe të varrosur në tokën e armikut.

Loti që nuk teret në kujtim të dëshmorëve ë vrarë e varrosur në tokën e armikut

Që nga pas lufta

Marrëveshje pas marrëveshje

për dëshmorët tanë.

Edhe kjo e fundit në Bruksel

mbetet në leterë si ato më parë.

Vitet po ikun, por edhe ky vit do të kaloj.

Nga varret e fshehura dëshmorët flasin.

Ne si për herë që jemi pa forcë,
më dhimbje në zemër të thyar e me lot nën qepallë,

I i përkujtojmë pëherë dëshmoret tanë.

Koha po na tretë,

për varre e hapura në Kosovë,

që po i presin dëshmorët tanë.

2. Armiku pa mëshirë, Kosovën e pushtuar,

Në vitin 1998 prap e ripushtoj me hekur e zjarr,

Kurse në beteja ballore me UÇK muar leksion lufte.

Nga inati i humbjëve filloj të hakmerrejmë ndjekje, dhunë e vrasje ndaj popullit duar thatë.

3. Me 24.3.1999

kur lirija e jonë fillonte të vinte nga qielli.

Armiku nga bombardimet e NATOs,

pësonte humbje të mëdha,

dhe si mbeti vend për strehë në Kosovë.

Nga inati i humbjeve

filloj Golgota e tmerrshme

ndaj popullit shqiptarë duar thatë.

Armiku donte njëherë për gjithmonë

Kosoven pa shqiptarë.

Serbija kishte një qëllim,

Filloj me terror, krime, dhunime

me shfarosje masive,

dhe ndjekje te popullit shqiptarë nga Kosova

për në Shqipëri, Maqedoni e Mal të zi

Ajo kishte një qellim

donte botën prendimore me trazu e shqetësu,

Pastaj SM prap të thirret për paqe

e si engjull i paqës prap nga bota mu cilsu

4. Armiku pa mëshirë e nga inati i humbjeve,

në beteja më ballore më UÇK

dhe nga bombardimet e NATOs,

Filloj të hakmerrej ndaj popullit

me kidnapime e vrasje masive,

vetëm pse ishin shqiptarë.

Të kidnapuarit i pushkatonte

I zerrte me veti dhe i varroste në Serbi,

për ti humbur gjurmet e krimet.

Ai e mëndonte Kosovën pa zë shqiptarë,

e krimet gjenocidale ti humbte njëhere përgjithmonë.

5. Populli ishim pa forcë,

Në ikje lutëshim për një grimë jetë.

Për armikun e pa mëshirë, mëshira nuk egzistonte,

ishin barbarë si ata më parë.

Krimi gjenocidal ndaj popullit shqiptarë ishte lufta e ti.

6. Pas 78 ditëve bombardime nga qielli,

armiku gjakatarë u gjunjëzu,

E sie. q.birë q.në Kumanovë e nenshkrujti kapitulimin

dhe me 12.6.1999 Kosova u çliru,

Armiku gjakatarë iku drejt veriut për mos u kthy kurrë.

7. Ne që nga pas lufta

në liri mbetëm të vujtur e më lotë në sy,

për dëshmorët tanë të fshehur në Serbi.

Ti fqinjin ynë veriorë, bëru njëherë njerëzorë,

me ose pa marrëveshje

na i kthe dëshmorët tanë

Që ti varrosim si ka hij në Kosovën e lirë,

ti qajmë me lotë,

e në çdo përvjetorë

të vendosim lulë të kuqe në lapidarë.

Qershor 25

 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat