Jo, toka jonë s’ka faj,
fajin e kanë njerëzit,
ata që shqiptarët
i vrisnin njëri-tjetrin,
jo për shtet, as për komb,
por për xhep e për shkam.
Hasan Prishtinën,
Luigj Gurakuqin,
Bajram Currin,
e shumë gazetarë,
patriotë shqiptarë,
në Shqipëri e në Kosovë
i kanë vrarë shqiptarët,
jo për komb e shtet,
por për pak lekë e pushtet.
Toka jonë s’ka faj.
Ajo qan, loton
për çdo shqiptar që humb jetën.
Fajin e kanë individët,
që urrejnë njëri-tjetrin
për të arritur majat e pushtetit.
Si rasti i deputetëve tanë
në Parlamentin e Kosovës,
që pas 37 seancash
s’arritën të merren vesh
për ta konstituar Kuvendin.
Kështu si jemi,
nuk na don as Kosova,
as Zoti, as bota,
pa ndryshuar mentalitetin
për të dashur njëri-tjetrin,
kombin dhe atdheun.