Kjo i ka konvenuar
vetëm atyre,
të cilët vajtojnë
për sistemin politik
të ish-Jugosllavisë,
që ka vrarë e ka prerë shqiptarë.
Komprometimi i reputacionit
të shtetit të Kosovës
në sytë e ndërkombëtarëve
nga këta maskarenj
ishte në shërbim
të hegjemonizmit serb
kundër sovranitetit të Kosovës
dhe popullatës aq shumë të vuajtur shqiptare.
Ata që e prolonguan aq gjatë
moskonstituimin e Kuvendit të Republikës
janë politikanët më të korruptuar,
që ka njohur ndonjëherë
historia e shtetit të Kosovës.
Deputetëve të kësaj legjislature
Gjykata Kushtetuese
duhet t’ua marrë mandatin,
që të mos kenë kurrë më të drejtë
të zgjidhen deputetë
të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ky do të ishte ndëshkimi
që ata e meritojnë.